BUNA DHE LIQENI – nga Aleksander Shallvari

Time posted: Saturday, July 11th, 2015 5:29 pm

Share on Facebook4Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0
Aleksander Shallvari

Aleksander Shallvari

BUNA DHE LIQENI

Buzë njomë
Në një pikë imagjinare
Puthen çdo ditë,
Me një përqafim të ngrohtë
Që nuk ndryshoi kurrë,
Ashtu të qetë,
Të ëmbël, fjalëpakë,
Të duruar deri në përjetësi,
Si dy dashnore që nuk njohën kurrë
Tradhti.
Të paplakur në pikë pjekje rrugësh blu,
Shkëlqyeshëm fosforesh në muzg,
Mbështetur në Taraboshin e gurtë.