#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Eri Omari

Time posted: Friday, May 8th, 2015 5:08 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Une do te guxoja te ngrija zanin per te gjithe gjykimet qe bart e vazhdon te trashegoje nder breza shoqnia jone! Me vjen shume keq qe rinia jone eshte shume pak mendjehapun per te rejat qe cdo dite mund ti vijne perballe dhe shume e gatshme per gjykime per cdo gja ndryshe qe shohin. Ne pretendojme cdo dite te jemi pjese e Europes, por besoj qe rruga drejt Europes duhet te filloj nga shkollat, nga rinia, nga rritja e ndergjegjesimit mbi cka ne jemi dhe cka duhet te shohim te te tjeret apo tek ajo qe na duket ndryshe. Uroj qe cdo dite e me shume prinderit te edukojne femijet e tyre me mendje te hapur dhe me liri. Liria eshte koncepti themelor qe mungon ne menyren e jeteses se shumices se rinise tone, qe con pastaj ne gjykime dhe vetegjykime qe nuk na lejojne te Jena!

© Eri Omari