Arkive: Aktivitete

Nji Lule, nji dedikim

nji lule nji dedikimTue ju urue, Gëzuar Ditën e Pranverës, ftojmë shpirtin tuej poetik me pasunue e ripërtrie oborrin tonë shkodran, me poezi kushtue luleve. Mos të lame asnji lule pa i dedikue nga nji poezi, në ktë nismë të rradhës të titullueme “Nji lule, nji dedikim”.

 

 

Lexo më shumë →

Tema diskutimit Mars 2016

Ftojmë anëtarët e grupit PerShkodren të na dërgojnë në inbox, tema diskutimit të fushave të ndryshme, tema që prekin zemrën dhe mendjen, tema që sensibilizojnë, të cilat ma vone do ti postojmë në mënyre të organizueme, në nji kohë të përshtatshme nga njena teme në tjetrën. Kena besim se intelekti e ndjeshmenia juej, ka me

Lexo më shumë →

Leni gjurmët tueja me nji prozë në librin me titull “FRYMA”

final4

FRYMA

Prej nji fryme lind nji jetë! Në teatrin e projktuem nga brendësia jonë, shumica e mendimeve dhe emocioneve përgjojnë nëndheshëm n’heshtje, tue pasunue ose vorfnue n’skalitje realitetin tonë.

Frymëmarrja asht ajo që i ban kto erna mendimesh e emocionesh jehona. E gjatë udhës së jetës, shumë pemë gjejnë përkujdesjen e rriten t’nalta, e shumë të tjera dhimshëm rreshken n’cung.

Para 9 vjetësh, nji frymim i thellë, i veshun magjishëm me synime e përgjegjësi, aspiroi për majat, u rrok rrugës me krahët e shpirtnave… nji drandofile me erë shpreset u përtri, dhe PerShkodren frymoi.

Jetmir Troshani

Lexo më shumë →

Revista PerShkodren

Prezantojmë sot para jush, edicionin e 2-të të Revistës Dixhitale “PerShkodren”. Ksaj rradhe ndër faqet e revistës gjen rrugën me u shfaqe meritueshëm, talenti i artistes së arteve pamore, Ulisa Dekaj. Prej 10 muejsh, ndërsa e angazhueme në suksesin e saj profesional në Toronto të Kanadasë, ajo ka bashkëpunue ngusht me Stafin PerShkodren dhe ka drejtue me përkushtim krijimin grafik të kësaj Reviste vjetore përmbledhese, për me e prue në nji standart dhe koncept krejt të fresket, bashkë-kohor. Të falenderojmë, Ulisa.

Lexo më shumë →

“FJALE SI” vëllimin me poezi nga Pjerin Ndreka

Pjerin LibriJu bajmë me dije, se PerShkodren ka knaqsinë me sponsorizue botimin e librit tashma të shumë-pritun të Pjerin Ndrekës, vëllimin me poezi , t’cilin autori e ka titullue “FJALE SI”. Arsyeja e këtij titulli asht se ai e sheh të udhës me i kushtue vëmendjen e meritueme fjalës, si tipari ma i lashtë, ma efikas dhe ma i randsishëm i komunikimit mes njerëzve.

Ndër komunikime të shpeshta e të ndërsjellta në grupin PerShkodren, kena pas nderin me u njoftë me Pjerinin shpirt-madh, me një mbështetës aktiv të t’bukrës, të t’mirës e fisnikes, jena njoftë me zanin e thellë të mendimit të tijë poetik, por ma e randsishmja jena njofte me zanin e thellë të gegnishtes së tij melodioze e mjaft autentike, sjellë ndër ju me kujdes t’veçantë ashtu siç gegnishtja e meriton.

Lexo më shumë →

Dedikim për Lec Balcën

Lec Balca

Në nderim të figurës së Lec Balcës, në ambientet e restorant “Vivaldi” Shkodër, sot me 15 Nandor 2015, u organizue aktiviteti: “Me Lec Balcën në 80 vjetorin e lindjes e përvjetorin e lamtumirës”, ku shumë miq, dashamirë e të afërm morën pjesë, tue naltësue kështu kujtimin e tij.

Ndër të tjera, nxanësa të dikurshëm, miq e shokë i kishin dedikue nga nji shkrim, tue prue momente nga kujtimet e ngjarjet jetue me profesorin kaq të dashtun e të respektuem njiherësh.

