Figurat

Nji nder komentet e para qì n’a êrdhën fíllë mbas publikimit të kësaj faqeje internetit ishte ai i njí lexuesit Shkodrán me banim në Tiranë. Kjo nuk âsht me u çuditë. Në përgjithësi reagimet e Shkodránve qì jetojnë jashtë Shkodret, e sidomos t’atyne qì jetojnë jashtë Shqypnijet, kanë kênë mâ t’fuqishme se reagimet e vetë banorë të këtij qyteti. Na mendojmë se arsyeja per ktè âsht kjo :
 
Shkodra âsht si njì piktúr gjigande qì merr frymë. Aty personazhet levizin, shahen, bâjn bé, qeshen, ngerdheshen, kacafyten e puthen. Dikund ndihen jaret shkodrane, mândej njì barcalét zhbiruese. Dikush premton me t’madhe se ka me e mbajt fjalen, ì tjeter me zâ t’ndryshkun len njì amanet. Deri n’kúp t’qiellit shkon kanga kur shkodránt gëzójn, e xhâma edhe mâ nalt shkon kur ata vajtojnë. Por të tánave j’a kalon rrakâma e koves pa êmen lidhë n’konop ndjesinash kur shkapétet nder muret e gurta të pusit shpirtnór shkodrán. Vjen mbrápsht kova plot me njì lánd t’pádukshme qì quhet jétë. E Shkodránt sperkasin me tè qytetin e vet.
 
Kjo pikúr âsht njáq madhështore dhe e ndrelikueme sá qì nuk mund të vlersohet tuj u pá vetem prej s’afermi. Duhet me ík larg, shume larg per me è pá kjárt è mandej ndoshta me e kuptue at çka na, në njì mëndýr shumë të koncentrueme, u mundueme me e pershkrue në paragrafin e mâsiperm.
 
Po kthehemi edhè njì hér te komenti, ne fakt âsht njì pyetje, qì Shkodrani anonim me banim n’Tiranë i ban krijuesave e të gjithë vizitorve t’ksáj faqe. Ai/ajo pyet: Çka do t’ishin Shkodránt pá Shkodren? Pergjegja mâ e mire qì na mujtme me gjetë âsht në fakt njì pyetje tjeter. Çka do t’ishte Shkodra pá Shkodránt? Ajo do t’ishte njì cope dheut rrethue me tre lumej, njì liqê e do male pá êmen.
 
* Janë Shkodránt ata qì ia vunè êmnin vendit t’vet e mbollnè n’tè karajfilat a párë.
 
* Janë Shkodránt arsyeja qì lumejt quhen Drin, Bunë e Kiri, e male e fusha e gjithsejcila skút e atij vend ká njì êmen.
 
* Janë gjigandat e Shkoders, Luigj Gurakuqat, Migjenat e Prenk Jakovat t’cílët ênde sillen neper qytet me këpúcët e týne t’stermdhaja punue me lëkuren e historís, ata qì s’e lân kerkend me harrue çka ka kênë, âsht e do t’jetë Shkodra. 
 
* Janë emigrantat Shkodrán ata qì flasin njaq shumë e në nját menyrë per at qytet sá qì per të gjithë t’huejt qì ndonjiherë kan takue ndonji Shkodran, Shkodra asht shnderrue në nji kuriozitet i njyem n’dashni. Janë pra kto t’mjerë te cilët dallueshëm prej t’anë të tjerëve sillen neper botë si kalorsa t’zí hýp nder kuaj qorra qì s’díjn kah shkojnë. Mâ t’trishtuemit kalorsa t’ botës ata janë pse shumë mâ e rândë se gjithkuj tjeter po i peshon nder shpatulla pelerina e pá dukshme e mallit per vênd t’vet. E zotat prej gjumit çohen e nuk dijnë me u pergjégj kur njezia me t’madhe pvesin: çka âsht ky zjem i mârrë me êmen qytetit qì i perzhít banórt e vet veç kur ata largohen prej tij.
 
Në vazhdim do të gjeni informacion rreth disa figurave të veçanta t’Shkoders. E kemi fillue me njì numer t’vogel figurash sá per me i kalxue lexuesave t’onë se si e kemi konceptue na ket seksion. Me kalimin e kohës, këtij seksioni do t’i shtohen edhe shumë figura të tjera të cilat Shkodra i ká me bollek.
 
