Arkive: Une Ngre Zanin

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Albana Temali

Mbesim gjithmon “te huej” sado t’jena t’integruem me jeten e vendit ku jetojme. Rranjt tona na “thrasin” gjithmone edhe nqoftse ndokush i harron asht “i hueji” qe ia kujton. Sidomos kur bahet fjal per situata problematike. Du me e cu zanin per problemin e gjakmarrjes – per at situate, at realitet diku ne periferi, sado

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Ymer Qosja

Ura e Bunes e Vjetra, a ju thote gja? Po jep shpirt! Shpresoj te mos marri kend me vedi, si asht ba!

© Ymer Qosja

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Arjanit Balca

Njih vetvehten. Njih dheun të cilit i perket. E në kjoftë se ai dhé gjindet n’Shkoder, pyetè vedin: Çka kam bâ ûn me dhuraten e rradhe/t’veshtir të t’kênunit Shkodran?

Nji qytetar i mirë i Shkoders âsht qytetar i mirë i botës, sado e zhvillueme/ndryshme që të jetë ajo botë. Ky âhst nji fakt që vertetetohet perditë prej sjelljes së qytetareve të mirë të ketij qyteteti gadi enigmatik per pashterpesinë e kapacitetit per me prodhue qytetnimit.

Unë propozoj që ata persona të cileve rreshtat e masiperm i shkaktuene jo nji zile te mekun, por kumon shungudhuese n’shpirt e intelekt, të mlidhen, kjoft edhe elektronikisht, e të diskutojne temen:

A jam ûn tuj e nderue/perfaqesue dheun tem âshtû si fati me nderoj mue tuj m’pagzue me titullin Shkodran?

© Arjanit Balca

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Eri Omari

Une do te guxoja te ngrija zanin per te gjithe gjykimet qe bart e vazhdon te trashegoje nder breza shoqnia jone! Me vjen shume keq qe rinia jone eshte shume pak mendjehapun per te rejat qe cdo dite mund ti vijne perballe dhe shume e gatshme per gjykime per cdo gja ndryshe qe shohin. Ne

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Fioralba Duma

Mendoj se duhet mu ndergjegjsu se nji qytet asht shprehje e qytetarve t’vet, se vetem qytetart mund t’bajn te mundun nji ndryshim, se ky ndryshim duhet t’niset pre popullit. Tu fillu te nje mbeturin e vogel si çemçakezi, tu fillu te muhabetet para kafes. Nqs ankohesh per thashetheme, shmangi ti n’plan t’par. Nqs duket pashpres gjithkund fol ti e trego shpresen.

Gjithashtu, mendoj se duhet mu ndergjegjsu se bashkimi ban fuqine, e bashkepunimi ban ndryshimin. Pra te mundohena me bashkepunu tan, me leju njeni tjetrin mu njoft, me than/ba nje gja qe konsiderohet jasht logjiks “vendi ban kuvendin”: vendet jan n’baz t’kuvendusve. Nqs hapim dyr ta pa na hapen botra e gjithça do na duket e mujtun, gjithça do bahet e mujtun!

©  Fioralba Duma –  Referenca https://goo.gl/vgUBYU

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Teuta Haxhia

Kjo foto asht e shkrepun prej Ures se Mesit dy vjet ma pare. Nji nga pasunite tona ma te bukura arkitektonike, kulturore dhe historike ate dite ishte e mbushun me zhumile.

Nuk e di sot por per te gjitha ambientet e bukura qe jane te mbulume me “pa-edukaten” tone une çoj zanin fort.

© Teuta Haxhia – Referenca https://goo.gl/cyKuOH

11186198_847183328681820_1032491301_n

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Irena Balca

Mendoj se nji nder nderhymjet ne qytet asht sistemimi i Tregut Fshatar. Kjo per arsye higjienike dhe etike. Me etike du me thane – respekt per ushqimin, per ate qi e ka prodhu si edhe vleresim te drejte te produktit natyral. Asht e dhimshme me pa peshkun e xanun nji nate ma pare ne liqe, te shkrrame ne nji cope plasmas ne trotuar: djathi i bame me aq mund, tuj fillu prej kullotjes se bagtive e me radhe, perfundon ne nji tepsi te vume mbi nji arke ne midis te pluhnave. E per ma teper qi cka fshatari shet asht (ne shumicen e rasteve) organike. Nuk duhet ndonji buxhet I jashtezakonshem per aplikimin e nji planit ma rradikal ne lidhje me nji funksionimin e ketij tregu edhe ne planin ekonomik.

