Àndrra e jeme – nga Kristian Guri

Time posted: Monday, February 2nd, 2015 4:19 am

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Àndrra e jeme

Ishte nji dit e bukur e plot diell. Bàbà bashk me t’birin, Andin 5 vjeç ishin ul n’divan kur papritmas bàbà e pyt:

-Bir, cila asht àndrra jote?
-Asht e leht ma bàb. Àndrra e jeme asht me u bà superman e me ndihmue njerzt n’rrezik si te filmi qi pash dje. Ke me ken krenar për mue kur t’merrsh vesht se sa shum kam me i ndihmue, noshta edhe ty.
-Mir bir, – i tha bàbà, – rritu edhe pak e mrapa ta po e kupton se cila asht àndrra e vëtetë. Vitet kaluen e kshtu Andi hini n’shkoll e nisi tu msue. Tan msust thoshin fjalt ma t’mira në bot për te e bàbs ju bante zemra mal prej t’birit. E përfundoi shkollen me tana dheta e nisi t’u mendue për t’ardhmen.”Do t’bahem inxhinjer elektroniket e kam me pas karrier t’madhe e kam me ba da lek për me jetue. Kam me hap kompanin teme t’kompjuterave e kam me punsue shum njerz.” Avash-avash mbushi edhe moshen madhore, pra hodhi n’thes plot 18 vjeç.

Nji dit t’bukur bàbà e pyti prap:

-Andi, pa m’thuj pak cila asht àndrra jote?
– Bàb, du me u bà inxhinjer elektroniket se m’pëlqejn kompjuterat e me punue me gjana t’ksi llojit. M’pëlqen kur t’shoh qi njerzia m’i sjell iPhonat e kompjuterat e tyne te un me i rregullue.
-Mir, po a ke mendue naj her me krijue nji familje e me m’bà mue gjysh?- e pyti prap i ati.
-Mir bàb, mos na u fut n’filozofi e gjana tjera qi mendon, – u përgjigj Andi.
-Pse bir ke qef për me bà karrierë e s’don me pas fmi qi kur t’kthehesh prej punet ken me t’përqafue e gruja ka me t’ba ushime t’shijshme?

Andi mbeti pa fjal. Kjo po qi ishte nji gjà qi s’e kishte mendue kurr. Me krijue familje? Ça dan me than kjo?

Kaluen da koh e Andi filloi me mendue seriozisht për t’ardhmen e për fjalt e t’jatit. Ato fjal qi para pak kohet i ishin duk filozofi po i kumboni përher e ma shum n’vesh. Ç’randsi kishte jeta vetem me lek e pasuni? Ç’randsi kishte jeta me ken vetëm si nji robot i programum vetëm me punue? E po duhet me pas nji far gzimit n’jet e kyt gzim ta ofron vetëm votra familjare.

-Epo, mà mir mendoj se asht me i kushtue ma shum vëmendje familjes se sa karriers,
-tha Andi, – sepse supereroi mà i madh asht aj qi krijon familje t’mir.