Andrra e jeme – nga Klea  Gjoni

Time posted: Thursday, February 26th, 2015 2:16 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Andrra e jeme

Na ishte nji herë nji beb i vogël, me fije floku t’artë e faqe bufe. U rrit me shum’ dashni, me shum’ kujdes e me shum’ përpjekje që me u ba vajz’ e mirë, e matun, e pjekun, që din mos me ra pre e rebelsisë s’jets. Gjithmonë, qysh kur u ba e aft’, kishte disa menime t’sajat: t’pjekuna, fminore, n’varsi t’moshs e t’situats. Shpesh i ndërthurte.

N’ditlindjen e saj t’gjashtë, që ishte pak para Vitit t’Ri, i erdhi ideja ma fantastike: me shpreh nji dëshir, që e andrrote me forcen e shpirtit e t’imagjinats; çdo ndrrim vitesh, fiks n’oren 12. Ky asht menim i pjekun. Po dëshirat veç, ato aspak.

Filloi vitin e saj t’gjashtë: “Dëshiroj me marr’ nji kukull t’re përditë, me flokë ndryshe e tesha ndryshe.” Kjo ndoshta u realizu 50/366 (ishte vit i brishtë) se njaq ishin dit’t e vitit që mori dhurata.

Vazhdon me vitin e shtatë: “Du me pasë sy jeshil.” E me sa duket, fati ia mori parasysh kyt’ dëshirë, se sytë e saj ndrrune ngjyr’, fiks si me dashtë me ia ba qejfin, me ba që ajo vajzë me pas sy t’ndritun sa herë shef jeshilen n’ta.

“Du me u ba shkrimtare.” N’kjoft se shkrime t’tilla, si ky që po baj un’ itesh t’cilsojn’ t’tillë, vajza ia arriti qëllimit. U ba shkrimtare e shkrujti shum’ letra.

“Du që kyt vit, kjoft edhe vetëm nji ditë, me prek qi’llin me durë.” E n’shërbim t’ksaj, i thote gjyshit t’vet përditë: “Gjyshi, na e bjer shkallen t’shkojmë t’shtrihena n’qill.”

Viti dhetë: “Du me lujtë me topa bore me datë 13 korrik.” (Gjithmonë i ka pëlqy kjo.) Rrite me shpresen se nji ditë, at’ditë që dote ajo, me ndodh e pamundshmja edhe ajo me gjujtë me topa bore, ndërkoh’ që veshun kishte nji fustan t’shkurtë, e sandale me gurë t’vegjël te mërtheckat.

“Du me pasë aq shumë çokollata Kinder, sa me mbushë dhomen teme krejt, krejt, krejt me ta.” Eh, çokollatat Kinder, tamam për vajza t’vogla si ajo. U mundu shum’ me e ba realitet, ashtu si tan tjerat dmth, po..

“Du me udhtu tan boten me shokt e shoqet e mia.” Veçanërisht adhurote Londren edhe Australinë. Po pse jo edhe mos me shku n’Brazil e me taku Kaka-në, nji ndër idhujt e saj n’jetë? Bukur kishte kenë.

Viti tremdhetë: “Du me lujt’ voliboll gjithmon’, gjithmon’. S’m’intereson n’kjof se vrahem apo rrzohem”. Volibolli ishte sporti i saj. Nuk ishte ndoj talent i rrallë, po ç’randsi kishte fundja? Pjesa e çuditshme asht se e dashuron, po nuk e ndjek kurrë, vetëm e lun. Kurse futbollin, që s’e ka lujtë kurrë, ndjek çdo kampionat; aq ma tepër kur lujn’ skuadrat e saj t’preferume.

Viti katërmdhetë: “Du me kenë dëshmitare e nji mrekullie. Me m’ndodhë mu, ose me e pa tu ndodh.” N’fakt, kyt’ e kishte pa te nji film, po ia vodhi idenë asaj aktores, apo skenaristes, apo autores që kishte ba librin ku ishte bazu, pak randsi ka. Po e dëshirote shum’, shum’. Ishte dëshirë e bukur. Mu m’duket kshtu, ala m’duket kshtu.

“Andrroj me kenë e lumtun.” Kjo tesh ishte andërr, jo dëshirë fminore. Ishte ajo që përfshite tana gjanat e bukra t’jets. Ktu ishte e tana meritë e saj, s’ia kishte kopju kujt. Ishte andërr e pame n’andërr.

Viti gjashtmdhetë (aq vjeçe sa asht tesh): “Andrroj me kenë e lumtun.” E ka gjetë andrren e saj për tanë jeten. Don lumturi për tanë jetën. At’ lumturi që Zoti e fati ranen dakord se i përkiste. E po, lumturi janë kukllat. Kur t’bahet 20 vejçe don me i dhuru vedit nji kukull, se ka me ken ala fmi. Lumturi janë çokollatat Kinder, sytë jeshilë, qilli, bora e korrikut, shoqnia edhe udhtimet, volibolli, mrekullitë edhe libri që ajo ka me shkru “Jeta e jeme” dhe ka m’u ba best seller e ka m’u shndrru n’film, ku figuren e saj do ta portretizojn’ aktorja e preferume. Ajo vetë asht lumturi.

Kshtu don që me maru libri: “Dhe ajo jetoi e lumtur përgjithmonë!” Kshtu du unë dmth, se ajo vajza jam unë. Po edhe sikur mos t’isha unë. T’ishe ti, t’ishte kushdo. Secili meriton me iu realizu andrra e vet, sado e bukur, fminore, e veçantë, e zakontë; sado çado që t’jetë. Kam zbulu se andrrat ndryshojnë. Ndryshojnë me vitet, me eksperiencat, me dëshirat, me plotsimin e dëshirave. Se po, natyra njerzore kërkon gjithmon’ ma mir’, e s’kam si i ve faj. Po pranej zgjodha ikyt andërr unë. Nji andërr që s’ka me ndryshu kurr’, se s’ka me ken e realizume asiher derisa t’vijn momenti që mos t’mundem ma me marrë frymë. E kur t’vinë njaj moment shpresoj që t’realizohet. Andrroj që t’realizohet, jeta jeme me mbaru me realizimin e plotë, total, 100%, t’andrres teme.

-“Unë”, ça andrron?

-Andrroj lumturi, “unë”, lumturi kyt jetë.