Andrra Jeme – nga Kristi Brushtulli

Time posted: Tuesday, February 3rd, 2015 9:32 pm

Share on Facebook13Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Andrra Jeme

At dit mjesi trokiti i gzum n’dritaren e saj me rrezet e arta…Hapi syt dhe nji ndjenj knaqsie i përshkoi tan trupin. Të djeshmen kishte festu ditlindjen e saj dhe kishte mbush 18 vjeçe. I ati i kishte ba dhuraten që kishte muj që andrrote, nji makin t’kuqe. Gati n’kllapi mbylli syt tek ndite knaqsin e nji jete t’mbushun plot me surpriza dhe të tana ato që ajo i dote dhe përher ju plotsoshin. Qysh se kishte lind ajo kishte pas çdo gja dhe kjo i pëlqete megjithse n’shoqni e mbashin për t’llastume dhe egoiste, por kjo nuk ja trazote lumturin sepse ajo ishte princesha e shpis dhe si e till u dote trajtu…

-Era…Ndigjovi zanin e nans vet. Ishte aj za që e zgjote çdo mjes për me i than se kishte ardh koha me u zgju.Sot u bezdis prej atij zani kur mendovi se shkolla kishte mbaru dhe shoqet kishin ik me pushime. Tu pritu dhe pak e bezdisun prej atij kujdesi që ju dukte se e mbyste kajher zbriti shkallt për n’guzhin.

-Mami, nuk kam ma shkoll që m’çon kaq heret!

-Era, po mendova që duhet me hangër moj bij,-i tha e ama e mërzitun.

Me nerva fillovi me hangër. Mandej u vesh dhe doli. Kishte me hyp n’makinen e re dhe me ba nji xhiro n’qytetin e saj që e njfte n’pllam t’dors dhe mendote se kishte me i ba mir. Po ecte me makin dhe ndigjote muzik, por kishte koh që u sjellte dhe megjithse mendovi se makina e re kishte me e mush me emocjone pozitive, po u ndite e zbrazun. Parkovi në nji rrugic dhe shifte kalimtart. A thu të tana qeniet njerzore u ndishin kshtu t’ zbrazt si ajo edhe pse kishte “Gjithçka”?!

Ndivi nji kërcitje t’let n’xham dhe sa u ba gati me bertit,mas xhamit pa dy sy bojqiell si deti që e shifshin me shpres.

-Ça don???

-T’lutem m’ ndimo me diçka për me hangër…

-Nuk kam po ik tesh,-tha me inatin që as aty nuk e lete t’qet.

Djali i vogël uli kryt gati me qa dhe pa ba za iku aq shpejt sa Era s’e kuptovi se si u zhduk aq shpejt kur ajo u kthjellu dhe deshti me i dhan diçka. Masi kishte shëtit rrugve, muzgu e gjeti n’dhomën e saj. U ndite e çuditshme dhe nuk e gzonte asigja. Ajo nat kalovi mes gjumit, andrrave me fmij që i zgjasnin dorën për ndihm dhe ajo ju largote. Mjesi trokiti prap me rrezet e tij, por Era vetëm pyste vedin se pse aq shum po mendote për at djal që e pa vetëm njiher? Pse syt e tij ishin ndryshe prej të tjerve? Kishte vujtje në to, përulje t’cilen duket se kishte ken i detyrum n’jeten e tij me e msu, por si për habi kishte edhe shpres. “Shpres”…Sa gja e mrekullushme, vjen si ajo rrezja e diellit që lind n’zemër edhe pse nji arsye t’vërtet nuk e ka. Edhe pse ret errsojn qiellin tand ti prap shpreson. Ishte ajo forc e jets që aj fmij e rriste mrenda vedit pa e dit dhe ashtu merrte fluturimin mas nji ranjeje, mas refuzimit t’ jets prej nji fmije që i ishte servir pa hap ala syt. Aj ishte aq i vogël dhe i pafajshëm saqë vetëm me shpresen për nji t’nesërme pa friken dhe vujtjen e uris dhe t’ftoftit kishte me mujt me mbijetu. Vetëm kaq mund t’ja lejote vedit me andrru aj fmi. Por Era mund ta kishte andrren e në te të gjete vedin që e kishte lan t’zbrazun n’kaq shum koh pa e dit kush ishte andrra e saj…

U vesh dhe u nis drejt rrugices ku kishte pa djalin lyps. Ndaloi në nji dyqan dhe bleu ushqime. N’makin kishte fut dy çanta me tesha. Ndali n’vendin ku kishte ken t’djeshmen me shpresen se aj ishte diku aty, por fmija nuk po u dukte. Priti gjat dersa syt i kapen silueten e tij me nji qese n’dor. Ecte i krrusun ashtu si ec nji njeri i lodhur nga hallet e jets megjithse ai s’mund t’ishte ma shum se 7 vjeç. Doli prej makine dhe djali shtangu kur e pa. Ndoshta kujtovi diten e kalume dhe prej frike u mblodh dhe uli kryt. Era ndivi da pika loti tu percllu syt prej egoizmit që ajo kishte tregu n’kaq shum vite dhe dhimbja për at fmij.

-T’kërkoj falje për mnyren se si u solla dje me ty…Hmm…t’kam pru disa gjana, a ke qef me i pa bashk?

Djali me kry ulun ju bind fjalve t’saj pa than asigja. Ajo i nxori ato që kishte pru dhe djali tha vetëm nji “Falemnders” dhe syt i moren nji shkndij, ishte aja shkndija e shpreses që Era kishte pa të djeshmen.

-N’kjoft se ke dëshir t’ndimoj un, ku e ke shpin?

Ai ngurroi iher, por manej mori rrugen drejt shpis. U futen mrend dhe Era u trondit kur pa nji dhom t’vogël me mobilje t’kalbuna dhe nji gru që lëngote n’krevat. Duhet t’ishte e ama masi u dukte e re megjithse e lodhun prej smundjes.

-Mirdita zoj,un jam Era. Erdha me pru kto ushqime për ju. Asht nji shej falenderimi për djalin tuj që me nji shikim ndoshta m’bani me kuptu që ne njerzit që nuk na mungon asigja kena shum andrra,por vshtir e gjejm at që na mbush taman dhe un ndoshta po arrij me gjet pak nga pak.

-Falemnders moj bij, djali jem del dhe kërkon ushqim sepse un jam e smur dhe baben ja vran kur sa kishte lind. Shpresoj mas t’ket shqetsu.
-Perkundrazi, aj m’ tregovi pa fjal kuptimin që duhet me pas jeta jeme. Pranojini kto sepse i kam pru me gjith zemër dhe un kam me ardh prap ktu te ju me ju ndimu n’kjoft se m’pranoni.
-Falemnders bij, je e mirpritun n’shpin ton!

Era doli prej aty me zemren plot megjithse me lot n’sy. U ndite mir dhe kjo ndjesi nuk u krahasote me at t’blemjes se nji makine apo fustani t’ri.