Andrra Jeme – nga Eleonora Radoja

Time posted: Wednesday, February 4th, 2015 2:16 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Andrra Jeme

Po ecja nji dit nëpër andrra t’mija e tek sa merrja rrugen me sy, duke i’u shue syve mallin, diku m’hasin syt nji burr rreth te katerdhjetave, me flok t’thijun, e me sy t’ajun, me qenie t’zhgatrrueme. Ftyren e kishte t’mblueme nga rrudhat, nuk kishte as nji vi harmonie n’ftyr. U dukte i shqetsuem. Shikonte rrugen sa andej sa kndej. Mendova me i fol. E kshtu mledhi vedin nepër merzi, dhe si gjithmon vjelli nji buzqeshje ndër kujtime, sa mas me u dukë e merzitun para tjerve.. Nuk m’pelqen me nda merzin me kend, sepse njerzit knaqen me t’pa t’merzitun, e shujn etjen e merzis t’vet’ me lot e merzis tande… Nejse, i afrohem ati t’pa njohuni miqsisht, e pershendes:
-Pershendetje…
-Pershendetje… -Ma kthen ftoht.  Dhe m’shikon thell ndër sy. Me nji shikim analizues.
-Ça pa ban njaty krejt i vetëm? – e pyes
– kam lan takim me nji anderr ….. ka do koh qe e pres… – m’pergjegjet tan qetsi
-Takim me nji anderr? E çuditshme! Di qe andrrat lindin ndër pasjone e deshira, shikohen n’gjum, ose krijohen n’mendje, e luftohet edhe kunder tan botes me i realizue, kush ka guxim. E nuk priten n’takime… – me’gjithate ke koh qe pret? -E pyes, e nji hije e çudis m’mbloi ftyren.
– ah nuk kuptoke asgja ti! Un ate kam tan’ jeten që e pres me e pa, por ktu kam gjysen e dites… – m’pergjegjet tue m’ra leht me shplak t’dores n’sup, e me buz n’gaz…
– Nuk je merzit?
-jo – jo s’jam merzit. E pse t’merzitem kur ja vlen, ajo ashtë jeta! Ai njeri që s’ka andrra, e s’ka durim me pritë me pa andrren e ti, ose nuk guxon me vu kohen e gjithçka n’teh t’rrezikut per te – M’thujë per çka jetoj’ ai njeri?
Mbeta e ngrime n’heshtje… Mbas i copet herë u pergjegja – Andej nga vi un nuk flitet per andrrat, as nuk jetohet per to. Andej nga vi une flitet per mbijetes e bahen përpjekje permbi v’dekje per te…
-‘’Jetokeni kot’’ Jeta nuk asht t’mendosh vetem se si ti mbijetosh, por edhe se si ta shfrytzosh e t’ja thithesh nektarin e lumtunis.. Po nga je ti? Ku jeton?
– Une jetoj’ n’lagjen ‘’Poezi dedikue mbijetes’s…. – po ty nga t’kena?
-Une rri te rruga ‘’Herojt e andrrave’’ . – Kenkena shum t’ndryshem moj bij. Dhe nga lagjet shum t’largt, per tu takue në kyt rrug… Gjithsesi, uroj t’na ken’ taku fati për mir…
-Ate uroj edhe un. Ishte knaqsi që folem zotni, un po iku…lamtumir. Pritje t’kandshme…
– falemnders, ahh prit, dhe diçka: T’kshilloj; mas t’mendosh per çka iku, se vetem kohë humb, e koha asht’ jet. Mendo per t’nesermen, jeto t’sotmen, e shfrytzoje kohen për deri sa n’trup ke frymen. Dhe, lejo kohen e frymen t’dashunohen se fryt i dashunis tyne janë andrrat… E mos humb koh tu mendu t’kaluemen. Koha asht jet, prandaj kohen jetoje mos e kujto. Dhe guxim t’uroj t’kesh n’jet, se pa guxim njeriu kot që rron.
-Mirupafshim e falemnders
… Ishte fjala jeme e fundit, dhe ika duke e pershendet me dor prej mbrapa.
….vazhdova rrugen, e zhytun n’shpirt  t’mendimeve. Gjatë tan rrugs s’arrija me mendue kurgja tjeter, per veç se fjalt e ati t’pa njohuni, qe m’rrinin pezull n’kujtes! Ai njeri që qendronte takimesh t’lanun pergjys, q’aty n’rrug t’madhe m’mbolli n’djesi farë t’ambel optimizmi…. M’bani t’ndihem tjeter. Fjalt e ati njeriu që prite me vite ndër takime pa orare andrren e ti t’brisht, mu ngulen thell ndër tru. Ç’njeri thashë me vedi….ose mbase s’ishte hiç njeri…. Vallë! Kush e di!