Andrra jeme – nga Senada Shpati

Time posted: Wednesday, January 28th, 2015 5:27 pm

Share on Facebook2Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

Andrra jeme

Isha ne nji ndertese jo fort t’madhe, perballe nji orborri t’mbushun me fmije, t’rinje edhe disa prind. Isha ne nji zyre jo shume t’madhe, t’mbushun me vizatime fmish, piktura, vepra artit, nji kolltuk t’zi t rehatshem, dy karrige qe sjellen, libra, laptop, bllok edhe stilolaps. Ne raftin ka e majta ishin 2 topa t’vegjel, disa flete edhe markera me ngjyra. Jo per tu cudit, muret e zyres jane t’mbushuna me shkrime, vizatime, foto e shprehje t’ndryshme. Po mendoj per aktivitetin e rradhes qe kam me ba me fmijte e grupit tem. Vendosi me dal pak jashte e me lujt pak me disa fmije. Nderkohe qe po mbyllsha deren, ndij dy dur qe m’shtrengojn prej mrapa. Kthej kryt me pa edhe shof nji fmi 9 vjec qe m’vite deri siper belit. Ishte Alessio. Me 1 prej dhamve t’pare qe i mungote, me qesh e me thote:
-Edha une. A t’mori malli per mu? – pa mbaru mire fjalen, nxjerr prej xhepit t’vogel 1 cokollate edhe ma drejton me tan dashni.
-Shif ca t’kam pru. Ishalla t’pelqen edhe ma ruj ifije se tapo vij e marr mas lojes.-me thote tu qesh.

Ishte nji nder fmite me t’cilt kisha fol e lujt para dy ditsh te zyra. Ky fmi asht plot me probleme, deri para 1 mujit nuk ishte i afte me fol me fmijet e te tjere t grupmoshes se vet e ishte shume i drojtun. Kishte gati 2 muj qe kishe fillu me frekuentu oratorin,per arsye se tezja ishte nji mike e jemja.Sapo ik Alessio,shof nji gru t’gjate,me floke te zeza e sy jeshil.Ishte e ama e Alessios edhe tu mu afru m’buzqesh edhe m’thote:
-Ah,sikur t’basha ma shume se thjesht nji cokollate per ate qe je tu ba me djalin tem e fmijte e tjere!M’asht zgjat jeta tu pa Alession tu lujt e tu qesh.Je tu ba 1 pune te mrekullushme.Tash po iku e tapo kthehem ka darka me e marr.Ia kalosh mire.
Me nji ndjenje t’mrekullushme e nji buzqeshje te madhe,marr me u kthy ne zyre,por ndij nji za burrnor t’amel qe m’thote:
-Jo kaq shpejt maj psikologe e bekume.
Ishte drejtori i oratorit.Kthehem me i fol edhe e shof me ftyre t’qeshun e syte qe i xixelloshin.
-Perdite e ma shume takoj prind e fmij qe dalin t’lumtun prej zyres tande.S’di se ca i ban po duken sikur fluturojn prej gzimit e sikur 1 barre i asht hek prej shpatullave.Ca i ban? -me thote me loje.
-3 gjana baj.Ndigjoj,luj,edhe kshilloj.Me pak vemendje,dashni,fjale t’mira e kshilla arrij me i ba kto njerz me kuptu se jeta asht e bukur pavaresisht cdo problemi.Thjesht uroj qe ta baj kyt gja sot e pergjithmone.
-Jo tan dijne me e ba kyt gja por si duket ti ke dhunti t’vecante prej Zotit.Njata mure a don me i ly? -thet tu qesh e m’shkel synin.
-As qe bahet fjale.Njata jane fryt i punes teme t’mire.Njata m’japin edhe mu lumtuni perdit.Fmijt e t’rinjte kane nevoje me shpreh vedin.Pse jo n’kyt mnyre?
-Mire mire se qeshem.Po kaloj une,mos flej,mendja jote na duhet.Shifna!
-Ciao dome.-i tham edhe hij n’zyre.

Zemra ishte tu m’plas prej gzimit e m kishte shku buzqeshja 300 grade.Isha shume e lumtun qe me ane t’asaj qe basha gzosha shume persona.Ajo qe di me ba asht me fol e me i tregu t’tjerve sa e bukur asht jeta,sa gjanat s’duhet me i hup.Me u shtri n’bar me ata qe s’dijne me dasht vedin e qe s’lejojne kend me i dasht.Me i tregu yjet qe shndrisin pernate n’qill,edhe kur ata s’shifen prej reve e qe mundohen me na ndricu edhe kur s’dallohen.Me i than qe njashtu jane edhe personat qe i dojne,jane njaty edhe kur ata i refuzojne.Me bertit n’rruge,me u lag n’shi,me u gjujt n’bore e me u shkrra tu qesh me tan ata qe s’kane guxim me ba ca i pelqen.Me i than se s’asht marre me ken ndryshe,biles asht gja e vecante.Me i keshillu e me i than fjale kurajuse te shkurajumve.Me i kndu nji kange t’gzushme tan ityne personave e nepermjet ktyne gjesteve,me i ba me qesh e me i ndihmu.

Mendova me vedi se me ikyt lloj mnyret ata tan kane me u gzu gjithmone e une kam me ken njiri ma i lumtun n’bote.Sepse per mu ikjo asht lumtunia,ikjo asht paqja ne shpirtin tem.Ikjo asht andrra jeme ma e madhe 🙂