© Irena Balca – Referenca https://goo.gl/sRGGnN

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Megg Bashi

Per Shkodren une ngre zanin, une shkruej:
Unë vetë i përkas nji moshe të re edhe sic rëndomët vihet re, angazhimi i te rijve asht vetëm gjatë fushatave partiake. Do t’kisha kenë e mendimit që iniciativa tanëpërfshirëse të të rinjve të organizohen mà shpesh, në plazhe, kampe, lulishte, e sipërmarrje për qytetin tonë. Due me pà të rinj që ndërgjegjësohen e ndërgjegjësojnë!

© Megg Bashi

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Desantila Qerimaj C

Pershendetje tanve. Respekte fillimisht per cdo deshire si dhe ide t’shprehun ne nismen “Une ngre zanin”! Une çoj zanin… Me shprese e deshire… Ma shume mendim se proteste… Per dicka t’mundshme, t’pabazueme ne leje zyrash, t’bazueme vetem ne mundsite tona, t’realizueshme. Ne dicka qe s’ka dyshime, dhe as pengesa shum… Qysh se u krijue kjo

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Markelian Kapidani

Shkodra ka nevojë per rinovim! Rinovimi i perket gjith atyre objekteve që kan të bajn me jeten kolektive të qytetit. Si zakonisht fillohet me rregullimin e rrugëve, me ndertimin e parqeve, lulishteve ku njerëzit mund të kalojnë kohen e lirë duke pushue … per t’arritë tek institucjonet e kulturës si: bibloteka, teatri dhe shkolla e.tj

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Merita Smaja

Çdonjëri prej nesh ka pse ngre zerin, sepse mungesat janë të shumta e gjërat që duhen përmirësuar edhe më të shumta. E kur të kërkohet mendimi për çfarë do ngrije zërin, gjërat që të shkojnë ndër mend janë ato me të cilat merresh çdo ditë. E mua më dhemb teatri, sepse është shpirti im e i të gjithë atyre që e kanë në shpirt e vazhdojnë ta japin shpirtin për të. Unë gre zërin për nevojën urgjentisht që të ushqejmë fëmijët me teatër, pra të bëjmë teatër për ta e ata të bëjnë teatër për vete e për të tjerët. Dashuria për diçka mësohet që në vogli, e më pas të vazhdojë tradita edhe në shkollat e mesme e universitetet…

Teatri ushqen shpirtin me të bukuren e bën që pas kësaj ne të kemi një teatër e një publik dashamires dhe kritikues. Para një fakti të tillë do ndihemi më mirë e do të sjellim vepra më dinjitoze, me salla plot me spektatorë, sepse e kemi mbjellë dashurinë për të që në embrion. Flm Stafi per Shkodren!

© Merita Smaja

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Aleksander Pali

Une mendoj se ka ardhe koha me ndertue shpia ” Time share”. Kjo do te thote qe nji grup i madh prej 50 vetesh ( ma pak ose ma shume) munden me ndertue shtepi pushimi ne Theth, Razem, Shiroke, Velipoje etj dhe pronesia ashte perbashket ( te gjithe investuesit ) e ketij grupi kane te drejte ta perdorin kete ndertese me afate te caktueme. Ashte nji investim e bisnes i sukseseshem ne Ameriken Veriore e Jugore.
Ose te fillohet me nji ndertese te vetme nga Grupi per Shkodren, e kjo ndertese te perdoret per interresat e Grupit. Investuesit kane te drjete ta perdorin kete ndertese edhe per dasma, raste te tjera e deri tek interesi i pergjitheshen i grupit.

© Aleksander Pali – Referenca https://goo.gl/pgzhg8

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Gjergj Kolgjokaj

Shkodra ka pas edhe ka talenta!
Nji prej atyne talentave mundet qi me ken un, e pse jo edhe ti? Une po due me ngrit zanin n’kyt rast per sportin e gjimnastikes! 15 vjet me rralle une bashke me shoket e shoqet e mi, qi shumica jone mate titullin mjeshter sportit ja kushtume trupin, kohen e po ashtu edhe dashnine ketij sport qi po i mungon fort Shkodres!