Tue dëshirue me përcjellë emocionin që kishin të pranishmit në këtë aktivitet, e gjithashtu me vazhdue me ndriçue ma tej emnin e Lec Balcës, Stafi PerShkodren do të postojë përditë nga nji prej këtyne shkrimeve.

Lexo më shumë →

Trokitje kujtimesh – Ekspozite e Rozafa Shpuzes

Mockup-1

“TROKITJE KUJTIMESH”  Ekspozite Fotografie e Rozafa Shpuzës –  nga Olta Dokle

Emni “Rozafë”, mban një qytet mbi ballë, thjeshtësisht, t’gjallë. Emni “Rozafë” i ka themelet, rranjë. Tingullin, kumbonë. Kumbon ky emën, pa rreshtë, në çdo gjurmë Shkodre, e shpërthen si sythi n’degë t’njomë me çdo shkodran që vatrën len, gjithmonë për me u rikthye. Kumbon për gjithkënd që e don Shkodrën me t’tanë ndërthurjen e saj, lashtësisht të hareshme.

Thonë, emni përcjellë e trashëgon. Unë them emnin e meriton. E Rozafa Shpuza, i shkon përtej e rrugëton përmbi… Dikund lexova, mjeshtërisht e kishte shkrue: “…fati jem ishte shkrue ndër arkapijat e dyzueme të këtij qyteti fatlum.”

Lexo më shumë →

“Liqeni i Shkodres” – Dedikim


Falenderojme per kontributin:
Markelian Kapidani (Muzike), Aleksander Pali (Poezi), Ada Alibali (Foto), Elona Çuliq (Poezi & Foto), Lauren Bekteshi (Foto), Irena Balca (Poezi), Artan Malocaj (Foto), Melita Vjerdha (Poezi), Elisa Berdica (Foto), Leticia Gargjola (Poezi), Rozafa Shpuza (Poezi & Foto), Astrit Fani (Poezi), Albana Fani (Poezi), Frang Dushaj (Foto), Gjergj Kolgjokaj (Poezi), Mujah Muja (Foto), Teuta Haxhija (Poezi), Amazona Hajdaraj (Poezi), Erald Kraja (Foto), Klodian Kojashi (Poezi), Justina Filipi M (Foto), Eri Omari (Poezi), Donald Plozha (Foto), Aleksander Shallvari (Poezi), Merita Berdica (Poezi), Rauf Xhyheri (Poezi), Desantila Qerimaj C (Poezi), Mirela Qyteza (Poezi), Mimi Tivari Kaduku (Poezi), Nikolin Lukaj (Poezi), Stela Franja (Poezi), Gerard B. Daberdaku (Foto), Entela Tabaku Sörman (Poezi), FatJeta Muriqi (Foto), Jetmir Troshani (Video & Typography).

Lexo më shumë →

Artet Figurative Expo – Shkolla e Mesme Kombëtare Artistike “Prenkë Jakova”

PerSitin

“Veprimtari e Grupit PerShkodren”

Artet Figurative Expo – Shkolla e Mesme Kombëtare Artistike “Prenkë Jakova”

Shtjellim:

Stafi PerShkodren, i nisun nga dëshira për me dhanë një ndihmesë modeste për shkollën e mesme kombëtare të arteve figurative “Prenkë Jakova” në Shkodër, ka mendue me bashkëpunue me  një grup artistësh profesionistë që ushtrojnë aktivitetin e tyne si brenda ashtu dhe jashtë Shqipnisë, në nji projekt të ri artistik. Këto artistë të përzgjedhun do të japin një feedback kompetent në evidentimin e vlerave të punimeve te nxanësve të shkollës, e nëse me vend, do të japin edhe kritikën e tyne; kjo gjithmonë për përmirësimin e anës profesionale dhe metodike, të ecunisë në punën me talentet e reja.

Kjo veprimtari dhe ky bashkëpunim i joni, mendohet të zhvillohet në fund të çdo viti shkollor, për nxanësit maturant të Shkollës së Mesme Kombëtare Artistike “Prenkë Jakova” dega e Artve Figurative.

