Andrra jeme – nga Elisa Cesaj   

Time posted: Monday, February 9th, 2015 2:29 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Andrra  jeme

Ajo mramje Janari e ngrohtë  të përfshinte ngadalë në vorbullën e saj dehëse. Vajza zuni ven n’at karrige t’vjetër që sa ma shumë t’ju afrojshe të linte gjurmë në kujtesë aroma e ahit t’vjetër. E donte shumë at karrige. Njaty e kalonte mbasditen e saj, najher njehte njaty me nji penë ndër dor të djathtë e thatime, kurse ftyrën e kishte t’njeshun në tavolin. Perdja vjollcë dukej sikur vallzonte nga lajkat që i bante era jashtë dritares e n’an tjetër ambazhuri që l’conte ca fije drite ngulcuese. Nji monotoni sa e kandshme aq edhe  sfiduese. Jo cdo qënie me ndërgjegje munet me i rezistue asaj kllapie kohore të mydhme me dëshirën ma t’madhe të munshme. Filloi tuj shkru në fletët e zverdhme prej kohs për andrrat e saj.

…Andrra jeme ma e madhe asht t’kuptoj. T’kuptoj pse e zeza asht kaq milje larg t’bardhes. A s’kishte me ken bukur nji bot pa kufi, ku ta gjesh gjithmonë nji arsye per me bashku të pamujtmen me të mujtmen?! Me I bashkue  dallgt e forta të detit me shkretinat e heshtuna Namibiane, njat blunë e kamuflueme t‘qiellit  me kafen e perkohshme të ktij planeti sa intrigues aq edhe vrasës?! Nji mister. Për shumë vite që kam ken e mydhyn n’kyt inkubator, kurrë s’arrita me kuptu nji forcë te pakontrollueshme që ato qeniet jashtë kufijve të mi e quajnë “dashni”. Ideja që nji forcë të tillë s’arrita kurrë me e studiu me drithnon trupin. Andrra jeme asht me e arrit me e përjetu  njat gja. Në shekuj me radhë njeriu ka ba arritje të mëdha ndërtuese, teknologjike, ka kriju bomba shkatrruese e me nje frymë bjen n’gjuj përball ksaj arme. Kam pa se si kjo armë e qon kyt qënie deri në emocione universale, që herë të tjera me dëshirën e tyre i kthen në statuse shtaze. Kam pa se si kjo armë ban nji gja hyjnore, arrin me sjell nji frymë t’re n’botë. Në një mënyrë të cuditshme këto qënie kthehen në të përbindshme kur dicka tjetër i cënon të zgjedhunin e tyne apo ma keq krijesën e sjellme  n’jetë. Normalisht kjo qenie, njeriu, derdh do pika uji n’ftyr kur njihet keq po kjo fuqia e ksaj arme ban që t’krijohet nji uragan ujor e me përfshi në synin e tij edhe shumë njerz të tjerë. Andrroj që? Me hy edhe unë iher n’at  vorbull e me e përjetu at ndjesi sado të trishtë  t’asaj arme. Me notu drejt atyne emocioneve e me i kap butsisht kundrejt vorbullës e mos me i lshu ma. E ndjej veten të pathyeshme, po andrroj me u thy iher. Si? N’pjezgën ma mikroskopike ku as hyjnia mos me mujt mem gjet, atëherë kisha me ken e përfshime prej lumtunis.

Vajza ndal t’shkruemen se duket që edhe era donte me u përfshi n’at andërr të hedhun në letër. Mbasi siguroi që era t’mos mujte me u fut prej naj cepi, u ul prep e përfshime n’andrrën e saj.

…Ka shumë gjana që si kuptoj te kjo armë me fuqi të atyne gropave katran të zeza të universit që të thithin në mënyrën herë të kobshme e herë të pafajshme. Kam pa shumë gjana t’gzueshme që kjo “dashnia” sjell, po kurre s’arrita me kuptue dicka: Se si kjo forcë kthehet n’arm vdekjeprurëse e arrin me ia mbush zemrën  njeriut me esencën  e saj deri sa t’arrijnë  n’vetflijim për ket armë. Andrroj me e kuptue pse ndodh, andrroj me e ndje, andrroj e vazhdoj tuj andrrue, tuj shpresue se ditën tjetër ta kem ket armë në dorën teme. Kisha mujt me ndryshue inkubatorin tem e at ma t’madhin, planetin shumëkolorsh lozonjar Tokë. Andrroj!

Vajza I derdhi flokt e saj kacurrelse mbi tavolin ngadalë. Dorëzoj penën e saj aty dhe i la venin nji dëshire t’madhe; që ksaj rradhe të flete, po me synimin që në nade herët  të nisej n’kërkim t’arms t’qujtun “dashni”.