© Gjergj Kolgjokaj – Referenca https://goo.gl/NrfSo4

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Klodian Kojashi

Meqe asht per me dhane nje ide, une po e ndaj me ju, nje mendim qe me bren prej disa muajsh. Po e shpreh shkurtimisht, se kur zgjatem nuk di me tregu me saktesi. Idea jeme asht me sjelle ne shkoder Moter Tonen, pra me kriju nje galeri artesh ku te jene pjese te artit te autoreve shkodrane, piktura, skulptura, punime artizanati me vlere artistike, arti bashkohor, fizarmonika e prenk jakoves, do letra origjinale te migjenit, kopje e mesharit te buzukut, etj etj., Keto jane vec shembuj, sa me dhane idene se cka mund te krijohet ne shkoder. Asht kryeqyteti kulturor i shqiperise e s’kane pse me jetu ne tirane, ne ambjente me qera, vepra qe i perkasin historise se qytetit. Decentralizim don me thane edhe kjo, pra decentralizim i artit e kultures.

© Klodian Kojashi – Referenca http://goo.gl/7LVgjn

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Gerard B. Daberdaku

Per Shkodren, une ngre zanin qe teater Migjeni te funksionoje sic duhet. Une ngre zanin qe nje here te vetme te mbahet i rregullt, te instalohen pajisjet e reja, e mos te vije ma era ZHARI! Une ngre zanin qe cdo gja te rregullohet, tu fillo nga fonia, ndriçimi e tu perfundu te rikonstruktimi i lozheve, sallave te pushimit, prapaskenes e shume te tjerave.

© Gerard B. Daberdaku

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Mirela Qyteza

– Krenohemi se kemi nji Shkrimtar te madh si MIGJENI – krenaria e Shkodres!
Do e rregullojme Teatrin e qytetit tone me emrin – MIGJENI – krenaria e Shkodres!
– Po nje shtepi ku ka jetu’ MIGJENI ketu ne Shkoder a mundena me e pase?
Une qysh femi e kam pase vizitu’ Shtepine – Muze ku ka jetu’ MIGJENI! PO sot? Ku do e shohin brezat e ardhshem lidhjen e ketij shkrimtari me qytetin tone? Vetem me eshtnat e Tij qe prehen ne Varrezat e Deshmoreve te Luftes Nacionalclirimtare? A mundem me cu` zâ?

© Mirela Qyteza

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Melita Vjerdha

Provoj te ngre zanin per me nxjerre ne siperfaqe nji shqetesim qe me bren ne rrealitetin e sotem ne qytetin tone,por jo vetem, dhe qe e shoh larg nji zgjidhje efikase. Keqmenaxhimi i kohes , sidomos nga te rinjte.

Ne shoqerite moderne e postmoderne, me dinamike te vrullshme zhvillimi e levizshmerie shoqerore, veç te tjerash shkalla e vleresimit dhe e miremenaxhimit te kohes asht nji tregues i rendesishem i statusit te çdo personi. Koha konsiderohet shume ma e rendesishme per personat me status ma te ngritun ekonomik e politik, arsimor e shoqeror. Pothuajse ne çdo rast njerezit me status ma te nalt nuk presin ata me status ma te ulet.

Ne shoqerite e urbanizume , pergjithsisht sa ma te rendesishem te jene njerzit ne veprimtarine politike, ekonomike , shoqerore , aq ma te kufizum e kane fondin e kohes qe ia kushtojne te afermve , miqve dhe shokeve, qe shpenzojne ne shoqerine e tyne per çlodhje ose argetim. Fondi i nji kohe te tille simbolikisht shpreh statusin e çdo personi.
Ne shoqerite e diteve te sotme menaxhimi i kohes pergjithsisht nuk ka shprehur e nuk shpreh statusin e çdo personi.

