Andrra jeme – nga Brigit Zadeja

Time posted: Thursday, January 29th, 2015 2:34 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Rrezet e para të diellit rane në fushën e Shkodres mbasi kishin luftue me mjegullen e dendun të nji dite të ftoftë dimni. Ishte nji ndër ato dit’ kur bryma mbulon token, tuj i ngrie edhe deget e hirta të pemëvet. Natyra ishte krejt e shkrete, po rrugët kishin fillue me marrë jetë prej makinave, biçikletave e njerëzve qe ecshin me të shpejte për t’mbërritë me kohë në destinacionin e duhun. Nji e hane a fort e merzitshme per tanë, e sidomon për ata qe kane me shkue ne shkollë apo punë. Zilja e alarmit tingëllon tmerrshëm, asht torturuese dhe e pameshirshme per kedo qe don me shijue ma shume gjumin, ngrohtesin e shtratit e në veçanti andrrat e bukura.

Qetësia e dhomës u prish nga kjo zile dhe Roza ngathtë nxori doren e mshefun nen batanije për me e fike. Ishte sahati, i vendosun mbi komodine bashke me do barna, termometrin e nji gote uje, qe lajmronte oren 7. Vajza kishte dite qe s’ja kishte ma nevojen ketij alarmi mbasi prej etheve nuk shkonte ne shkolle, po ma e bukura asht qe s’e kishte heke zilen dhe as vete se dinte arsyen “pse?”. Sot kishte njehe ma mire, ajo ndjesi lodhjeje , keputje gjymtyrësh ishte zevendesue me nje ndjesi qetësije e rahatije. Kryet që mbrame i randonte e i dhimbte prej temperatures, sot e kishte krejt te lehte e te mbushun me do mendime te ambla, gjurme të nji andrre të bukur që kishte pa tesh kah nadja. Ishte e veshun me nji fustan të bardhe e te g’jate dhe mbi krye mbante nji konore me luledele. Po shetitte ne nji kopesht te mahnitshëm, plot me lule flutura e zojgj kangetarë. Vajza gjithmone kishte kene kurioze per me shetite vendet e reja, qytetet e medha te perëndimit, plazhet ekzotike, kopeshtet me lule… ketu duhet te ndalena pak se Roza ishte shume e ndieshme prej bukurive te natyres sidomos prej luleve, si nji nder kryeveprat e saj.

Mandej iu kujtue se kanga e zojgjve ishte e shoqnueme me tingujt e nji pianoje. Ajo e ndiente pianon, dikush luante notat e nji melodije shume te dashtun per te. Tingujt e saj e permallonin, ia mbushnin zemren me dashni t’pafundme e i jepshin nji kuptim te thelle çdo mendimi te saj. Ishte nder ato pjese klasike që mjafton nji here ti ndig’josh e t’mbesin ne mend gjithmone. E terkjekun prej instiktin donte me shku edhe ma afer pianos. Vraponte me t’shpejte e zemra i rrihte fort deri sa mbrrijti te shtegu që hapej ne nje livadh te vogel. Aty ishte nje djale qe po i binte pianos. Ai ishte mjaft i pashëm, aq sa ta bante Rozen me u dridhe prej emocioneve qe i krijonte nji gjendje e tille. Ishte i g’jate, me fyture te zbehte dhe sy si qielli. Kishte nji buzeqeshje misterioze e shume te ambel. Ne momentin kur perfundoi melodine ne piano i ktheu syte kah Roza. Kur shikimet e tyne u ndeshen ra zilja dhe gjithshka perfundoi. E tash Roza gjendej ne shtrat tuj perjetue edhe nji here ata emocione… I dukej se kishte kene ne parajse por u mundue me ia mbushe menden vedit se kish kene veç nji anderr e bukur.

Para shume vjetesh i kishte ndie se kush asht i semure me temperature shef makthe, andrra te frikshme, ndersa me te kishte ndodhe krejt e kunderta. E ndieu veten fatlume e nji buzeqeshje ia ndriti fytyren. Gezimi ia ngrohu zemren e mori hov me u ngrite prej shtratit e me hape dritaren. Dielli qi tashma kishte xane kupen e qiellit, ndriçoi me rrezet e tij dhomen e vajzes ne çdo cep te saj. Roza qendronte pa levize me duert e mbeshtetuna te praku i dritares, me trupin e brishte e të drejte te nje vajze te re dhe po mbushte mushkerite me ajrin e fresket. Ndihej e lehte taman si ata fluturat qi kishte pa ne anderr, e bukur si lulet, me shpirtin plot e te gezueshem porsi melodia që kishte ndie…vetem forca e dashnise i ban keta mrekullina.

Ket gjendje ekstaze ia turbulloi zhurma e hapave te se ames qe si duket kishte ardhe prej pune. U hap dera dhe hyni nana me nji tabake ne dore e iu drejtu se bijes: “Po si ke kene moj Roze? Çka te ka gjete qi ke hape dritaren? A se shef sa ftofte a jashte apo t’kande me u ba edhe ma e semure se je.” Roza pak e tronditun prej atyne fjaleve te thanuna me rrembim njena mbas tjetres, qe ia prishne melankoline, tha plot gjallni: “Sot jam krejt mire, nuk kam ma as temperature. E hapa dritaren se kisha nevoje per pak ajer te fresket.” E ama mbasi la tabaken me ushqime mbi tavoline shkoi te mbyllte dritaren.