Andrra Jeme – nga Regan Brahimi

Time posted: Wednesday, January 28th, 2015 5:31 pm

Share on Facebook0Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Ndodhem në nji mbramje. Muzika asht aq e naltë sa gadi të ban me dhimbje kreje. Te tanë duken të lumtun: disa tu kcy, ndoj djal tu i thanë ndoj fjalë në vesh ndoj vajze, dikush tjetër tu ba foto në mënyrë që me e hedhë në facebook ma vonë. Mirë… tanë këta njerëz duken normal sikur kanë ça me ba. Po ça du unë këtu?! Eh, kjo asht nji pyetje që as vetë nuk ia di përgjigjen. Nuk më pëlqejnë mbramjet ngase janë shumë të zhurmshme. Por këtu erdha se më thirri shoqja jeme. Ajo për vedi duket shumë e gëzueme tu kcy, ndërsa unë jam thjesht nji spektator i shfrenimeve të rinisë. “Rini”… sikur jam ndoj plak që asht tu sha brezin e ri, e i ri jam për vedi. Ndërkohë që rrij ulun shijoj pijen dhe ndezi nji duhan. Shoqja jeme vjen dhe pyet pse nuk jam tu kcy dhe tu e shiju. Kisha ra në mendime dhe nuk e ndigjova herën e parë. Ajo acarohet se mendon se jam tu e injoru dhe më pyet për të dytën herë: “ça ke?”. Unë i përgjigjem:”asgja” komplet thatë dhe pa emocion, ndërkohë ajo e kupton se unë jam tu blu diça në mendjen teme. Ajo e kupton që nuk jam tu ia kalu mirë vetëm me nji shikim dhe merr këmishën dhe çantën dhe thot: “hajde ikim”.

Dolëm nga lokali dhe u nisëm në nji pastiçieri. Ulena dhe marr ambëlsinën teme të parapëlqyme. Ajo më pyet prap:
– Ça ke?!
– Asgja… – përgjigjem vetë.
– Ça je tu mendu?
– Asija…
– Eh, ndojherë bahesh shumë i cuditshëm… si parë. Pse nuk mundohesh me shiju çdo moment? Bile Megi erdhi me kcy me ty por i the se nuk ke qef. Ti i pëlqen asaj.
– E di, por nuk e kam mendjen te Megi.
Ajo mendon se duhet të baj ndojgja për jetën teme sociale. Megi asht nji vajzë që ka shprehë pëlqimin e saj ndaj meje para disa kohësh. Kam mendim pozitiv për të, por këto kohë nuk kam mendu për njerëz të tjerë. Asht viti i fundit dhe jam tu mendu se ça kam për të ba me jetën teme. Në atë moment e pyes:
– Për art fotografik. Ta kam thanë disa herë… Po ti? Sa herë të kam pyet nuk m’je gjegjë.
– Atë isha tu mendu edhe vetë. Ti e din që nuk m’pëlqen ideja e shkollës. Ideja që me vazhdu prap shkollën, me gjetë nji punë të mërzitshme që më duhet vetëm me jetu më duket shumë absurde.
– Kyt gja e bajnë tanë! Thjesht zgjedh nji punë që të pëlqen dhe nuk ta po duhet me punu për asnji ditë të jetës tande – tha me nji za melodioz. E ban të duket shumë të thjeshtë.
– Unë nuk e di…Kam tash sa kohë që sjellem tu kërku se ça du me ba.
– Mirë. Cila asht andrra jote? Cila asht gjaja që të pëlqen me ba ma shumë?
– Me shkru… – e ajo e dinte këtë përgjigje.
– Po pra mendo si mundesh me e ba këtë gja edhe me fitu lek prej saj.
Normal, asht ba nji botë materialiste, janë harru shumë gjana shpirtnore. Sa ma shumë që rritena aq ma shumë pësojmë metamofozë. Kur ishim të vegjël na pyetnin se ça donim me u ba, dhe jo me çfarë profesioni don me fitu lek. Ku kanë përfundu dëshirat tona fëminore? Andrra jeme? Po, edhe unë e kam nji andërr! Mund të duket absurde, por andrra jeme asht me shëtitë botën. Të sjellem nga një vend në nji tjetër, nga nji shtet në nji tjetër. Të takohem më njerëz të ndryshëm, të m♪7soj prej kulturave të ndryshme. Tu shëtitë botën të mundohem të njof vedin. Të shof se sa e madhe asht bota dhe sa i vogël jam unë. I vogël, por jo i parandësishëm! “Mirë, e shëtite botën… po mbrapa ça don me ba?”. Nji pyetje që lind vetiu. Epo, për këtë i kam ba tashma planet. Do të gjej ndonji vend, mundësisht plazhit. Të baj nji punë të rëndomtë si kamerier apo, nuk ka randësi puna. Randësi ka që unë kam për të shkru. Po! Me shkru për jeten teme, për situata që dikush tjetër mund të ketë qef me lexu. Të krijoj nji personazh që për nji lexues të jetë shembull jete. Për famë nuk ka nevojë, nuk asht se ta po bahem ma i mirë me famë, shumica e shkrimtarëve kanë jetu në kushte të keqija. Unë do mundohem sa ma mirë të nxjerri idetë e mia për jetën dhe shpirtin tem në nji fletë në mënyrë që nji lexues të kënaqet.
– Ej, ku humbe? – pyet e çuditun.
– Hiç, isha tu mendu për Megin.
Normalisht ajo nuk do të më kuptonte. Tani ndihem ma i plotësuem! A e bajnë këtë gjë gjithë njerëzit? A i ndjekin tanë andrrat e tyne? Unë nuk e di… por unë kam për ta ndjekë temen.