Andrra jeme – Anton Koleci

Time posted: Friday, February 13th, 2015 4:09 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Andrra jeme

Pjese e turit tim në Shqipëri do të ishte padyshim edhe Shkodra. Jo më kot e vendosa të fundit në listë sepse doja të qëndroja dy ditë në atë qytet. Shkodra thotë shumë për mua. Është pjesë e jetës sime. Në Shkodër shpenzova pjesën më të madhe të këtyre 30 viteve. Është qyteti ku u rrita, ku u arsimova duke marrë kulturë e dije. Padyshim është qyteti ku nisi metaforzimi im.

Ishte ora shtatë e gjysëm e mëngjesit e asaj shtuneje të paharruar. Teksa eksorda po kalonte nëpër urën e Bahçallëkut pashë një tabelë të madhe në të majtë të urës, me mbishkrimin “Shkodra pret birin e saj”. Sapo kaluam “Kishën e Zojës” dëgjova disa thirrje njerëzish. Turma njerëzish kishin mbushur të dyja anët e rrugës. “Ç’ne ato në këtë orë”, i thashë shoferit. “Kjo vizitë do të thotë shumë për ta”, m’u përgjigj. “Por unë nuk jam as kryeministër e as president.”belbëzova me vete. “Ndal! Dua të zbres.” Doja t’a ndjeja tërë atë entuzizëm të turmës. Në momentin që zbrita nga makina turma zuri të brohoriste aq shumë sa mend kujtova se shënova gol. Të gjithë përpiqeshin  të më preknin qoftë edhe një qelizë të vetme.

Dallohej qartë se Shkodra kishte ndryshuar shumë. I ngjante një qyteti evropian. Pak nga pak më kujtonte lagjet perëndimore të Barcelonës, pikërisht aty ku ndodhej shtëpia ime. Rreth orës tetë isha në sheshin “2 Prilli”. Kryebashkiaku dhe prefekti i Shkodrës kishin dalë për të më pritur. Pjesë e protokollit ishte edhe një koktej në Grand Hotel Europa me disa nga personalitetet më në zë të qytetit. Pas atij kokteli 20 minutash, vazhduam tek qendra e qytetit ku do të bëhej edhe inagurimi i monumentit “Kampionë të Botës”. Mungesa e ngjyrave dhe lëvizjes së statujës më pengoi të pandehja se isha në një ndeshje të vërtetë  futbolli.

Më pas vinte inagurimi i lagjes “Fahri Ramadani”me emrin “Toninho 10”. Falë famës ajo lagje kishte marrë hov në zhvillim. Shtëpia ime  e fëmijërisë ishte në zemër të asaj lagjeje. Teksa po iu afrohesha shtëpisë ndjeva mall që më dogji zemrën. Pashë pallatet e bukura plot ngjyra (tashmë dhjetë-katëshe)  qe kishin mbirë kudo. Menjëherë sa zbrita nga  makina, gjithçka ndryshoi. Makina u zhduk, pallatet ishin katër-katëshe. Ishte mbrëmje. Tutje pashë disa djem tek po luanin futboll  së bashku. Teksa u afrova, njëri nga ata  thirri “El Toninho”. Por asnjëri nuk e kishte vëmendjen tek unë. Kur u afrova më shumë dallova se njëri prej tyre quhej ashtu. Madje për habinë time ai ishte binjak ashtu siç isha edhe unë. Loja e tyre mbaroi dhe unë ndalja të pyesja “El Toninho”-n e tyre. Ai u çudit dhe më pyeti nëse isha sozia i El Toninhos. Unë mend kujtova se mos kam ikur në një planet tjetër. “Të lutem eja në shtëpinë time”,mu lut djaloshi.

Për çudi ishte shtëpia ime. Për aq kohë sa qëndrova atje, isha tmerrësisht i habitur. Kur e pyeta Elin e vogel se pse quhesh ashtu, ai m’u përgjegj se ishte ëndrra e tij të më ngjasonte. Ndër të tjera më tha se emri im do të shkruhet me të arta në histori. El toninho është futbollisti më perfekt që ka njohur ndonjëherë bota. “ Ke shënuar aq gola sa nuk numërohen dot. Ke një familje shembullore. I dhe këtij vendi atë që kërkush nuk ia dha në këto dy mijëvjeqarë. Ke shpallur Shqipërinë dy herë kampionë botë e tri herë evrope.  Çdo vit jep 90 % të rrogës për bamirësi. Vetëm diçka nuk kam kuptuar tek ti. Pse je kaq bamirës?” Ftyra e djaloshit mori një shprehje të çuditshme. “Sepse unë jam fryt i saj….” Djaloshi nuk ishte aty. Nxora telefonin të shihja sa ishte ora, dhe nga ekrani i telefonit dallova se isha unë djaloshi.