Piktúr
Historia e arteve pamore në Shkoder fillon me të paren (ose atê çka na sot njohim si e para) fotografi e shkrepun prej Pjeter Marubit në vitin 1858 në t’cilen paraqitet figura e Hamzë Kazazit. Ne vitin 1883, piktori shkodrán Kol Idromeno rrealizoj portretin “Motra Tone”. Ky portret, i cilësúm edhè si protreti mâ i mirë shqyptár, âsht vepra e parë e ktíj lloj dhè njikohësisht vepra qi shênon fillimin e shkëputjes së artit pamór shqyptár prej ndikimeve të thêlla turke e bizantine. Piktor të tjerë qi ndoqne e traditen e fillueme prej Idromenos jânë Ndoc Martini, Andrea Kushi, Simon Rrota, Zef Kolombi etj. Dy piktor shkodrán t’shkolluem në Itali të cilët i perkasin njì brêzit pak mâ t’vonë jânë Kel Kodheli e Vladimir Jani.
Ne vitin 1945, arti pamór shqyptár qi sapo kishte fillue me mârr ftýren e artit prendimor, u detyrue me kalue neper proçesin dhimshem të shdërrimit në njì art të relizmit socialist. Megjithate, Shkodra vazhdoj me xjêrrë piktor e skulptor të talentúm të cilët kan njì meritë të madhe per gjetjen e menyrave per me u bâ t’pranueshem prej censures idioteske të pushtetit komunist, pâ e trathtue krejtësisht artin e vertetë e mesazhet sublime qi ai transmeton. Në ket periudhë zhvilluen aktivitetin piktor si Franc Ashiku, Angjelin Dodmasej, Ismail Lulani,Danish Jukniu. Ky brez piktorsh vûni bazat e pictures profesioniste n’Shkoder tuj krijue kshtû njì tradít t’cilen do t’a çojnë mândej piktor të tjerë si Adria paci, Vladimir Myrtezai, Nikolin Luci, Alim Miruku, Gazmend Bakalli etj.
Skulptúr
Skuptura nuk pati ndonjì tradít të hershme n’Shkoder. Vetem mbas luftës së dytë botnore do t’shohim krijimet (shumica e t’cilave ishin figura luftëtarsh) e skultorve Ferit Kola, Hashim Kruja e Skender Kraja. Njì skulptor i cili i dha artit shkodrán e atij shqyptár nuanca mâ bashkohore âsht Pjerin Kolnika.
Karikatúr
Humori e ironia e hollë e shkodranve nuk kishte se si mos ndikue edhè artet pamore. Perjaqsuesi i humorit n’piktúr ishte Téf Palushi.