Bregut të liqenit – nga Rozafa Shpuza

Time posted: Sunday, July 12th, 2015 3:21 am

Share on Facebook2Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Rozafa Shpuza

Rozafa Shpuza

Bregut të liqenit

Shelgjishte mallit përshkohen kithtaz
me mirazhe puplash shtegtare,
cfilitë prej dashnive t’pamujtuna.

Fosile folesh’ si zgripe orgazmash,
ngjizë në baltovinën shterpe
rreken me përpi grahma gjurmësh
që rendin dreqnisht …
pa e ditë as vetë për ku.

Vraga takimesh t’zverdhuna
që bajmë sikur i harrojmë
anipse shinat e shpirtit na i shtrazin prore
mbi pagjumësitë e thyeme
të netve me trille xixëllonjash.