Arkive: Rrefime

Ylli botëror – nga Pjeter Logoreci

Ylli botëror, Aleksander Moisiu në 125 Vjetorin e Teatrit Popullor të Vjenës Vlerësimi i portretit të aktorit të madh nga ekspertët austriak të artit. Nga Pjeter Logoreci Cdo ditë të martë Televizioni austriak ORF III në rubrikën Art dhe Kulturë,  transmeton një emision shumë interesant, i cili në thelbin dhe përmbajtjen e tij bën të

Lexo më shumë →

Ne preherin e tij! – nga Astrit Fani

Ne preherin e tij! Me duhej te beja shume pune njeheresh, te rregulloja shtepine qe kisha marre me qira, dhe njekosisht te mblidhja te gjithe sendet e rrobat ne dhomen time qe nuk ishte me e madhe se tre me tre. Ishim familje e re, po shkonim ne nje apartament me qera me pak hapsire

Lexo më shumë →

Kujtimet e Luçes – nga Mirela Qyteza

Kujtimet e Luçes Mbasdite e g’jatë, qershori i ka hapë rrezet pash më pash si flokët e g’jatë të leshverdhës. Kacuk në safallek të derës s’oborrit po digjte cigare mbas cigareje në shoqni me mendimet e kujtimet e nji rreshti të pafund, e sytë i mbante te nipat e vet tek luenin në rrugicë me

Lexo më shumë →

Sy’mbramja nuk ashtë kot’ hala – nga Merita Berdica

Hala s’e ka lëshue vedin, trungu i shtatit, ndër fijet e barit për me pushue nga lodhja e ditës t’randueme. E zhegitun ulet rreth trumes , e cila rrah ujin e ftoftë brisk, duke ja dhurue jeshirllekut vlakut i mbushun plot e përplot me ngjyra të ndezuna, të cilat ta kanë rrejte mendjen për me

Lexo më shumë →

Shkodra si vetëdije – nga Sait Saiti

Asht e veçantë sesi vetdija e Shkodrës më ka ardhë, ia mveshi krejtësisht pasqyrës ma të parë të dashnisë që më ka përshkue. Siç mund të jetë shumëkush nga një pikë historiko-kohore e mbrapa, rastisa me kenë i shpërlamë nga pjesa ma e madhe e shtresëzimeve që përcaktojnë të kenit shkodran, autentik. Prejardhje, vendlindje dhe

Lexo më shumë →

Rrefim nga Albana Fani Rrashi

Sot po kam qejf me nda me jue  do emna, prej atyne qe kane dhane shume, por s’ma merr mendja se asht ba fort per to. Do persona qe e meritojne me gojen plot me u thirre Shkodrane, bile prej atyne 18 karatsh. Per do edukator qe kane dhane me mish e shpirt, pa hile,

Lexo më shumë →

“Kam shumë mall…” nga Arsen Gjyrezi

Do të iki jashtë shtetit për një kohë të pacaktuar. E di që dita kur do të largohem nga qyteti im do të më emocionojë shumë. Do të filloj një jetë ndryshe. Në shtëpi do të vij më rrallë, të afërmit do t’i shikoj më rrallë. Po ashtu miqtë e mi të dashur. Do ta

Lexo më shumë →

Hyjni e dashnueme nga Merita Berdica

Hyjni e dashnueme ! Me u rrëfye para alterit të Shkodres ashtë me mbrujtë krahanorin me àjrinë mes shume dashnive. Ashtë, sikur je në zhegun e thatë t’gushtit, ku gjinkallat rreken në percellim të shtangun nga kanga e tyne, kitarrë e pambarueme. Anda-anda të verbohen sytë para një parajse kopshtije . Tinzash ke hap deriçken

Lexo më shumë →

Shkodra ma shumë se dashni, një vend ku njeriu prej ngado që të vijë ndihet mirë – nga Merita Smaja

Më thanë të them diçka për këtë qytet… por a mundet njeriu me thanë diçka për një dashuni që të lidh fort e të ban me u ndie mirë. Ky qytet në të cilin unë tashma kam vjet që jetoj, asht dashni e gjallë, e kjo buron nga shpirtnat e qytetit e të njerëzve. Dashni

