#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Markelian Kapidani

Time posted: Tuesday, May 5th, 2015 5:00 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Shkodra ka nevojë per rinovim!

Rinovimi i perket gjith atyre objekteve që kan të bajn me jeten kolektive të qytetit.

Si zakonisht fillohet me rregullimin e rrugëve, me ndertimin e parqeve, lulishteve ku njerëzit mund të kalojnë kohen e lirë duke pushue … per t’arritë tek institucjonet e kulturës si: bibloteka, teatri dhe shkolla e.tj …
… dhe si zakonisht, kultura asht ajo e fundit! Asht e fundit sepse nuk mund t’jetë e para! Asht e fundit mbasi per me arritë tek ajo, duhen ma perpara shum gjana tjera, pa të cilat zor se mund t’zehet kultura.

Fatmirsisht, njerëz me kulturë ka. Kultura “njet” tek personat kurjozë! Kurjoziteti e shtyn njeriun me i ba pyetje vetes mbi qfardolloj argumenti dhe njikohësisht e shtyn ate me kerkue edhe pergjigjen e duhun!

Kjo asht shenja e inteligjences e cila asht e ngulun n’trunin e njeriut. Por inteligjenca pa kulturë asht: si toka e rreshkun prej thatësinës ku “lulja” (kultura), thahet n’gem prej etjes! Prandaj ajo “lulja” duhet kultivue me dashuni, durim, dhe pasjon. Gjithashtu, kultura zhvillohet mirë vetem në ato raste kur pjesa ma e madhe e qytetaris asht e ndjeshme ndaj saj mbasi e kupton pozitivisht rolin e kulturës në lidhje me aspektin shoqëror të jetës në qytet. Kështu, arrijm tek organizimi i qytetit i cili mvaret tek politika! Nji qytet i bukur, i ka edhe politikanët e mirë. Politikanët e tillë kanë si objektiv qendror mbarëvajtjen e qytetit. Si rezultat, qyteti zhvillohet pozitivisht dhe në harmoni me qytetarët e vet.

Në këtë kandveshtrim, lidhjet nder-popullore mes shtresave, luajn nji rol vendimtar.

Politika duhet të veprojë në interesat e qytetarëve dhe jo e kunderta.
Në këtë pikë, kultura mund të vijë në ndihmë të rinovimit të qytetit nepermes individëve që merren me aspekte kulturore që kan të bajnë me shkencen, Artin, muziken e.tj. E kam fjalen per shtresen e intelektualëve.
Teshti: Të gjithë jemi në dijeni të faktit që shtresa intelektuale e qytetit tonë është transformue në mënyrë radikale si shkak i emigrimit të shumë individëve të cilët duke u largue nga Shkodra, i kan shkaktue asaj humbje nga aspekti i kulturës! Shumë artista, poetë, studenta e.tj kan ikë o në Tiranë o jashta shtetit. Këto djem e vajza, janë sot të shkaperdamë neper botë … Pjesa tjeter që ka ngelë në qytet, asht detyrue me u mundue kater-pesë herë ma shum, per me mujt me e mbrojt kulturen e qytetit per mos me e lanë me u caperlue. Nji pjesë tjeter e intelektualëve të qytetit tonë, janë largue pergjithmonë …

Si rrjedhojë, qytetit i asht dashtë me pësue nji dhunë të eger dhe bashkë me te edhe qytetarët e tij janë plagosun shpistnisht, mbasi fëmijët e tyne kan marrë dhenë në kerkim t’nji jetet ma dinjitoze duke e lanë mbas qytetin e tyne t’dashtun! Kjo asht nji plagë n’zemren e Shkodres, njikohësisht asht edhe nji plagë në zemren e gjith emigrantave që jetojnë lerg saj e që ndoshta vijnë vetem per pushimet e verës, sa me ja pa “ftyren e hjekun” prej kohës, per me ikë prep mbrapa fluturim, … n’dhe t’huaj!

Kjo asht (problematika), plaga e pasherueshme dhe per te nuk ka derman
Sidoqoftë, le t’shpresojmë se brezat e ri që po formohen tyj na pa (ndoshta edhe disi ty na shfajsue) kan me mësue ndoj send prej t’kaluemes tonë … dhe ndoshta kan me u mundue me i sherue plagët e qytetit t’vjeter. Nderkohë na “Zogjt Shtegtarë”, nuk e di se a kena me mujt nojherë me u kthye mbrapsht te qyteti jonë mbasi folenë na e prishi koha e keqe me stuhi! Po nejse. … Qyteti vazhdon me zhurmen e vet karakteristike me bubrrue dhe shumë prej nesh mendon se i ka ardhë momenti me ba ndryshimin e madh!!!

Personalisht mendoj që n’mes të këtyre ndryshimeve n’lidhje me kulturen e qytetit, mund të bante pjesë edhe nji shkollë muzike me orjentim nga muzika e improvizueme dhe gjith ajo fushë muzikore që aktualisht në shkollat muzikore Shqiptare mungon totalisht! Bahet fjalë per JAZZ (Xhaz).
Xhazi asht muzikë kozmopolite mbasi lind si kombinim kulturash:
Në U.S.A ai është produkt i kombinimit të traditave muzikore të kulturës së zezë afrikane (Bregu i fildishtë) me kulturen muzikore Italo/Franceze. Ma vonë, me kulturen Angleze.

Në Ameriken e jugut, xhazi lind si kombinim i kulturës së zezë afrikane me kulturen Spanjole/Portugeze. Kjo karakteristikë e xhazit, është persëritë disa herë këto kohët e fundit si p.sh në xhazin Skandinav, në ate të lindjes së mesme si dhe në kontaminimet mes xhazit tradicjonal dhe Muzikës Ballkanike!

Kuptohet vetvetiu që, ndersa muzika dhe artet ecin perpara duke zbulue rrugë të reja artistike, e njajta gjë nuk mund të thuhet per institucjonet e kulturës të cilat ngurrojnë me ba ndryshimet e duhuna per me kenë bashkohore me ecunitë e kohës! Dhe ja ku dalim tek muzika Jazz, si muzikë e cila bashkon popujt dhe i ban të djalogojnë artistikisht, pikërisht per faktin që kjo muzikë lind si kombinim kulturash.

Duke kalue fluturimthi me imagjinatë tek qyteti i Shkodres, mendja më thot se mund t’jetë e mundun nji shkollë e tillë e cila ti mësojë muzikantat e ardhshem tekniken e improvizimit dhe shumë aspekte tjera muzikore të cilat janë jashta kompetencave të konservatorit. Duke bisedue rreth kësaj “problematike” me nji shokun tem Italian i cili është nji nder themeluesit e nji prej shkollave ma në za të xhazit në Itali, më tha se ideja e jeme mund të mbështetej prej tij dhe shkollës në fjalë. Natyrisht bahet fjalë per nji institucjon dinjitoz, diploma e të ciles njihet në nivel botnor! Kjo gja më dha shkas per me shkrue në grupin per shkodren, mbasi kësaj të fundit, perveç rritjes arsimore artistike me nji shkollë t’re muzikore, do ti sillte edhe studenta prej jo vetem Shqipërisë por edhe prej jashtë: prej Italis, Greqis, Maqedonis … e.tj

Nejse, ky ishte thjesht nji fluturim imagjinar drejt nji Shkodre të së ardhmes në kontekstin e së cilës do kisha dëshirue me dhanë kontributin tem modest.

Ju përshëndes
Mark Gjon Kapidani – Referenca https://goo.gl/HNQQho