Lexo më shumë →

Aktiviteti Muzikor – The Song

TheSongTë dashtun miq e anëtarë,

Kena kënaqsinë me ju informue se PerShkodren shpall të hapun, aktivitetin muzikor “The Song” (Kanga), i cili do t’zhvillohet në formë konkursi, gjatë datave 10 deri me 25 Prill 2015 me prumjet tueja. Kjo nisëm asht nji sipërmarrje e artistit Markelian Kapidani në bashkëpunim me Stafin PerShkodren, Qendra Rinore ARKA si dhe Radio Motiv/media partner. Ftohen për pjesëmarrje aktive të gjithë Shkodranët.

Shtjellim:

Pjesëmarrësit duhet të paraqesin për konkurim nji Kangë, të incizueme krejt thjesht nëpërmjet nji  ‘smart device/phone’ në formë ‘Audio & Video’ (Za & Figurë) ose vetëm ‘Audio’ (Za). Materiali duhet të dërgohet në ktë e-mail: stafipershkodren@gmail.com (Pranohet edhe YouTube link). Kanga konkurruese mund të jetë ose jo e shoqnueme me instrument(e), ndërsa randësija ma e madhe bjen tek origjinaliteti i saj. Kanga mund të jetë krejtësisht produkt i vetë interpretuesit për nga teksti dhe kompozimi, ose mund të jetë me kompozitor, autor dhe interpretues të ndryshëm.

Lexo më shumë →

Poetry Exhibition “Feminine Unlimited” – 8 March

PosterFinal

Poetry Exhibition “Feminine Unlimited” – 8 March

8 Marsi i këtij viti do të çelë me nji aktivitet risi, të tipit Ekspozitë, prej nji bashkpunimi inovativ, ideor dhe organizativ, mes “Unlimited Soul Cafè” dhe “PerShkodren“.

Muret e lokalit “Unlimited Soul Cafè” do të dekorohen me poezi të përzgjedhuna femnore, në gegnisht, të cilat do t’kundrohen vizualisht në formate poster-grafike, nën tingujt e brishte të violinës së artistit Eugjen Gargjola.

Le t’jetë ky nji celebrim mikëpritës, respektues e sensual i ksaj dite ndërkombtare dedikue grues, motrës, nanës, shoqes, femnës.

Të gjithë janë të ftuem me shijue kte eksperience unike në “Unlimited Soul Cafe”, në adresën: Themistokli Germenji 5, Tirane. (+355 69 951 5414) në ditën e 8 Marsit, 2015.

Lexo më shumë →

“Andrra ime” aktivitet letrar – 1 deri me 28 Shkurt 2015

10969405_384079871763764_2072377470_o“Andrra ime” aktivitet letrar (në prozë) për moshat 12-18 vjeç

Ky aktivitet synon rritjen e cilesisë shkrimore si nji lule e bukur e komunikimit.
– Jo ma shumë se 800 fjalë. 

– Duhet me u plotësue të gjitha shenjat e pikësimit.

Ju lutem, dërgojeni krijimin tuej në adresën stafipershkodren@gmail.com
Afati përfundimtar i prumjeve asht 28 Shkurt 2015.

Vlerësime: 
– Miqt të mirë kompetent (Stela Franja, Entela Tabaku Sörman, Teuta Haxhija, Rauf Xhyheri, Klodian Kojashi dhe Astrit Fani) të grupit PerShkodren kanë me përzgjedhë disa nga këto krijime letrare me vlerësime të tilla, si p.sh., shkrimi ma i bukur, shkrimi ma emocional, shkrimi ma romantik etj… 
– Këto përzgjedhje kanë me u publikue në revisten dixhitale, krahas përmbledhjeve të tjera. 
– Çdo pjesmarrës ka me u pajisë me “Simbol Dixhital”, tue lane kështu gjurmë të përhershme te grupi PerShkodren, si dhe nji pikë reference për të ardhmen e suksesshme të çdo pjesmarrësi në këtë aktivitet letrar.

Së shpejti në aktivitete të tjera

Lexo më shumë →

Nje sfilate virtuale ndryshe

Kole Mileta Nje sfilate virtuale me kafshet (mirepresim edhe shpend) shtepiake te anetareve te grupit PerShkodren.

Krijimi i kesaj sfilate virtuale ishte nje ide e mikut tone te dashtun Prof. Kole Mileta.
Vazhdoni me prumejt tueja duke dergue fotot ne email-in stafipershkodren@gmail.com

Lexo më shumë →

Protected: Arti i Rifillimit – coming soon…

There is no excerpt because this is a protected post.

