Andrra Ime – nga Irena Vata

Time posted: Monday, February 2nd, 2015 8:14 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Ishte  i  dit’  e vrant’  e  ret’  e  bajshin  qytetin  m’u  duk sikur  i  kishte   ra  zija. E   kyt  e  shoqnonte  një  heshtje  vorri.Ai  ishte  aq i heshtun sa dukej  se nuk kishte   me pas lëvizje  njerëzish  at’ dit.Pas  pak filloj  një shi  i  rrëmbym  i  cili  përplasej    me  furi e tan inat  në  xhamat e shpis së  vogëlushes  e  cila  qante , qante  bashkë   me shiun.Kishte  hy aq thellë  në  mendime sa  nuk  e ndiu  të  amen ta  thërriste.   Çdo  muskul  i  fytyrs  i  kishte  ngri  e ajo  ftyra  fëminore  ishte  zbeh e  flokt e   kuqe  si  karrotë i  binin  mbi  supe  çrregullt.E  mendja  e  saj  kishte  hup  në  andrrime.E  tana  mendimet  i’a  ndërpreu  paprit’  dora  e ngrohtë  dhe e butë,si  nisi  me ia  përkllel’  flokt’  e  i  tha:

-Shpirti  im!Pse  rri  ktu  vetëm,hajde  me  mamin  flasim  bashkë   nuk  ke  pse  e   mendon  ma.

Ajo  nuk  u  përgjigj,por  i  rrodhi  nji  lot  i  nxehtë  që  digjte  nga  shpirti  i  saj.Por as  e  ama,kur  e  pa  nuk  u  përmbajt ,por  u  ngashërye  në  lot .U ul  te  kamt’ e thata  të  së  bijs ,të  cilat  s’do  lviznin  ma  kurr. E  pas  ksaj  ajo  nuk  kishte  hum   veç  aftsin  me  ec,por  dhe  babën  e saj  të  dashtun.Dhe  qysh  atëher  nuk  kishin   kalu  dy  javë.Heshtjen   që  pllakosi  në  dhomë  e  theu  vogëlushja  e  cila  dejtoi    sytë  e  bukur  prej  nji  pikture  e  cila  ishte  e  fshehun   thellë  në  errësin  e  territ    që  mundte  me  fal   dita.Ishte  nji  vajzë  po  me  flokë  t’kuqe  e  me  nji  fustan   balerine  dhe  kishte  përkul  trupin  para  e  dukej  sikur  falenderonte.Ja  kush   ishte,vogëlushja,nji  balerinë.Andrra  e saj  ma  e  madhe,ajo  që  ia  kishte  përvlu   shpirtin e tani  ishte  krejt  e pamujtun.Por  vajza  tani  kishte  edhe  nji  peng  n’zemër,baben e saj  të  shtrenjt  që  për  kët’ gja  si  kishte  fol  kujt deri  më sot  kur  ajo  tha:

-Do  doja  mu  shu  bashkë me andrren time  që  ai  të ishte prap  gjallë.

E  ëma e tronditun  e  ashtu  mes  lotësh  iu  drejtua  si  ndonjë  fëmijë  që përgjërohet:

-E shtrenjta   ime  jeta vazhdon!Asht’ dhurat’ e çmume  prej  Zotit ,ai  do  t’shërojn’    ty.Ti  je  nji  mrekulli!

-Mamë  po  a  mundet   mrekullia  me  na  kthy  babin?

-Bijë  na  do  luftojm’  e  për  babin  që  është  me  ne  në  zemrat  tona ,do  luftojmë  e  ti  do ecësh  përsëri  e  do bëhesh  balerina  ma  e  mirë.

E  ato  u  përqafuan  fort  e  ndejten  aq  shumë  njashtu  sa u dukën  se ndejten  nji’mijë  vjet!Ditët  pasuan  e  vogëlushja nuk  mund  të  lëvizte asnjë muskul  të  këmbëve,deri  sa  paprit  nji  dit  kur  vajza  i  kishte  humb gati  shpresat  e  ama  e mori  në   krahë  e  nisi  tuj  vallzu  me të.Po ta mendonim  kjo  gru  do  na  ishte  dukt  e  çmendun,por  ajo  po e bënte  për  vajzën e saj.E  ajo  paprit  bërtiti  e  nisi me  kjajt,tha  se i  kishte  ndier  kamt’  për  nji  moment.E  kjo  s’ishte  gja  e  vogël  se  ajo   bani  nji  operacion  shpresdhans,e mbas  disa  javëve  filloi  me  ec.Por  mrekullia   s’kishte  maru  ala,se  mbas  disa  mujsh’  hyni  nji   sfid  për  balerinën  ma t’mirë e të cilën  ajo  me  pranin  e  dikujt  që  nuk mund ta shihte,do  të  fitonte.Momenti ma i   bukur  ku  ajo  do prekte  qiellin  që  e  kishte  pa aq  t’largt  e  do  realizonte  andrren  e  saj  të  pamujtun.E  asgja  nuk  përfundoi  aty,as  n’shpi,as  n’fest,por nji vend  tjetër,te  varri  i  babs’  saj.Ajo  e  vetme  me  njat  balerin  ari  n’dor  tha:

-Të  t’kisha  ty  pranë  gjithmon  ishte  andrra  ime!