Andrra Ime – Anila Gjeçaj

Time posted: Friday, January 30th, 2015 4:33 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

ANDRRA IME

Nji djalë prej nji familjes me fam në Shkodër ishte dashuru me nji vajz të cilën ishte I sigurt që baba I vet s’do ta lente kurr me e marr, edhe kishte shum frik. Nga ana tjetër ai ishte I dashurum, prandej nji nat I mbledhi tan familjen e vet edhe I thot për kyt vajz që ai e donte kaq fort. Rreagimi I familjes ishte I menjëhershem, ishte e qart që askush s’ishte dakort, përveq gjyshit që në sytë e tij dallohej leht adhurimi për djalin që po luftonte me të atin e vet për dashurin e tij. Situata u nxeh fort derisa djali tha:
-Epo un, o marr njat vajz që du ose vdes.
Edhe babai që ishte gati I tha:
-Ti s’do ta marrësh njat vajzedhe pikë.
Edhe ishtu me gjakna të nxeht u ndanen prej njeni-tjetrit pa than as natën e mir. Djali ishte ba tym prej mërziet vendos mos me e taku për nji koh atë vajz. Atë natë pothujse nuk vuni gjum në sy. Kur u zgju nadje von doli jasht menjiher për me e shmang takimin me të atin. Jashtë gjen gjyshin që po shikonte me aq dashuri grun e tij që po rregullonte disa lule. Djali tashma që e kishte kuptu se gjyshi e përkrahte e pershndeti, u ul pran tij e I tha:
-Gjysh, m’thuj ti qa me ba se un nuk po di!
Edhe gjyshi që nuk po ja hekte syt grus tij të adhurume gjatë gjithë jetës së tij I tha:
-Kur isha në moshën tande më ka ndodh edhe mu nji histori gadi e ngjashme… Isha I dashurum marrëzisht mbas nji vajzet, që familja e saj nuk e lejonin me u feju me mu se isha shum I varfër. Edhe i’a kishin ndalu me u taku me mu, po na të dy bame të pamujtunën edhe u takoshim, derisa nji dit na pa I atii saj edhe më rrahu. Ndejta tre javë në spital po ama kur dola shkova prep te ajo vajzë me frikën se mos I ati e kishte lëndu atë. Kur shkova atje te shpija e saj, I rash dritares me gur edhe aja e kuptoi menjiher e doli. Sytë I kishte me lot edhe më thot që babi don me e feju. Kur e ndigjova mu sjell toka edhe mu duk se e humba. Edhe mu mu mbushën sytë me lot po e mbajta veten edhe I premtova se s’do të lejoj me na nda. E bana zemrën gur edhe shkova të takoja të atin e saj. Ju betova se do ta merrja vajzën edhe pa dëshirën e tij. Po betimi I tij ishte ma I fort edhe më tha se do të vras ty edhe atë po e batë nji gja të till’. Atëher hoqa dorë  kisha frikë se do ta lëndojë atë…
-Edhe ti heke dore gjysh!?- e pyti djali disi I zhgënjym. Gjyshi qeshi edhe I tha:
-A heket dorë prej andrres tande të jetës!…
-Atëher ç’a bane!?-e pyti djali. Gjyshi vazhdoi:
-Shkova, e takova vajzën e I thash të më premtoj se do t’më presi dy vjet, edhe ika jashtë shtetit. Për dy vjet rresht kam punu me gjithë forcën, teme kam fjet jashtë, kam luftu për me u ba dikush në jetë edhe ja arrita, u bana menaxher I nji kompanie ne Itali…po nuk harrova kurr pse isha atje. Prej asaj kisha vetëm nji fotografi. Nji ditë tu e pa atë foto, tu kujtu çdo moment që kena kalu bashk vendosa me u kthy ne Shqipni. Kur mbrrita për nji moment m’kapi nji frik se mos ajo asht me nji tjetër edhe kisha shum frik, po I dhash forcë vetes edhe sa mbrrita në shpi e pyta matrën për atë vajz. Motra qeshi edhe e mahnitun më tha: -Ala ti me at mendje je!? Jo jo mos u mërzit se asht tu të prit, bile nji ditë më ka pyt për ty. Edhe un isha tu fluturu prej gzimit, dola jasht edhe ika me vrap te shpia e saj, provova me I ra dritares me gur edhe ajo edhe pse mas dy vitesh e kuptoj menjiher, kështu edhe un kuptova se ajo s’më kishte harru. I thash për gjanat që kisha kalu edhe I tregova se du me taku babin e saj. Vendosme me ik bashkë me e taku edhe kur arritme te ai ajo kishte frik po unë tashme ma I sigurt në vetvete I dola para edhe me siguri te plotë I thash: -Zotni, un e du vajzen tande! Edhe ai tu pa se un kam ndryshu edhe tu pa frikën në syt e vajzës së vet ma në fund pranoi. Edhe më shih ku jam sot ala I dashurum me  të si nji adoleshent I marr.
– Do me than që gjyshja ka qenë kjo vajze, pra gjyshja ka qenë andrra jote ma e madhe e jetë?!-tha djali me nji ftyr pak mosbesuse.
Gjyshi atëher I tha:
-Dashuria bir, dashuria, asht andrra ma e madhe e secilit prej nesh! Prandej, -vazhdoi ai,- nëse e don kyt vajzë shko vrap thuji se e don shum edhe kupto se dashuria asht andrra ma e madhe! Jetoje çdo ditë me të, si të ishte e fundit!