#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Melita Vjerdha

Time posted: Monday, May 4th, 2015 1:08 am

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Provoj te ngre zanin per me nxjerre ne siperfaqe nji shqetesim qe me bren ne rrealitetin e sotem ne qytetin tone,por jo vetem, dhe qe e shoh larg nji zgjidhje efikase. Keqmenaxhimi i kohes , sidomos nga te rinjte.

Ne shoqerite moderne e postmoderne, me dinamike te vrullshme zhvillimi e levizshmerie shoqerore, veç te tjerash shkalla e vleresimit dhe e miremenaxhimit te kohes asht nji tregues i rendesishem i statusit te çdo personi. Koha konsiderohet shume ma e rendesishme per personat me status ma te ngritun ekonomik e politik, arsimor e shoqeror. Pothuajse ne çdo rast njerezit me status ma te nalt nuk presin ata me status ma te ulet.

Ne shoqerite e urbanizume , pergjithsisht sa ma te rendesishem te jene njerzit ne veprimtarine politike, ekonomike , shoqerore , aq ma te kufizum e kane fondin e kohes qe ia kushtojne te afermve , miqve dhe shokeve, qe shpenzojne ne shoqerine e tyne per çlodhje ose argetim. Fondi i nji kohe te tille simbolikisht shpreh statusin e çdo personi.
Ne shoqerite e diteve te sotme menaxhimi i kohes pergjithsisht nuk ka shprehur e nuk shpreh statusin e çdo personi.

Miremenaxhimi me dore te kursyer i kohes nuk shpreh statusin e njerezve . Njerez ne gjitha fushat e veprimtarise se tyne vrasin ore te tana neper kafene duke diskutu pa asnji vlere teorike e praktike per çdo problem qe plukson ne çdo cep te planetit tone dhe duke u mburre me arritjet e shpejta , ndonese jo pak raste arritje te tilla duken te dyshimta. Ne shume raste kam perfytyru kafene me emrin “killing time”.

© Melita Vjerdha