Babel ( kushtuar qytetit tim Shkodres)

Kam mshehë një sekret
Në pallton e lagun nën shiun e kuq
Unë,kalorës medieval në kërkim të paqes.
Paqja…
Nuk ka paqe,
Me njenen dorë më plagos
Me tjetren me shëron,
Prandaj vdes një mijë herë ,
Një mijë herë rilind, shpirti im,
Përjetë turravrap
Çdo shpirt asht një kalë :
Nuk ka tjetër shpirt
Veç atij të dashunuem
E luftarak.
A e ndigjon trokun tem, dashunia jeme ?
Babel i kohnave, i gjuhëve
Ka marrë me vedi ketë herë
Poeteshën-fëmijë
Që derdh ndër re të bardha
Fjalët e saj të humbuna.
 

Korrik 2010