‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Aleksander Shallvari

Time posted: Friday, May 1st, 2015 7:29 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

KAKOMANI

Pasi mësova edhe skandalin e fundit
dhënë në mëngjes nga të gjitha lajmet kryesore,
nuk arrita dot të peshperitja me dhimbje
për atë që degjova,
sepse lajmet rrëzonin kokëposhte njëri tjetrën,
dhe spikerit mezi kuptonin çfarë lexonin,
pasi nje erë e marrë sinjalesh anonime
bëri që fletët e shkruara të fluturonin,
mbi ajrin e rënduar te studiove nga ankthi
gjunjëzuar,
çuditerisht turra e letrave të ngjyera me gjak
hidhte vallen e shtrigave.

Në një kodër te lashtë
ku dielli binte veç një çerek të ditës pjesë,
një princ i bukur
kish ngritur kështjellën e vdekjes
me mure të rëndë,
dikush në shekujt e paformuar
i kish vënë një emër fantazmë,me vesin e gjakpirjes,
ndoshta për të trembur më shumë
kuriozet,
se sa vetë viktimën.

Në krahun tjetër të errësirës globale,
gështjenjat hiqeshin me gishtat e të tjerëve,
mure të palyer,
pragje të dhjerë nga kalimtarët
dhe brava të thyera nga të pastrehët
ndonëse në qoshen e lodhur të asgjësë,
një gramafon i vjetër
zhurmonte diçka mes një melodie çjerrëse
e një himni që në çdo dy fjalë thërriste për hakmarrje,
diëka më e fuqishme se muret e ndarë,
jo vetem ideologjish,
por edhe zakonesh e bestytnish,
patriarkaliste
e pseudomoderne njëkohësisht.

Spikerit e shformuar ne luftëtarë barrikadash,
me kaska prej plazme
ngjeshur deri poshtë veshëve të vegjël,
ziheshin me sinjalet dhe ultratingujt e çoroditur
që kërkonin të ishin në rradhë-
të parët në lajmin sensacional.
Ekranet plazmë shpërthenin në krisma sarkazme
sa herë nga ana tjetër e teleskopit çekin,
një shpirt binte në tokën e tjetrit,
në tokën e askujt,
në tokën pa kontratë e gravitet,
ndërsa televidiokamerat rregjistronin gjithnjë me ritin evjetër,
dhe eposin e njeriut fantazmë të dedikuar,
për një çmim moral shalë-hapur në tavolinën e shefit,
me shampanjë të thartuar
hedhur trupit me pluhur e baltë,
dhe siseve që nga traumat nuk prodhonte më qumësht jete…
ndonëse fëmija në krahun e dadës qante me denëse
duke thithur me kot sisën e tharë te babysitter.

Nuk pata kohë të fikja televizorin,
i çmendur nga kjo rrëmuje kakofonike që mbushte dhomentime,
nga jashtë;
(natyrisht pa trokitur) komshitë u vërsulen
duke kërkuar me entuziazëm diçka të dinin…
diçka që i mbushte mbrëmjen boshe e të shurdhër,
mbrëmjet pa orgazma (tashmë kohë e shkuar),
te dinin nëse vazhdonte akoma seriali me sekrete i “Sekretit”
apo televizorët qaramanë nga mëdyshja e ekzistencës,
trasmetonin debatin e fortë mes dy deputetëve,
që akuzonin (jo vetëm)
njeri tjetrin për përfitim të disa miliona Euro?!

Të gjitha sinjalet kishin akuzuar kllonimin,
celularet çirreshin xhepave te mbushur me thërrime lajmesh,
flokët lageshin nga shirat e kuq
ardhur nga toka e Afganistanit,
ndërsa plehrat kishin krijuar vorbullën e tyre
djegur në zjarr,
aty ku dikur kish qënë sheshi Rustemi,
Asdreni apo Skënderbeg…
Pranë kioskës së vjetër që shiste gazetën Premtimi,
mbushur me vargje pseudo poetësh anonimë,
ndërsa një kope qenësh të gëzuar
bënin shurrën zjarrit që digjej ngadalë…
ngadalë.

© Aleksander Shallvari – Referenca https://goo.gl/2UioT9