Miremenaxhimi me dore te kursyer i kohes nuk shpreh statusin e njerezve . Njerez ne gjitha fushat e veprimtarise se tyne vrasin ore te tana neper kafene duke diskutu pa asnji vlere teorike e praktike per çdo problem qe plukson ne çdo cep te planetit tone dhe duke u mburre me arritjet e shpejta , ndonese jo pak raste arritje te tilla duken te dyshimta. Ne shume raste kam perfytyru kafene me emrin “killing time”.

© Melita Vjerdha

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Violeta Fushazi

Un ngre zanin per rinine e Shkodres. S’ka randsi ça studiojm’ e cilin universitet kryjm! Randsi ka me dasht’ me ec para! Me punu e me gjet mundsinë me ba gjana të reja, sidomos ato që na bajn’ mu ndie mirë. Randsi ka me dasht punën që bajm!! Randsi ka me dasht vedin, thelbin e jetës tonë! Jetojm’ në ditë  t’vështira ku vetem me qesh ia dalim!!!

© Violeta Fushazi

 

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Freskida Miloti

Problematikat jane te shumta, por do te doja te cilesoja disa prej tyre. Infrastuktura rrugore. Linjat e autobuzave te unazes se qytetit nuk jane ne funksion. Hapesirat e gjelberta jane te pakta… Mungesa e organizimit te strukturave sanitare per sherbime dhe informacione te ndryshme kundrejt banoreve si ne zonat urbane ashtu edhe ne ato rurale. Mungesa e nje parku lojrash ne natyre per femije. Nje kopsht zoologjik i mungon qytetit, e gjithashtu do ishte me vlere te kishte edhe kopsht botanik. Do te ishte bukur qe te ndertohej nje qender rinore ku te organizoheshin te gjitha aktivitetet kulturore. ( Ne Tirane eshte ndertuar kjo qender nga Ministria e Mireqenies Sociale dhe Rinise dhe jane hapur dyert per aktivitete shume te bukura.) Vecova keto mungesa, duke iu bashkuar edhe mendimeve te parafoleseve.

© Freskida Miloti – Referenca https://goo.gl/WQENXg

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Ymer Qosja

Kjo nisma e ideve asht gja e bukur. Me pak pune, mund te bahen gjana te medhaja. Une me shoket e mi kam fol ne lidhje me rrugen e re te Shirokes. Qysh se ka fillu e imagjinosha vedin tuj ece ne ate rruge, e normal qe kenaqesha. Por… diçka verej se ndoshta mungon. Nuk ka peme per dekorim, dhe hije, çka asht edhe ma e randesishmja. Rruga asht e orientume lindje perendim, e imagjino me ece ne kame, apo biçklete ne ate rruge ne vere. Kisha dashte me u diskutu kjo pune. Ndoshta jam gabim, se mund te thone se nuk e lejon siguria rrugore a ku ta di une. Gjithashtu mendoj se vendosja e parmakeve asht e randesishme. Po ju si e mendoni, a i duhen peme dhe parmake asaj rruge?

© Ymer Qosja – Referenca https://goo.gl/LSBdnR

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Pjerin Ndreka

A do t’ishte e mundun,qe na emigrantet shkodrane me u angazhue ne zbukurimin e mjediseve natyrore te Shkodres tu mbjelle t’pakten ka nji peme sejcili ne qytet apo rreth e rreth qytetit.Asht e vertete qe na vijme me pushime (shumica) ne vere kur nuk mbillen pemt,por mund te kontribuojme me vleren ne leke x nji ase ma shume peme ne nji zyre te Bashkise qe merret me mjedisin,sigurisht tu marre siguri prej Bashkise qe paret tona shpenzohen vetem per kete qellim.Une nuk e di sa mund te kushtojne nji pishe apo nji peme tjeter,po besoj duhet t’jete nji çmim qe sejcili prej nesh mund ta perballojne.Besoj se do tu pritte mire,prej cilesdo prej dy kandidateve qe kane me fitue ne zgjedhjet e 21 Qershorit.

