Andrra Jeme – nga Flora Vata

Time posted: Tuesday, February 3rd, 2015 6:56 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest1

Andrra Jeme

Mbi çatinë e shpis, ku frynte nji fllad i lehtë që t’bante për vete, rrinte e ulun nji andrrimtare, e brishtë. E kishte nxan kyt vend qysh e vogël. Ajo shkonte aty pothujse çdo ditë masi përfunonte msimet e saja. I pëlqente mas shumti me nejt n’kohën e përëndimit të diellit. Edhe kur nuk kishte diell e binte shi i furishëm , ajo ndërtonte nji tendë mbi çatinë e shpis, prej ders së cilës rrinte kambëkryç për me pa peisazhin që i ofronte natyra. Qysh e vogël e bante kyt gja vazhdimisht, ishte e dashurume me at vend, me at peisazh, n’fakt ishin dy peisazhe. Peisazhi i saj i preferum u karakterizonte nga  nji diell i madh, që kishte nji ngjyrë aq t’kuqe,sa dukej sikur do të digjte çdo gja përreth. Kyt diell e ndante n’dysh, nji rresht i gjatë prej zogjsh të zinj si korbat. Pranë ktij dielli, ishin disa re që u dukeshin si me ken pambuk, po jo nji pambuk i bardhë. Ishte nji pambuk ngjyrë roze të përzime me ngjyrën e kaltër të qiellit. Nji peisazh i tillë, ku e vetmja zhurmë që nigjohej ishtë  cicërima e amël e zogjve, i jepte asaj nji knaqësi dhe qetësi shpirtërore. Ndërsa në nji ditë që nuk kishte diell dhe që zogjte nuk ishin ma për  me kriju at pamjen mahnitëse, që e plotësonte krejtësisht peisazhin e saj të preferum, nji peisazh i ri u krijonte para syve t’saj, nji peisazh me re t’zeza dhe ngjyre gri, që asaj i kujtonin vujtjet që kishte kalu, nxjerrnin prej tyne pika uji. Kto pika uji  që dukeshin sikur donin me e përmyt krejt qenien e saj, ishin tashma nji burim enërgjie për të. E banin ma t’fort. Nuk ndjente aspak frikë, as tmerr nga ajo pamje, që dukte sikur deshte me ia marr shpirtin ksaj vajze andrrimtare, t’cilës kishte tentu me ia marr disa herë at shpirt t’ vockël. Po mbi t’gjitha ishte e dashurume me ata zogjt e zinj  si korbi, të cilët i banin shoqni çdo masdite me cicërimat e tyne edhe rreth saj krijonin nji rreth të madh, qendra e të cilit ishte pikërisht kjo vajzë. I pëlqente kaq shum kjo gja, sa që i dukej e pabesushme që po ndodhte në jetën e saj. Zogjtë e zinj, me disa krahë të mëdhenj sa të shqiponjës, banin marifete nga ma t’nryshmet rreth ksaj vajze. Kur iknin zogjtë, vajza trishtohej kaq shumë, sa që shkonte me u kap te krahët e tyne për me fluturu me ta. I vlonte  mrena dëshira që me u arratis bashkë me zogjtë prej asaj jete monotone që bante. Ajo donte që me ken mrena atij peisazhi t’jashtëzakonshëm, i cili i jepte jet zemrës saj t’brishtë dhe t’madhe njëkohësisht, andrronte që me ik sa ma larg njerëzve, sa ma larg gjanave që asaj i  sillnin trishtim, vështirësi për me e përballu kyt trishtim, donte me ik në nji vend tjetër, t’mos ishte ma qënie njërzore. Andrronte t’kthehej në nji zog, krejtësisht të ngjashëm me ata zogjtë e tjerë, t’kishte krahët e tyne të mëdhenj, puplat e tyne t’zeza e t’buta, me u rikthye me lindjen e diellit dhe me ik me përëndimin e tij, andrronte që t’i sillte lumturi dikujt tjetër që ndihej si ajo, po në t’njëjtën mnyrë që e merrte ajo lumturinë nga zogjtë dhe nga ai peisazh. Por  sa ma shumë që u rriste, e kuptonte se kjo andërr nuk mund t’realizohej, ishte e pamunun me u largu prej realitetit n’kyt mnyrë. Prandaj erdhi për herë t’funit të ulej mbi kyt çati,sepse bashkë me andrrën e saj do t’varroste edhe çdo gja tjtër që kishte mbet te ajo.