Andrra e jeme – nga Vilfrida Ndreu

Time posted: Wednesday, February 11th, 2015 4:22 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Andrra e jeme

Qysh n’klasën e tret kam fillue me kercit n’dyrt e andrrave t’mija. Hyna n’porten e par qi hasa e bana ni rrugtim bajagi t’gjat n’at odë, kater vjet. Kceva e u knaqa shum po e pashë se edhe aty s’ishte gja ajo pun e un po e humsha kohen kot. Masi u lodha te ajo odë, shkova te ni ode tjetër. C’ka me pa, sa shum m’pelqej, kisha met tu vizitu njerz e tu dhan barna. Kjo gja mbani fort per vedi se ishte mir me nimu tjert kur kishin nevoj, po kur kta njerz doshin prej meje qi un me ba hile n`pun e me mashtru per ta n’mnyrën ma t`keqe, dola edhe prej aty e thash se as kjo sban per mue. Shkova e hyna edhe ni odë tjetër ku ishte tu mu duk vedja si ma e mencmja e dynjas edhe aj Anshtajni I formulave shpirtmarrese t` fiziks, para meje s’ishte kurrgja. Po pak nejta n’at ode, se fillova me u lodh e s’mu njit per shtat.Edhe kshtu në mnyre krejt t`pa vetdishme vazhdova tu shetit neper oda nga mat nryshmet .Tash qi po ju tregoj po m`kujtohen si pershemull: oda e bamirsis apo ajo e deshirs per me vu drejtsi e per me luftu korrupsionin e tejskajshem n`ven. Ehhhhhhhh c`andrra ,e sa e sa si kto do thoshit ju ,kam andrru per vite e vite me rralle. Nuk po filloj me I shpjegu se nuk e di ku perfunoj, jan aq shum sa per bese sado t`munohem nuk kish mujt me I than tana.E ishtu u knaqa dhe u lodha luj ,shetit nëpër odat e andrrave t`mija dhe thash me vedi, a ti la kta  dyr pa I hap se noshta s’ju ka ardh dita ala? Edhe njashtu si fmi shetita me andrra deri para do mujsh, kur pa prit e pa menu para meje u shfaq ni ode tjeter. Kjo ode e cuditshme mu m`fali qetsin e mbani per me menu boten ma nryshe, ma t`bukur, ma t`paster, mbani me harrue hallet qe munojn tan diten e g`jat.E pranoj dhe tham me vetdije se per me hi n`kyt ode se kam pas edhe aq t`leht.Masht dasht shum punë e net  pa gjum per me arrit me ken e denj per të se prej n`errsin qi isha un ishte e fshtir me dal ndrit e me e vazhdu kyt anderr .Pjes e ksaj andrre ishin edhe shkrimtart e e pazevendsushem Cvajg ,Tolstoi apo Flober qi librat e tyne sa ma shum I lexosha aq ma shum me shtohej dëshira për me u ba ni njeri I madh si ata.Bile  m`ka rastis qi e kam lexu ni liber  tri her  e për t`ria hert menimi e kandvështrimi jem asht ken nryshe.Shpesh kam ik edhe prej ralitetit, e pranoj ,po prap se prap per mu kjo s`asht ken e mjaftushme .Cdo dit e ma shum kam lexu e shkrujt sa m`asht duk sikur ato faqe t`librit jan përpi nga syt e pangopun per dije . Besoj se edhe ju muneni me e pa deshirën e zjarrt qi un kam për plotsimin e k`saj andrre po normal e kuptoj jo te tan jan aq menjehapun sa me I kuptu kto lloj andrrash kshu qe si ve faj kërrkuj ,por për me e myll e mos me u ba  shum e besdisshme për ta ,do thosha vetem ni lutje”Nuk pres qi ju t`m kuptoni thjesht m`leni t`jetoj ashtu si du  vet ,me menjen teme ,zgjedhjen teme e mi t`tana me andrrën teme.