“Ç’do tё bёje nёse do tё ishte dita jote e fundit?” – nga Sonola Burrja

Time posted: Saturday, February 28th, 2015 6:41 pm

Share on Facebook1Tweet about this on TwitterShare on Google+0Pin on Pinterest0

“Ç’do tё bёje nёse do tё ishte dita jote e fundit?”

Jeta ёshtё njё dhe e ka njё fund. Por puna nuk qёndron te fundi i saj,por te vetё ajo. Gjёrat e pёrditshme qё ne kalojmё, aq tё vogla e tё parёndёsishme nё dukje, janё ato qё e pёrbёjnё jetёn.  Jeta ёshtё njё labirint i pafund drejt lumturisё. E janё tё rrallё ata qё e arrijnё kёtё.

Njё plagё e rёndё e shoqёrisё sonё moderne, ёshtё se njerёzit tani shqetёsohen pёr gjёra pa vlerё nё vend tё atyre ҁёshtjeve humane,tё cilat i pёrkasin nё tё vёrtetё njerёzimit. E ҁ’fiton njё i pasur, kur zemrёn e ka tё mbushur plot poshtёrsi, zili e mbi tё gjitha me ndёrgjegje jo tё pastёr? Po nёse jeta do tё mbaronte, kjo do ishte mёnyra qё do donte ky i pasur ta linte kёtё botё?

Nё qoftё se do tё ishte dita ime e fundit, do tё doja ta kaloja me ata njerёz qё unё dua, qё mё kanё ndihmuar atёherё, kur askush tjetёr nuk guxonte ta bёnte, qё pa ta jeta ime nuk do tё ishte e njёjta. Do tё shkoja gjer nё fund tё botёs, nёse do mё duhej t’i kёrkoja falje dikujt. Nuk do mbaja pengje nё zemёr, se njё jetё e tillё do tё ishte e stёrmundimshme pёr mua. Ka kaq shumё gjёra qё do doja tё bёja nёse do ishte dita e fundit. POR… Ne nuk kemi nga ta dimё se cila ёshtё dita jonё e fundit. Pra ҁ’mund tё bёjmё?

Tё jetojmё ҁdo ditё tё lumtur duke bёrё tё lumtur edhe ata qё kemi pranё. Ka shumё gjёra pёr tё cilat luftojmё nё botё, por lufta e vёrtetё ёshtё kёrkimi i lumturisё. Sepse njё njeri i lumtur ёshtё i fituari i vёrtetё.

Por dihet se rruga drejt lumturisё, ka edhe zhgёnjimi, hidhёrime e pendesa. Zemra jonё ёshtё shumё e fortё pёrderisa mund tё mbajё pёrbrenda hidhёrime pa u mbyllur e fshehur nga bota jashtё, zhgёnjime pa u thyer e ndarё nё njё mijё copa, por ёshtё vёrtet prej guri ajo zemёr qё mund tё durojё pendimet. Dhe zemra ime nuk ёshtё e tillё. Ështё diҁka brenda meje qё nuk mё lejon tё jetoj nё kёtё mёnyrё… Njё gjykatёs, por jo si gjithё tё tjerёt. Ështё mё i drejti, mё i sinqerti dhe mё i pamёshirshmi, por pavarёsisht kёtyre ёshtё i vetmi qё mё njeh kёshtu siҁ jam. Syve tё sё cilit nuk i bёj dot ballё. Para tij jam njё libёr i hapur, ku vendosmёrisht ёshtё shkruar e zezё mbi tё bardhё e vёrteta lakuriqe. Ky gjykatёs quhet ndёrgjegje.

Sa me fat jemi qё jetojmё! E sa budallenj tregohemi qё nuk e kuptojmё kёtё! Harrojmё se sa e shkurtёr ёshtё kjo jetё dhe nuk e kuptojmё rёndёsinё e saj. Merremi me vogёlsira nё vend qё tё arrijmё atё qёllim qё i kemi vёnё vetes nё jetё… Njё nga qёllimet e mia nё jetё ёshtё ta shijoj sa mё shumё atё, se fundja vetёm njё kemi. Po a i gёzohem ҁdo dite, ҁdo minute e ҁdo sekonde? Pёr fat tё keq, jo. Ankohem pёr njё ditё tё re tё saponisur, nё vend qё ta shoh si njё mundёsi  tё re pёr tё qenё me ata qё dua, njё mundёsi mё shumё pёr tё lёnё gjurmёn time nё kёtё botё. Ështё mёkat qё njerёzit e shohin botёn si diҁka tё detyrueshme e jo si diҁka tё dёshirueshme.

Jeta ёshtё aq e shkurtёr sa janё pak ata qё arrijnё tё lёnё gjurmё pas vdekjes. Por ne, njerёzit e thjeshtё mundemi tё jetojmё pёrjetёsisht nё zemrat e njerёzve tanё tё dashur si kujtime tё paҁmueshme. Kjo ёshtё e vetmja mёnyrё qё ne tё arrijmё pavdekshmёrinё dhe ky ёshtё shpёrblimi mё i lartё qё njё i vdekshmёm  mund tё ёndёrrojё.

Kaq shumё gjёra do tё doja tё bёja nёse do tё ishte dita ime e fundit, por s’do ta di kurrё se kur do tё jetё ajo ditё, deri sa jetёn Zoti tё vendosё tё mё marrё. Njerёzit e kuptojnё rёndёsinё e gjёrave, vetёm pasi i humbin ato. Po s’kam ndёr mend tё pres ditёn e fundit pёr ta shijuar jetёn siҁ duhet. Kёshtu qё, qё sot e tutje duke qenё ballёhapur dhe para sё gjithash me ndёrgjegje tё pastёr, do tё jetoj ҁdo ditё sikur tё mos ketё mё tё nesёrme pёr mua, sikur tё jetё dita e fundit e jetёs sime.

 

Punoi: Sonola Burrja