Lexo më shumë →

Rrefim nga Melita Vjerdha

Shkodra 2400 vjeçare , gjithmonë kryezonjë e pamposhtur. Ky qytet i lashtë perveç bukurive natyrore, mbi te gjitha krenohet me jetën kulturore dhe intelektuale. Shkodra dashuri , e qiellit të kaltër e liqenit endërrimtar ku për shekuj me rradhë mengjeset e kulluara lanë hijen e vet në të. Arkitektura dhe pamja shpalos fizionomine e vet

Lexo më shumë →

Shkodra, beh në ty, deng, djegun prej mallit e kallun prej dëshirimit me t’pa nga Albert Vataj

S’mujta kurrqysh me i ba bisht nji ftese dashamirëse qi stafi “Për Shkodrën” m’bani me shkru do rreshta, ndoj përjetim, përsiatje, apo diçysh, ndoj regëtimë shpirtnore për Shkodrën. Lypa gajret ndoj’ ditë ngase isha i pamundun, e po m’trazon jo pak pamjaftueshmënia e kohës për me ba gjanat qysh duhen. E gjeta kohën e u

Lexo më shumë →

Nuk eshte turp te flasesh dhe per nje turp nga Ylli Halilaj

Nuk eshte turp te flasesh dhe per nje turp. Eshte pjese e historis per te xane mend. Turp i vertete per sportin ne Shkoder, per organizatoret, drejtuesit e klubit per basketbollin, per ate sport aq te dashur qe ka mbushur gjithmone shkallet e sallave  sportive te lojrave me dore e ka brohoritur me entuziazem. E

Lexo më shumë →

Mes dy dashnish nga Rozafa Shpuza

Në pragmuzg, kur rrezet dembele po i aviteshin ngeshëm majës së Taraboshit tue i dhanë liqenit nji dritë bojëshegë që të lente pa frymë, qyteti i shtrimë poshtë bedenave të lashta më pëshpëriti lehtë, si me dashtë me m’thanë nji sekret. Pëshpërima jehoi tue u përplasë ndër muret e rrënueme prej tufanit të moteve, u

Lexo më shumë →

Krahët e lirisë dhe Rini Monajka nga Arlinda Çausholli

Rini Monajka. E njeh kush? Pak nga qyteti im… Për më tepër Shkodra ka patur lëvizje sociale të sinkronizuar me vrullin e Drinit kur është i inatosur. Se mos vetëm Shkodra. Në ditët e sotme do të ishte mbase një nga djemtë më të lakmuar të pjacës… Prejardhje austriake, i edukuar, dashurues i gjuhëve të

Lexo më shumë →

Gjuha e pazhurmë e dashunisë nga Arlinda Çausholli

Kutia ime e fotografive ka ngjyrë manushaqeje dhe është e stampuar me lule të bardha. Sigurisht që do të kishte ngjyrë të bukur. Të gjitha kujtimeve tona, i shkojnë për shtat vetëm penelata të ngrohta. Unë nuk e hap shpesh, por mbrëmë po rrëmoja pa ditur se çfarë. Mbase po kërkoja një motiv. Apo lajtmotiv?

Lexo më shumë →

Humanisti, qe u kthye ne legjende… nga Pjeter Logoreci

Humanisti, qe u kthye ne legjende…. Kushtuar mjekut humanist, nerologut Sandër Ashta… Nga Pjeter Logoreci Gjatë vizitave në atdhe befasohem nga ndryshimet e mëdha. Ndër ditët e qëndrimit, sidomos kur dielli shndritë rrugicat shekullore, por edhe fasadat e pallateve modern të qytetit tim të lindjes Shkoder, të vjen dëshira për ndonjë shetitje nga bregu i

Lexo më shumë →

Rrefime PerShkodren – Gusht 2014

Keto Rrefime kane me u postue ne Resvisten digjitale PerShkodren e cila ka me u publikue ne fund te vitit.

rrefime

Lexo më shumë →

Numri i shikimeve

(256)

Arkiva