Lexo më shumë →

Janari, muaji i diskutimeve! 1 deri me 31 Janar 2015

10863815_10204429551272344_1206990856556312381_o Janari, muaji i diskutimeve!
Forum i hapun në grupin PerShkodren Janar 2015

Tematikat sipas javëve të janarit:

Java e parë: Muzika

Java e dytë: Letersia

Java e tretë: Turizmi

Java e katërt: Fotografi

Ftohen të gjithë anëtarët e grupit PerShkodren për bashkëbisedim.

Të diskutojmë për ide të reja që ndihmojnë në zhvillimin e qytetit në fushat e masipërme.
Mos ngurroni! Na kontaktoni në emalin stafipershkodren@gmail.com për të dëgue temat e diskutimit, që mandej kanë me u postue nga stafi te grupi PerShkodren për bashkebisedim.

Lexo më shumë →

Postoni nji foto të pemës së Krishtlindjeve! 15 deri me 31 Dhjetor 2014

10670086_10204193060240216_3569503074466543268_nPema e Krishtlindjes

Postoni nji foto të pemës së Krishtlindjeve nga shtëpia juej!
 
 
 
 
 

Lexo më shumë →

“Rrëfime PerShkodren” – 1 deri me 15 Dhjetor 2014

Rrefime-PerShkodren-Grafika-PrezantueseStafi PerShkodren fton të gjithë anëtarët, kudo që janë, të marrin pjesë në aktivitetin tonë të radhës: “Rrëfime PerShkodren” (në prozë).

Gjithsecili prej anëtarëve të këtij grupi, ka rastin me na rrëfye diçka të bukur, interesante, mbresëlanëse lidhun me Shkodrën, apo zhvillue në Shkodër.

Në këtë aktivitet të gjithë pjesëmarrësit do të pajisen me nji grafikë komplimentuese për pjesëmarrjen, tue lanë kështu gjurmët e tyne unike te grupi PerShkodren.

Pjesmarrja asht nji detyrim shpirtnor ndaj Shkodrës që na mësoi me dashtë, na qytetnoi me dallue dritën prej territ, me provue ndjesi nga ma të veçantat emocionale, që na bajnë me e shkapetë shpirtin për te, sa herë ja përmendim emnin.

Lexo më shumë →

Aktivitet Fotografik – Pikat turistike të Shkodrës – 1 deri me 30 Nentor 2014

cover afPerShkodren ne bashkëpunim me Iden Temali dhe Ermal Grenazi organizon aktivitetin fotografik me tematikë “Pikat turistike të Shkodrës”. Kjo iniciativë nuk asht nji konkurs, por nji aktivitet që ka për qëllim promovimin e bukurive të Shkodrës.

Pranojmë deri në 3 foto për pjesmarrës. Të gjithë pjesmarrsit kanë me u pajisë me nji “Simbol Dixhital” të punuem nga Stafi PerShkodren. Gjithashtu, disa nga fotot e dërgueme, kanë me u perzgjedhë nga nji treshe profesionistesh fotografë nga New Yorku e, në nji faze të mavonshme, kanë me u publikue në Revisten Dixhitale PerShkodren, që ka mu u prezantue për ju në fund të këtij viti.

Lexo më shumë →

Konkursi i Poezisë – Vjeshtë – 1 deri me 31 Tetor 2014

prize-3

Lexo më shumë →

Eri Omari – Fituesja e Konkursit te Pozise

Ermira Omari Pergzojme Eri Omari per fitoren e Konkursit te Poezise (1 deri me 15 Shtator) si dhe falenderojme pafundesisht bashkepunimin me Elona Çuliq dhe Ilir Seci te cilet kane ba nji pune te madhe dhe cilesore.

Perkthimet ne Shqip jane te veshtira por te perkthesh ne nje gjuhe te huaj, kuptuam se asht disa here ma e veshtire. Keshtu qe nje Big Up per Elonen dhe Ilirin.

Ky bashkepunim tregon se cka mund te bajme kur i rrokim zemrat dhe kthejme vemendjen nga e kreativiteti. Te jet ky nji bashkepunim shembull i cili frymzon edhe iniciativa te tjera, ku ne proces, dore per doret te bajme diferencen. Falenderimet tona miq vijne te perzemerta dhe te sinqerta.
Hap mbas Hapit PerShkodren!

