‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Albana Temali

Time posted: Tuesday, June 2nd, 2015 1:10 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Mbesim gjithmon “te huej” sado t’jena t’integruem me jeten e vendit ku jetojme. Rranjt tona na “thrasin” gjithmone edhe nqoftse ndokush i harron asht “i hueji” qe ia kujton. Sidomos kur bahet fjal per situata problematike.

Du me e cu zanin per problemin e gjakmarrjes – per at situate, at realitet diku ne periferi, sado i izoluem qe ekziston n’Shkoder por Shkodra kur don “ban sikur s’e shef e s’e ndin”. E pra per njiket fenomen po bahen filma (fitojne edhe cmime nderkomtare), shtypi i huej italian – emisioni Le iene, nis gazetare me intervistu femijet e ngujuem, bahen mbledhje e kerkohen ndihma prej shoqatave shqiptare-italiane per femijet “ne kulla”…

Pse ky realitet n’Shkoder? Pse qyteti me ket njolle? Per kete du me e cu zanin e uroj shume zana te tjere uroj te bashkohen – ai realitet nuk asht Kanuni por bahet deshmi e nji shteti ligjor qe mungon ose qe nuk funksionon si duhet…

© Albana Temali  – Referenca https://goo.gl/uIjBGQ