Ditare nga Ardi

Foto e Ardi

Arkeologjia e mbasadhësave?

Perveç të shoqes e djalit qi kishte telefonue at natë, askerkush tjeter nuk e dinte arsyen pse ai plak ishte n’at vênd. Kjè trajtue boll keq aty prej se ishte shumë ndryshe prej të tjerëve. Perpjekjet per me u bâ si ata nuk e patne ndihmue. Diçka ishte gjimonë ndryshe në at plak. Ndryshimi i tij ishte i pándryshueshëm. Prej mungeses së aftesisë per me e pranue ndryshimin, të tjerët i dorezoheshin nji instingted t’páspjegueshëm qi perkthehej n’bezdí. Ata bezdiseshin edhè kur plaku mendonte se kerkush nuk âsht tuj e pá. Vét ekzistenca e tij i dukej atyne si nji puçë në maje t’hûndës të cilen nuk e din se e ké deri sá syni pá dásht e dallon. Ajo puçë bâhet objekti mâ i randësishem, apo i bezdisshem per sytë qi i perkasin t’njêjtes ftyrë. Puça duhet zhdúk. Ata te tânë mendojshin kshtû. Çuditnisht, plaku ende ishte gjallë. Túj pâsë para syshë daten e mrrîtjes, duhet thanë se plaku kishte mbijetue n’at vênd mâ gjatë se gjithkush e kishte mendue.

Foto e Ardi

Historia e njì kombit

Historia e njì kombit
 
N’fillim kjé instingti arsyeja pse ata mbetné gjallë
 
Mandej, krejt shkurt, kjé shpresa
 
Shpresa shkoj……………
……..e instingti në luftë me arsyen e pakuen njêni tjetrin
 
Jeta mbet pá pse
 
Ata u bânè trima
 
Ata u pakuen
 
Ata u shperndân
 
U Shperbân

Foto e Ardi

Poezia Pá Titull

Ballkanisht hakmarrshem bíjn mbi ne
shînat e zhgënjimit
e n’a i shperlájn edhè ngjyrat e fundit t’jetës

 
Plagëve s’po mûndet cipen e harresë
me j’a vû murrlâni
edhe pse kercnueshem hûnguron
tuj gjarpnue neper zgavrrat me t’cilat na nuk kena lé