Lexo më shumë →

Promovimi i librit “Stinet e Mia” nga Mimi Tivari Kaduku

Promovimi i librit "Stinet e Mia" , Shkoder, Gusht 2014 by Mimi Tivari Kaduku

Promovimi i librit “Stinet e Mia” nga Mimi Tivari Kaduku, redaktuar nga Ndue Lazri, me kopertinë të Zef Nacaj, shtypur nga shtëpia botuese Ada në Tiranë me z. Roland Lushi. Promovimi i këtij libri u zhvillue tek Vila Nova, Shkodër, me datën 8 Gusht 2014. 

Lexo më shumë →

Rrefime PerShkodren – Gusht 2014

Keto Rrefime kane me u postue ne Resvisten digjitale PerShkodren e cila ka me u publikue ne fund te vitit.

rrefime

Lexo më shumë →

Festivali i Muzikës Moderne në Shkodër 2014

Edicioni i Tretë 13-14-15 Qershor 2014fmm3

Tashmë, mbas suksesit të dy edicioneve të para, Festivali i Muzikës Moderne është kthyer në traditë me vlera të larta artistiko-muzikore e interpretuese në qytetin e Shkodrës.

Artdashësit, opinioni qytetar mediatik dhe të gjithë specialistët e fushës së muzikës i kanë  konsideruar këto dy Edicione të para të “Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër” si një arritje shumë të suksesshme e cilësore si në drejtimin organizativ ashtu edhe artistik.

Këto vlerësime pozitive, kanë shërbyer si orientim dhe nxitje për të ruajtur frymën e arritjeve të deritanishme. Gjithashtu duke analizuar me shumë seriozitet sugjerimet e specialistëve të fushës së muzikës, Komisioni i përzgjedhur Organizativ i Festivalit, Shoqata Kulturore Artistike “Prenkë Jakova”, mbas konsultimeve të shumta me grupe e artistë të mirënjohur brënda e jashtë vendit, ka konceptuar  hollësitë e reja të organizimit  të Edicionit të Tretë të “Festivalit të Muzikës Moderne në Shkodër”,  i cili do të zhvillohet këtë vit më 13-14 dhe 15 të muajit Qershor.

Lexo më shumë →

Oclectic Art nga Olta Dokle – Nje Art Ndryshe

Poster
Po vjen qershori, qershori i qershijave përmbi tortë…
Fillon i freskët, me puhizë arti e jehonë feste, e kulmon me Ekspozitën kontemporane “OCLECTIC”, të cilën Olta Dokle e sjell me shumë andje, për herë t’parë në Shkodër,
nga Nju Jorku i përtej oqeanit.

Krejt origjinale, një art ndryshe, Mixed Media (Teknike Mikse) mbi qelq të ricikluem, që premton me na miklue e intrigue shqisat dhe shpirtin.

Ju mirëpresim në Bar ALKORD prej datës 7-14 qershor, në Djepin e Artit, që ta shijojmë e mbështesim s’bashkut!

Për ma shumë detaje klikoni linkun e maposhtëm…
http://goo.gl/Sc32Ys

[headline]Biografi e shkurtër artistike…[/headline]

Që në vogëli ajo impresionohej nga germat, dritat, ngjyrat, format, lëvizjet dhe motivet e gjalla. Mahnitshëm ajo filloi të shkruajë, të lexojë dhe të vizatojë qysh kur ishte 3 vjeçe. Lindur dhe rritur në Shqipëri në një familje artistësh të mirënjohur, ajo thithi ajrin kristal të mbarsur me art e muzikë, gjë që ushqeu dhe frymëzoi pareshtur talentin e saj artistik. Si një hobi, ajo kultivoi për një kohë të gjatë interesin e saj ndaj arteve pamore, duke e mbajtur atë mënjanë për vite me radhë, për të ndjekur një karrierë të suksesshme në drejtësi dhe marrëdhënie ndërkombëtare.

Lexo më shumë →

Konkursi i Fotografisë – Pranverë – 2014

prize5

Lexo më shumë →

Konkursi i Poezisë – Pranverë – 2014

prize3

Lexo më shumë →

Numri i shikimeve

(152)

Arkiva