Qyteti i Shkoders e ka perqafuar gjithmone artin, por ne kohet moderne vetem sensibiliteti i sponsorit mund te na ndihmoje qe kjo tradite te vazhdoje te kultivohet e shijohet nder vite duke kapercyer pengesat aktuale ekonomike qe e veshtiresojne punen e artistit.
 
Faqja PerShkodren.com mbeshtet dhe i ben thirrje te gjithe Shkodranve dhe jo vetem, te kontribojne me ndihmen e tyre sado modeste, ne sponsorizimin e Festivalit te Muzikes Moderne te organizuar nga Eugjen Gargjola ne Shkoder, Qershor 2012.
 




 
Jepni kontributin tuaj duke klikuar ne butonin lart.
 
Nje list me emrat e sponsorizuesve do te vendoset ne kete faqe per efekt transparence.

Bashkpunimi me muzikantat e ardhur nga Italia pasuron artin e qytetit tone dhe vlersimin e tij edhe jasht kufijve.
 
 

   
   
   

 
 

Muzikantet Pjesemarres

 

Alberto Capelli - Chitarra flamenco
Eugjen Gargjola - Violino
Silvia Dal Paos - Violoncello
Nicola Negrini - Contrabbasso
Stefano Rapicavoli - Batteria
Mauro Avanzini - Sax, Flauto
Emiliano Paterlini - Piano
Marco Gennari - Basso
Luca Modena - Batteria Bercussioni
Ileana Fulico - Voce

Foto e Elona Çuliq

Xixëllonjat

E kundrova mbramjen fije për pe,
e solla e mbështolla n’pllambë t’synit
thue ishte nji e porsalindun qiejsh.
N’xhep t’errësinës,
Xixëllonjat fole kishin ndërtue
me fjalët e kapërdime nga gojë e heshtjes.
Mjaftuen pendët e frymës seme,
e akujt që i mbanin t’ngujueme me i shkri,
e nji rrëbesh fjalësh nga Qielli filloi me frye.
Fjalë që kacavirreshin trupit me shpresen me u ba tingull, Rrinin n'zgrip t'buzëve me dëshirën me u ba ndjenjë, E syve u turreshin me iu ba sezban shikim. Nuk flisnin, por belb'zonin!
Diçka t’randësishme donin me kallëzue,
dallohej prej zorit n’vallen e hallakatun n’ajër,
Sikur nji trupë e stonueme balerinash amatore,
Por unë s’u kuptova asnji fjalë.
E n’hatër tyne e t’vedit,
Tanë naten e kalova tuj hangër me sy kafshatë për kafshatë
Cohen e zezë t’errsinës.
N’rreze të parë t'ditës,
Atiji grumbulli hareje t’gzueme që ma n’fund Ia kisha falë lirinë dhe prej akujve t’heshtjes e kisha çlirue,
U shkërmoq n’hapsinë si flluska e sapunit erëmirë,

Foto e Ardi

Arkeologjia e mbasadhësave?

Perveç të shoqes e djalit qi kishte telefonue at natë, askerkush tjeter nuk e dinte arsyen pse ai plak ishte n’at vênd. Kjè trajtue boll keq aty prej se ishte shumë ndryshe prej të tjerëve. Perpjekjet per me u bâ si ata nuk e patne ndihmue. Diçka ishte gjimonë ndryshe në at plak. Ndryshimi i tij ishte i pándryshueshëm. Prej mungeses së aftesisë per me e pranue ndryshimin, të tjerët i dorezoheshin nji instingted t’páspjegueshëm qi perkthehej n’bezdí. Ata bezdiseshin edhè kur plaku mendonte se kerkush nuk âsht tuj e pá. Vét ekzistenca e tij i dukej atyne si nji puçë në maje t’hûndës të cilen nuk e din se e ké deri sá syni pá dásht e dallon. Ajo puçë bâhet objekti mâ i randësishem, apo i bezdisshem per sytë qi i perkasin t’njêjtes ftyrë. Puça duhet zhdúk. Ata te tânë mendojshin kshtû. Çuditnisht, plaku ende ishte gjallë. Túj pâsë para syshë daten e mrrîtjes, duhet thanë se plaku kishte mbijetue n’at vênd mâ gjatë se gjithkush e kishte mendue.

Foto e Elona Çuliq

Sa bukur me t'dashtë!

Na duhena para se me u dasht' vet dashnia,
duhena para se duert me njoft' prekjen
e t'dridhunat e shpirtit me u ndie n'përkdhelje.
Duhena n'pa njoftunen tonë,
n'asgjanë që e ndërtojmë frymë mbas fryme.
Duhena çdo ditë edhe kur sytë nuk shohin sytë,
apo kur puthjet shkrihen n'buzë t'mungume.
Duhena si t'marrë, pa fjalë, pa premtime e andrra n'beze.
Duhena si analfabetë dashunor e shpirtnor,
me kambë, duer, sy, hundë e veshë kapërthyem te njeni-tjetri si nji lamsh që rrotullohet,
marramendet e s'njeh destinacion, çdo gja e merr me vedi dhe e ban dashni.
Sa bukur me t'dashtë!
Me t'dashtë,
me e dit se përditë n'sup t'flejnë sy t'pa njoftun, por që dritohen prej syve tuej,
me i ndie se si hapat e tuej t'përpihen n'gjurmë
e bahen kambë t'nji pakohësie që ec, si unë e si ti.
Me t'dashtë,
pa sy e buzë, lëkurë e trup, duer e prekje,
me t'dashtë veç për frymen e praninë,
aromen shpirtnore që i gufon gjokset e dëshirave
e i çil trupit tonë si sythe jete.

