Andrra e jeme – nga Erli Marku

Time posted: Monday, February 2nd, 2015 10:10 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Andrra e jeme

Me andrru asht pjes e jets. Me andrru i ka nodh gjithkuj, mu, ty, tanve. Nuk e di për ju po un për vedi kam andrru qysh fmi edhe vazhdoj prap me andrru. E kur hedhi syt mrapa e kuptoj që kam andrru se e pasa dasht mosha, fminia. E tash sa her e nij fjalen anërr, e kuptoj që bahet fjal për ma shum se ata deshirat e fminis, por për mangsit e të tashmes e për ato që priten n’të ardhmen.
Andrrat e sotme jan mas shumti me pas at gjan tjetër t’re, e dikur andrra ma e madhe, e nji moshatarit tem, ka ken me pas nji çati mi kry e pak buk n’tavolin. Oh, sa mir s’vuka ma kush për nji ven me fut kryt e me hangër nji kashat buk. Prit i her, kërkush?! Jo, jo miku jem. Për disa aja andrra e çatis mi kry e e buks mi tavolin vazhdon ala me ken andrra e përbashkt te nji familje.

E a din ku asht nryshimi? Nryshimi asht se aja andrra e gjas t’re ka me u plotsu mrena pak kohe, kurse kja andrra tjetër miku jem, nuk mjafton me hap gojen edhe me u plotsu, kja andrra, për print ton, asht e barazvlefshme me nji pafunsi zgjimesh qysh n’pes t’nadjes, mas me e mush barkun kurr me buk edhe me punu si i marri der n’gjasht t’masdites e prap me qesh, me qu fmin e vet nshkoll, se ai nuk e dën kyt gja për fmin e vet. Dën që fmija i tij me i pas kamt e xeta.

Qe pra miku jem ita njerz jetojn përdit me njani-tjetrin. E din të dy shum mir edhe nuk e çojn kry për ma mir, po çojn kry vetëm me ul tjetrin, me e shtyp, me i tregu se ti nuk i përket atij veni.
Po pse o miku jem po ma ban kyt gja?! Pse po m’shtyp edhe pse nuk ke asnji gja ma shum se un?! Pse a t’duket vedja ma i mir se tjert?! Pse ty a t’ka sjell Zoti me na shtyp ne?! Jo mor ti miku jem Zoti nuk e ban kurr kyt pun!

S’ma do menia se andrra jeme kërkon shum. E vetmja gja që dën asht që un edhe tjert me hek dor prej atyne andrrave boshe e me e shikju realitetin n’sy. E ata andrra t’bukra e kuptimplota mas me ia lan gjumit e imagjinats ton dhe aq ma pak që me zgjat vetëm tre sekonda siq zgjat andrra ma e gjat e gjumit! Un du që kja andërr me ken e përditshmja jon.