© Pjerin Ndreka – Referenca http://goo.gl/htDjnY

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Zef Nacaj

Kure mendon me shkru nje postim tek kjo rubrike e bukur dhe e nevojshme per Shkodren,gjaja e pare qe me vjen ne mend asht:Ide te bukura e te nevoshme Po dalin e diskutohen,por mos Po hape a shume dhe pak prej tyne do te gjejne rrugen e realitetit! Megjithate ,shprehja e ideve e rrahja e mendimeve te tilla dicka te mire ka me pru.
Shume nga idete ne qe jetojme jashte nuk e kena te zorshme me I gjete por mundesite e realizimit Jane te diskutueshme per kushtet e mentalitetet tona.
Une kam deshire te sjelle ketu ate qe realisht asht e realizume ne Hollywood boulevard ne Los Angeles!
Perjetimi I artisteve te medhenj qe ka nxjerre Shkodra ne nje obelisk apo me yje ne trotuar sic mund te jete rruga prej tek dugajt e te kisha e madhe apo edhe ne forme tjeter te propozume prej diskutimit te idese mund te ishte ne nderin e gjith brezave.

© Zef Nacaj – Referenca http://goo.gl/QCwxKr

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Valbona Quku Lisha

Krijimi i nji qendre kulturore-sportive për moshat 3-15 vjeç, e cila ofron kurse ose aktivitete me çmime të arsyshme. Kjo mund të realizohen nëpërmjet bashkëpunimit të Bashkisë dhe komunitetit. Bashkia  mund të sigurojnë ambientet ndërsa instruktorët të jenë vullnetarë, kryesisht prindër të interesuem në pjesmarrjen e femijeve të tyne në këto aktivitete.

© Valbona Quku Lisha – Referenca https://goo.gl/QF4Dnd

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Merita Berdica

Shkodra eshte nje hapesire koherente, mungese e reales potenciale. Ka nje rreze te ngushte Veprim-integrues, qe mediton klonimin parazitar te te ardhmes fitim-prurese, duke paralizuar mazhorancen, Rini. Mbetet nje hambar provincial ne metodat Gjykim-anarshi, duke korurzuar kulturen e Shoqeris Civile si penalitet i Unit. Plage-mbaretese e Zanit, qe askush nuk e ngre mbi shembelltyren e turpshme; Gjakmarrje!

© Merita Berdica – Referenca http://goo.gl/KGZebH

Lexo më shumë →

#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Arjet Pervizi Frojd

© Arjet Pervizi Frojd Referenca http://goo.gl/UmyFDS

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Aleksander Shallvari

KAKOMANI Pasi mësova edhe skandalin e fundit dhënë në mëngjes nga të gjitha lajmet kryesore, nuk arrita dot të peshperitja me dhimbje për atë që degjova, sepse lajmet rrëzonin kokëposhte njëri tjetrën, dhe spikerit mezi kuptonin çfarë lexonin, pasi nje erë e marrë sinjalesh anonime bëri që fletët e shkruara të fluturonin, mbi ajrin e

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Rozafa Shpuza

Ura e vjeter e Bahcallekut te restaurohet e te bahet per kalimtare.

© Rozafa Shpuza – Referenca https://goo.gl/VeWfsg

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Stafi PerShkodren

Asht bukur sikur të rinjte të tuboheshin vullnetarisht e të organizojshin aktivitete në të mirë të komunitetit. Ka shume të rinj të talentuem që munden me perdorë atë talent si nji instrument për ndryshim. Imagjino sikur të gjithë piktorët e qytetit të baheshin bashkë e të krijonin nji mini-projekt për ndryshimin e pamjes së nji qendre, kopshti a shkolle ose të bajshin kurse pikture, apo nji ekspozitë në trugje pemësh. Apo sikur tanë muzikantet të mblidhen e të krijojnë nji kalendar koncertesh në rruge a institucione…

Referenca https://goo.gl/hr5TqA

Lexo më shumë →

‪#‎PerShkodrenUneNgreZanin‬ © Mimi Tivari Kaduku

Do kishe dashtë me i pa tana gratë që tesh sa vjet janë kthy në shtëpijake, të angazhohen nëpër qendrat humanitare. Edhe për pak orë në javë të japin kontributin vullnetar pranë shtëpisë së pleqve, kryqit të kuq, xhamijave, kishave apo kudo që ka nevojë shoqnija.

© Mimi Tivari Kaduku – Referenca https://goo.gl/AR9IsJ

Lexo më shumë →

Numri i shikimeve

(125)

Arkiva