Ti ke vdekë kaherë,
e vdekja jote asht shtri tashma në fëtyrat e të gjitha stinëve;
vdes edhe unë nën zhurmën e qetësisë së mortit tand.
I bukuri im, sa lule kane ra mbi barkun e ksaj vjeshte,
të tana me nji za të mbytun në ujin që derdh ky shiu i mortit tand.
Nuk besoj ma në asnji qiell,n’ asnji diell.
Vjen ti me mortin tand e permbysë stinë të reja.
Pse nuk më merr n’atë vorrin tand të përjetshëm,
të jemi bashkë një stinë në vete kockash
që si qen duke u lpi do të shëronte plagët e veta.