Andrra Ime – nga Sara Rama

Time posted: Thursday, February 5th, 2015 7:45 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Si nuk po di me e gjet kerkund ate celes. Ah, ja ku paske kene. Hajde tesh , m’ndihmo ta hap sirtarin se mduhet me i ba nji kontroll andrrave. E duket sikur celesi vete m’sheh me habi, po une jam indiferente. E kam mendjen te kontrolli qe do t’baj.

Sa keka randu ky sirtar, kam frike se te po m’duhet me ble nji te ri. Tane kto andrra s’mund ti mbajne ma nji kaq i vogel. Aq ma teper qe edhe andrrat e reja jane tuj u rrite per dite e ma shume. Po nejse se s’ka randsi per mu sirtari tesh. Ti tavoline, spostoju pak ma ne qoshe, te lutem se mduhet me i hap kto andrra per nji kontroll te shpejte.

Andrra t’do kohve ma perpara. Po kam deshire per pak nostalgji. Hajt po i hapi. S’ma merr mendja se m’hupin kohe shume. Austronaute. Hah…me kujtohet kjo anderr. E vogel mkane terhek shume filmat vizatimore, e nji nder ma t’preferumt ka kene ‘Sailor Moon’. Secili prej personazheve n’ate film kane pase emrat e tyne si nji nga planetet. Aty mbaj mend qe kam pyt gjyshin per planetet e per yjesine. Ai mandej m’diftoi gjithca qe kisha nevoje me dit. E une e mrekullume prej atyne qe ndigjojshe, i pata thane qe du mu ba austronaute kur te rritem. C’sekuence e kandshme me e kujtu.

Nji ditelindje ku tftoj te gjithe njerzt ma t’dashtun per mu. Po kjo anderr m’asht realizu per 10 vjetor. Sa jam knaq ate dite. Me kishin ftu tane kushrinjt, edhe shokt e shoqet qe kisha ma perzemer ne nji ambient t’kandshem. Ndoshta ate dite jam knaq ma shume me ma te vegjlit, por ama sot me merr malli per ma t’rritunit, e pikrisht per gjyshin e gjyshen. Me to kam kalu andrren ma tbukur te cdo personit.

Fminine. Ata, vec ata dy kane dite me ma ba t’bukur cdo dite t’fminise teme. Por si ? Krejt thjesht, me dashni, me perkedheli, me nete pa gjume, me cokollata, me cdo here qe me kane prit e me kane percjell n’shkolle, me cdo shetitje qe kam ba me to, me cdo llastim, me cdo fjale te ambel, me cdo dhurate, e kryesisht me buzeqeshjen e tyne, qe vec sot e kuptoj ma mire sa m’ka lumturu ajo buzeqeshje.

Mjaft, Sar’,te dhashe leje per pak nostalgji , jo per rreke lotesh, moj vajze!Kalo te andrra tjeter se asht nji nder ma t bukrat. Disneyland. Dhe diku me poshte e shkrume ‘Paris. Somebody pinch me.’Cuditerisht edhe kjo asht realizu dy jave para datelindjes teme te pesembedhjete. Pa dasht me zhvlersu ditet e bukra t’fillimit t’pranveres ne Paris, mshkon mendja te nji mesazh. ‘Vajze, me 24 mars do te niseni per Paris. Dikush t’ju PINCH ju. Mami’. E pamundun qe mami edhe n’kyt rast te mos gjete m’nyren ma t’persosun me m’gzu.