Njerez te shquar:
 
Humanistet - Marin Barleti, Marin Becikemi, Gjon e Pal Gazulli etj...
 
Patriot - Luigj Gurakuqi, Hamza Kazazi, Dasho Shkreli, Oso Kuka, Hodo e Isuf Sokoli, Jusuf E. Uruci, Filip Ceka etj...
 
Historiografet - Frang Bardhi, Pashko Vasa, Tef Curani, Ndoc Nikaj, Nikolla Ivanaj, Nasuf Dizdari, Atanas Gegaj, Marin Sirdari, Zija Shkodra, Gazmend Shpuza etj...
 
Gjuhetar - Ndre Mjeda, Mati Logoreci, Jup Kastrati, Kole Ashta, Martin Camaj, Justin Rrota, Bahri Beci etj...
 
Etnografet - Kostantin Shtjefen Gjecovi, Benardin Palaj, Rrok Zojci etj...
 
Folkloristet - Kasem Taipi, Kole Kamsi, Donald Kurti, Fadil Podgorica, Kole Rrota etj...
 
Shkrimtaret - Gjergj Fishta, Filip Shiroka, Hile Mosi, Risto Siliqi, Migjeni, Ernest Koliqi, Vincens Prendushi, Kole Mirdita (Helenau), Zef M. Harapi, Andrea Skanjeti, Kol Jakova, Fadil Kraja, Paulin Selimi, Skender Drini etj...
 
Ekonomistet - Zef Jubani (Ndokilia), Gasper Guga, Luigj Gurakuqi, Zija Shkodra etj...
 
Muzikantet - Martin Gjoka, Prenke Jakova, Ramadan Sokoli, Cesk Zadenja, Avni Mula, Tish Daija, Abdulla Grimci, Pjeter Gaci, Lec Balca, Tonin Harapi, Shevqet Kruja etj...
 
Heleniste, Latiniste, Perkthyes - Franc Alkej, Pashko Geci, Henrik Lacej, Pashko Gjeci, Gjon Shllaku etj...
 
Orientaliste Turkolog - Jonuz Tafili, Tahir Dizdari, Daut Borici, Hamdi Bushati etj...
 
Poliglotin - Zef Simoni
 
Piktore - Ndoc Martin Camaj, Kole Idromeno, Simon Rrota, Zef Kolombi, Lin Delija, Vladimir Jani, Ismail Lulani, Danish Jakniu, Jakup Keraj etj...
 
Sportistet - Loro Borici, Muhamet Dibra, Xhevdet Shaqiri, Ibrahim e Feti Dizdari, Renato Radoja, Ali Bushati, Faruk Kalleshi, Lin Shllaku, Ramazan Rragami, Medin Zhega, Sabah Bizi, Paulin Ndoja, Familja e notarve Shestani dhe kamionin e Europes dhe te Botes ne peshengritje per te rinje, Erkan Mazreku etj...
 
Komentator Sportiv - Anton Mazreku.
 
Artistet - Loro Kovaci, Marije Logoreci, Pjeter Gjoka, Marije Kraja, Lucije Miloti, Lluke Kacaj, Naile Hoxha, Tinka Kurti, Bik Ndoja, Shyqyri Alushi, Xhevdet Hafizi, Tano Banushi, Ndrek Luca, Serafin Fanko, Roza Anagnosti, Zyliha Miloti, Zef Deda, Paulin Preken, Bep Shiroka, Tonin Ujka, Bujar Qamili, Rikard Ljarja etj...
 
Fotografet - Marubi, Pici, Jakova, Kodheli, Nenshati etj...
 
Arkitektet - Karlo Gega, Gjovalin Gjadri, Kole Idromeno etj...
 
Fizikant - Besnik Sykja.
 
Akademiket - Selaudin Bekteshi, Hysen Lacej, Hamit Beqen etj...
 
Lista e Njerezve te Shquar ne kete seksion te faqes eshte referuar librit te Agim Parruces, Shkodra Bastoni i Qyteterimit Shqiptar, Shtepia Botuese-Shtypshkronja ILAR, Tirane 2009, Botimi i tete. ISBN 99927-988-0-7
Kesaj liste jane shtuar edhe disa figura te tjera si p.sh Lec Balca, Bep Shiroka, Paulin Preka, Zef Deda dhe Lin Delija.