Ândrra jeme – nga Gerard Daberdaku

Time posted: Tuesday, February 3rd, 2015 3:09 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Untitled-3Ândrra jeme…

Çdo qelizë, gjallesë dhe ktu hyn edhe njeriu, ka ândrra. Unë jam një njeri me ândrra, sepse po nuk pate ândrra, je njeri që s’merr frymë, je njeri që nuk jeton me pasion, nuk e jeton jetën me “jetë”.
Ândrrat e mia kanë ndryshu shumë herë, e me kalimin e kohs, tesh që jam mâ i pjekur mendërisht, ândrrat e mija po fillojn e ngushtohen…pse? Ndoshta ngaqë jam tu e pâ boten me sytë e mi, ndoshta ngaqë jam tu e pa botën ashtu siç âsht….!!
Ândrra jeme…âsht nji rreze lavdie që ta mbështjellë shpirtin e që ta zbulon para syve tan boten…
Ândrra jeme…t’kam burim nga qënia jeme, që me etje rrin e zbulon çdo gjurmë që lâ pas gjatë realizimit t’ândrres teme.
Shumë po kam mallë për njata copza ândrrash t’pa djallzume t’fminisë, që n’harresë ma bajnë më dorë, sikur kërkojnë me m’përshëndet.

Në çdo frymëmarrje temen dëgjoj fort bohoritje, zëra pafund, të qeshuna djallzore që ma përvlojnë shpirtin e ma ndezin dëshirën me vazhdu ma tej.
Unë i njof ândrrat e mija…janë aq te thella, te pastra, janë ândrra me fuqi që ta sundojnë tan boten, ta prekun njeriun n’seder e ta vendosin përball realitetit.
Fort po m’godet ky realitet. Po m’godet shpesh e butsisht…aq sa ândrren ma tundon e ma përhumb. Po unë në token teme ku jam lind du t’jem i lirë…t’kem paqe…t’kem dashni.
Unë jam toka ku ândrra jeme lindi, toka ku më mban për sa koh unë nuk e lâ e nuk e braktisi. N’kët tokë ka plot trima si unë, si ti…po ka edhe trima që kyt tokë që i lindi, e braktisne e ândrrat i vran…A thu vall janë trima t’kqinj? Apo kanë ândrra t’vdekuna…?! Jo si ândrra jeme…se ândrra jeme merr frymë edhe don që t’japin jeten për ty…edhe ty….po po…edhe ty qe thu se mâ s’jetoj. Ti thu mâ s’jetoj se shpirtin tâ vranë mizoria, ligsia, makabra, lufta, shkatërrimi që shpesh buzëqeshin n’ktë tokë…e kto e mbytne ândrren tânde…
Prandaj une u jam besnik toks teme, njasaj toke që u linda e bashk me mu edhe ândrra.

E kam ândërr t’jetoj në nji botë ku paqja jeton me qënien teme, se kur kam ktë, jam unë dhe e tân bota që sjellet rrotull meje…Po unë s’kam vetëm nji ândërr…Ândrra jeme âsht gjithsecila qelizë që ka jetë brenda meje. Nuk mund t’ketë jetë një qelizë po nuk pati gëzim. hare e shpresë.
Po pate shpresë, do kesh jetë e duke pasur jetë do kesh mundësi.
Ju ândrrat e vdekura te ju, njerëzit e ligj, shihni pak botën dhe kuptoni rândsin që ka liria e shpirtit.
Ândrra jeme âsht arma e ligsisë tânde, o realitet I kohes t’sotme…
Si një shpirt i lirë e plot virtyte ashtu shihet e ardhmja e mbarë e botës, edhe kjo vetëm falë pushtetit e krenarisë qe m’fal ândrra jeme…