Kto andrrat e do kohve ma perpara kekan n’rregull. Mbylle kyt dosje. Hap tjetren tesh! Oh zot, lamshe andrrash, andrra gjimnazit m’pelqen me i qujt. Po shofim ca mund te kete naj gja interesante ktu tesh…’USA’, ‘te behesh mjeke’ , ‘te behesh shkrimtare’, ‘xhiro me bicikleta ne mesnate’…mbylle moj ate dritare, se m’fluturunen andrrat. Pak ere fryn e kto t’ikin per dursh. Hajde, co, mbledhi neper cepat t’dhomes kto andrra t’pabinduna…

Sar, t’ka hup nji anderr ? -me thet vetja.
Si moj ? Po cila ? -i pergjigjem.
Di vec me ta pershkru- ma kthen- se emrin s’ia mbaj mend.
Po ma pershkruj pra nji here se ndoshta emrin ia gjej une e dalim ta kerkojme mandej.
E vetja fillon ‘Bahet fjale per ate andrren e dashnise neper bote. Per dashnine per prindt qe i flitshim asaj shoqes tande, kur t’diftote se kishte do dite pa fol me t’amen se nuk i kishte plotsu ndoj teke. Mandej per dashnine per qytetin tand, qe bisedoshim me ate kushrinin tand qe studion jashte tesh. A e mban mend si iu ankoshe per mentalitetin ne Shkoder e ia te thote se do ta dish sa e don Shkodren vec kur mos shkelsh perdite ne rrugicat e saj t’fshehta?
-‘Haha…po si se mbakam mend.’
-Mandej ke fol per gjithfare lloje t’dashnise, per dashnine mes dy motrave qe sado qe grinden per nji bluze n’mngjes, n’mbramje mbushin dhomen me sekretet e tyne e ne mes t’ndonji t’qeshunet i japin ndoj perqafim njena tjetres per mos me e harru qe duhen shume. Ke fol edhe per do soje t’tjera dashnish e ndjenjash sublime. Mandej ke fol edhe per paqen ne bote, per nji deshire ose edhe anderr mund ti thojme, se n’kto kohe asht kthy n’nji anderr mes egoizmit e materializmit per me triumfu dashnia me njerzve, e njerzt me dit me i dhane randsine qe meritojne ndenjave. Ti me mendje ndoshta ke me m’tall tesh por kjo anderr asht sa e jemja aq edhe e jotja. Se n’fund t fundit a ka ma t randsishme se ndjenjat per te dyja ne ? A nuk jane ato qe na percaktojne ne ? Mendja, racionaliteti, logjika, e do soj emnash tjere, qe po tlodhin per dite e ma shume , skane dit kurre me t’shty me provu dicka t’re, apo me gzu dike, apo me tplostu vete ty si Sar. Ndjenjat jane gja tjeter, s’di as a ka dit ndonjihere ndokush mi dhane nji percaktim t’sakte, se jane kaq t’veshtira mu shpjegu, sa vec mund t’gjejme ndoj shprehje qe na e perafron nji ide t’reaksionit qe shkaktojne ato te ne. Pershembull, si me ta ba une ty ma konkrete…a e din ate shprehjen qe patem lexu nji here bashke , ka kene kshu : ‘Ti mund t’harrosh se ca dikush t’ka thane apo t’ka ba, por ti kurre se harron se si ai t’ka ba mu ndi.’ Pra n’fund vec ndenjat na mbesin…e pse njerzt sot rendin mas materies, a thu jane kaq t’marre mos me kuptu qe materia s’ka me na i zgju ndjenjat prej gjumit ? A thu se kuptojne qe kjo materie ma shume po i shtjen n’sherr me njeni-tjetrin ,edhe vllane me vllane biles, se po i ban ndoj t’mire ? Nuk di, nuk di hic si me e kuptu ma kyt cthurje t’botes, kyt shperfytyrim t’saj sa me mbrrit puna me thane se njerzt varen prej sendeve, e jo ma prej vedit, jo prej plotsise tyne si qenie e afte me perjetu ndenjat n’maksimum per me i dhane keshtu kuptim diteve t’jetes tyne ma shume se thjesht me e lane ate nkatrorin e disa shifrave. Ahh kjo anderr, sa e du njaq edhe m’mbyt.’…Iu pergjigja ‘Nuk t’mbyt andrra, por kthimi n’realitet mas ksaj mrekulli-andrret. Por tesh hajde t’shkojme ta kerkojme, sa s’na ka humb edhe ne.’