#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Merita Smaja

Time posted: Tuesday, May 5th, 2015 11:48 am

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Çdonjëri prej nesh ka pse ngre zerin, sepse mungesat janë të shumta e gjërat që duhen përmirësuar edhe më të shumta. E kur të kërkohet mendimi për çfarë do ngrije zërin, gjërat që të shkojnë ndër mend janë ato me të cilat merresh çdo ditë. E mua më dhemb teatri, sepse është shpirti im e i të gjithë atyre që e kanë në shpirt e vazhdojnë ta japin shpirtin për të. Unë gre zërin për nevojën urgjentisht që të ushqejmë fëmijët me teatër, pra të bëjmë teatër për ta e ata të bëjnë teatër për vete e për të tjerët. Dashuria për diçka mësohet që në vogli, e më pas të vazhdojë tradita edhe në shkollat e mesme e universitetet…

Teatri ushqen shpirtin me të bukuren e bën që pas kësaj ne të kemi një teatër e një publik dashamires dhe kritikues. Para një fakti të tillë do ndihemi më mirë e do të sjellim vepra më dinjitoze, me salla plot me spektatorë, sepse e kemi mbjellë dashurinë për të që në embrion. Flm Stafi per Shkodren!

© Merita Smaja