Atyne qe u kam ba kryet! – nga Arjola Zadrima

Time posted: Wednesday, August 5th, 2015 7:50 pm

Share on Facebook209Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Arjola Zadrima

Arjola Zadrima

Atyne qe u kam ba kryet!

Nji dite do t’jem e paarsyeshme,
mos me gjykoni,
kujtohuni kur ju msova fjalen, brenda saj njerezoren.
Kam me ndjell shiun, tuj calu mendime nder mramje te bruzda,
kujtoni kur linda ma shume se nji diell,
per mengjezet tueja te brishta.
Ka me mu mbyll goja, te idhnuemt s’flasin,
ma kndoni ninullen,
se heshtjet mrehin tehun e gastaret me perngjasin.
E ndoshta vjen nji dite,
qe me shihni te brengosun, cepave te jetes,
diku brenda shpirtit kam nji anderr te gjakosun,
me leni me shpresu,
msova dhe me vdeke.
Nese me shihni te krrusun,
te thyeme ,cdo teke tuj e perserit,
kini durim me mue,
jam rrzue bashke me ju me ju msue me ece.

Dhe nese tane bota do t’ju thone se kam ike,
venje doren ne zemer,
kujtojeni kohen, kur mbi zemrat tueja,
kam prehun doren,
Njerezit dine me prite.

Sot jam nane,
babe,
Shok , shoqe tue harrue me kene grue,
qe neser kur te shkelni token,
tue ece pa u pengue,
ndjeni se ju mbaj doren, jam gjithmone me ju!