Foto e Elona Çuliq

Asht

Buzve t'kohës e vërteta asht psherëtimë, kurse na,fjalë e thanun me ngut.
Shkapërdahena n'hava si re t'zhubrosuna t'nji qielli që lind veç kur shpina jonë asht përgjigja e hapave t'ngutshme t'ndjenjës që don ma shumë se T'due!

Kam ndi që e thonë, Jo pak herë e kam mendue edhe un' ç'ashtu
se dashnia s'ka si, pse, me ke dhe kur!
Po, s'ka mendojshe,
por e vërteta asht se ka,
ka si, pse, me ke dhe kur (n'pakohësi).

Nuk mundena me e ndie n'Dashni nji qenie tjetër vetëm prej fjalës,
dashnisë apo t'ndjenjave t'lamshueme n'zemër që na i drejton hapat përballë nji pranie që e dimë se e dona, por s'dina pse.

Dashnia i din tana pse-të, por i lyen buzve si psherëtimë.
Kjo asht Dashnia!
Me mësue me puth e përpie n'zgavren e shpirtit tonë psherëtimat e buzve t'saj.
Me ditë që syve t'përlotun flejnë e rrjedhin frikrat, jo dobësitë.

Foto e Eva Hila

Continuum

Sa gjumë kam kur vjen armë-pushimi.
Po smundem me fjetë
E më merr gjumi n’luftë.

Foto e Albri Brahusha

Porta e dashnisë

Unë jam i dashtuni yt, eja krah meje,
e do t'ia hap portën dashnisë tande
Eja çlirohu me mue, le të jemi kojshi me yjet
Je fshehë kaq gjatë
duke u endë pafundësisht në detin e dashnisë teme
E megjithatë ti ke qenë gjithnji lidhun me mue
Fshehun, zbuluem, në të panjoftunën, në të padukshmen.
Unë jam vetë jeta. Ti ke qenë burgosun në një pellg të vogël,
Unë jam oqeani dhe përmbytja e tij turbulluese.
Eja shkrihu me mue, lene këtë botë të padijes.
Ji me mue, unë do t'ia hap portën dashnisë tande.

Xhalal ad-Din Muhammad Rumi

Foto e Eva Hila

Hije e dyfishtë

Vdekja asht largue por tashti kam etje;
më pihen gurët më pihet dheu;
nuk mund të vdes kshtu, dashnore gjestesh të dëshpërueme
apo bust i mermertë që varros çdo kalimtar.

E kush mund të jetë ma i etun se ai
që ne deltën tande ka pi ujin freskues të nadjeve transparente?
Cilët krahë diten me përkëdhelë aq hijshëm
sa ato të dallandyshes së qiellit tand ?

O bukuri per t’cilën vdes tue dëshirue,
O fuqi dashniet o mall i palëvizshëm si nji prejardhje,
po vij,
po vij me shterngue si nji dashnor
hijeshinë e shpatullës tande, fuqishëm e tanësisht,
mbi kocin e saj me u shue nji të premte.

Foto e Eva Hila

*****

Më duhet nji tjetër dashuni, nji ikje,nji armë
me t mbytë ty, mendimi im.
Kjo barka këtu ? Jo.
Më duhet nji anije , e madhe sa ti;
unë e ti, në bordin e nji anije , së bashku, për të fundit herë;
nji anije që na çon pa u tundue në mes të oqeanit;
aty me t’veshë, ngadalë, me lagështinë e qetë dhe të trmerrshme t’atij përbindshi,
ngadalë sërish me duert e mia me t’zhytë deri në fund
e duke t’pa n’sy,
për t’fundit herë me t’buzëqeshë trishtueshëm,
si dje si sot,
si nesër.

Paris 2011

Foto e Eva Hila

Më pëlqen

Më pëlqejnë dorëshkrimet
Relikat e hershme
Metali
Flamujt
Era dhe deti

Më pëlqejnë qirijtë
Fustani që vesh
Qetësia e lules
Kur më zhvesh

Më pëlqejnë sytë e tu
Balli yt andrrues
Fleta e bardhë ku derdhet
Lulja e mendimit

Më pëlqen Mozart
Bach e Chopin
Vdes për tingujt e violinçelit
Andrroj duart e Adam Hurst

Më pëlqen ti
Dêshira jote
E zjarri yt
E parfumi yt
Që më lejon të sajoj të rremen e nevojshme

E teatri
E liria
Dashunia fminija

Shkurt 2012