Ne lidhje me 3 rastet “trazuese” – nga Jetmir Troshani

Time posted: Sunday, July 20th, 2014 5:25 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Jetmir Troshani - Korrik 2014

Jetmir Troshani – Korrik 2014

Në bazë të nji numrit të konsiderueshëm mesazhesh në inbox, mesazhesh telefonike, telefonatash dhe email-ash që kam marrë kohët e fundit, jam në dijeni që ka shqetësime, së shumë mendojnë, se fryma e zhvillimit në Shkodër vjen tue shmangë aspekte nga përbamja e saj e disa të tjerë jo vetëm tue shmangë por edhe tue mohue plotsisht, me insistim.

Si themelues i kësaj platforme e ndjej si detyrë dhe nevojë me u pozicionue qartë e me logjikë të kthjellët në lidhje me ktë temë, e përkatsisht edhe për tre rastet që duket se kanë trazue në menyra të ndryshme melodinë e qetë artistike të këtij grupi dhe përtej…

Përsonalisht, kam bindjen se bashkarisht e me besim të ndërsjelltë, si njerëz të ndërgjegjshëm dhe të lirë, duhet në fakt, me denue deri në shmang’je të plotë, absurditetin dhe ligsinë të cilat me krejt pak njerëzi dhe dy parë mend janë lehtesisht të identifikueshme, sidomos ndër ato tema “përsonale” që kan prirje me degradue, e sërisht s’bashku me i hap rrugë tolerances, paqes, urtësise dhe procesit te përparimit.

Kur bahet fjalë për tema “pikante”, për mue asht i randësishëm e me ban me u ndalë, njeriu dhe niveli i atij që publikon në ktë platforme, biles shpesh herë janë faktorë detërminues. Unë nuk mundem me mendue asnjiherë se Rozafa, Marjani ose Spartaku kan pas për qëllim me idhnue antarët e ktij grupi, por përkundrazi mendoj se pikënisja ka kenë me vlersue, informue dhe sensibilizue… të rrokshme pozitivisht kisha me than prej gjithsecilit.

Në lidhje me rastin e parë; Nuk duhet me harrue se Rozafa ka bashkëpunue pa u kursye jo vetem me redaktime të shkrimeve të ndryshme për grupin PerShkodren, por ajo asht edhe anëtare e nderueme dhe e devotshme e Jurisë tonë fort të respektueme e së pikërisht për ktë ndihmë dhe mbështetje të sajën, ajo ka marre “simbolin e mirnjohjes” nga grupi jonë. Pra, edhe njiherë theksoj se duhet me i trajtue situatat duke ndjek nji arsye të kthjellt e nji kronologji faktike.

Për mendimin tem, nese konkretisht Rozafa Shpuza, publikon dhe konfirmon vullnet ndarës e konfliktues, atherë une i pari nuk e aprovoj e as lejoj nji qasje të tillë. Por kur ajo flet me qëtesi, shpjegon e deklaron që ky nuk asht aspak as rasti e as qëllimi, dhe për ma tepër kur ajo asht mikeshë e ktij grupi e shumë prej nesh, e aq ma shumë nji intelektuale e konfirmume me sukses të respektueshëm… atëherë pikërisht, nxitja dhe vazhdimsia kundrejt çdo rrjedhoje negative, pikërisht kjo sjellje, ky trajtim e ky reagim, nga unë nuk janë aspak të mbeshtetuna, pasi pikërisht kto i evidentoj si përçarëse dhe të liga.

Nëse nuk dakortesohena në ktë praktike faktesh e rrjedhojash atëhere jena tu u nëpërkambë me supozime tendencioze, pa evidence bindëse, e ktu asht ku humb konsiderata për ktë grup, misionin dhe punën e tij.

E njajta gja edhe me postimin e Marjanit, për të cilin respekti im dhe jo vetem i imi në ktë grup asht i pa tundshëm. Edhe Marjani ka marrë “simbolin e mirënjohjes” nga grupi jonë… Çfar faji ka ai ose grupi në ktë rast, mor miq që me kontaktoni, se në nji postim informativ mbush me komente konstruktive hyn nji individ i pasun vetëm me emocione që vijnë nga plagë kompleksative e plagë shkaktojnë, ndërkohë i varfën në informacion, i cili tue mos ditë, kap fort për timon të egoizmit qorr, në mos-konsideratë totale, ndaj antarëve të tjerë, ndaj ktij grupi pra, degradon kshtu diskutimin, gja që askush nuk e kishte ndër mend me e ba, e aq ma pak autori. Të gjithë ju, krejt thjeshtë, ndryshimin e llogarinë mund ta shifni e bani vetë…

Me të njajtin respekt due me fol edhe për Spartakun për të cilin flet vete niveli i tij, përtej nji zhurme qe asnji nga ne nuk e priti se mund të ndodhte, përvec nji fare “Arbeni”, i cili e qiti dhe e priti, e nuk asht ma mes nesh, kjo për nivelin e randotmtë që ai vetë me insistim demostroi.

Miq të dashtun që me keni kontaktue në forma të ndryshme, me sinqeritetin ma të madh e them se çka nuk mund të mohojme dhe shmangim asht e verteta e Shkodrës (siç edhe nji nga anëtaret e grupit bukur e tha) në të 4 cepat e saj, sidomos kur asht e prume dhe e thurun në qilim artistik.

I baj pyetjen vedit; Nese na nuk mundena me promovu, nxitë e pru progres (i cili nuk mendoj se vjen me shmang’je dhe mohim te asnji formet) atherë pse ky grup duhet me ekzistue?

Po ju a ja bani ktë pyetje vedit?

Nëse nuk kena dëshire me ndryshue dicka për nga drita atherë mos te lodhena aspak as në ktë grup dhe askund tjetër… Vec mos të harrojmë se ndërgjegja ka me na e goditë indifererentizmin për sa të jena.

Edhe dicka te fundit…(me falni për sinqeritetin); si njeri që nuk e ka ndermend sot për sot me u kthye në vendlindjen e vet, për ata që nuk e dijnë, unë jetoj në New York dhe fal nderës ndihmës së prindve te mi (prindve të sakrificës) që me paguan shkollën tue më suportue pa kushte dhe punës teme të stër-madhe që kam ba, sot punoj për departamentin e IT të Universitetit Publik të New York-kut (full-time) si dhe Pedagog (part-time) në të njajtin universitet. E jap ktë informacion për ju, jo me u mburrë por me ju than se flas me kambë në tokë kur ju drejtohem, si dhe me ju ba me dije se nuk kam e as kam me pas asnji inters as të ngusht dhe as të gjanë prej jush e prej Shkodres, pervec atë të perbashktin, dëshirën me e pa vendin tonë tu lulëzue ashtu sic shohim edhe vendet ku jetojmë.

Shkodra jena Na e Na jena Shkodra!
Let’s Construct together, not Deconstruct alone.

Respekte për të gjithë
Jetmir Troshani