Harapi i Beledijes

Harapi i Beledijes (histori e ndigjueme në Shkodër për nji pikturë të Kolë Idromenos)
 
Personi për të cilin po flasim, njihet si Harapi i Beledijes (Harapi i Bashkisë së Shkodrës) ka hi në legjndë. Thuhet Harapi i cili thirrej kështu prej shkodranve ngaqë ishte zezak, ndoshta etiopas, ishte adjutanti i Hasan Riza Pashës. Ky njeri me portretin e tij frikshëm, sa herë kalonte rrugicave të Shkodrës krijonte panik dhe gjithnji gratë mbyllnin kanatet e dritoreve. Edhe sot në Shkodër, fëmijët praktikojnë nji lojë mes tyre, njeni nga fëmijët përplas shuplakat para syve të shokut duke i thanë shprehjen: “A e ke frikë Harapin?” Ekziston nji pikturë që asht realizue nga Idromeno në nji prej mejhaneve, afër Prefekturës së sotme, ku Harapi pinte çajin e kamomilit i vetëm në nji kthinë të rezervuar të mejhanes. Idromeno ven bast me pronarin e mejhanes, se ai mund ti bante nji portret Harapit, gja e cila ishte pothuej e pamundun, sepse Harapi ishte mysliman dhe nuk lejonte askend as ta fotografonte e aq ma tepër ta pikturonte. Por Idromeno me miqtë e tij i bajnë një “kurth” Harapit.

Aty ku Harapi pinte i qetë kamomilin e tij, nisin dike me nji kuti duhanit të mbyllun ku mbrendë kishte nji akrep. Personi i thotë Harapit se klientët në mejhane dyshonin nese ai ishte aq i fortë sa me e hapë atë kuti. Harapi i prekun në sedër aty ku kishte pikën e vet ma të fortë, merr kutinë në dorë dhe e hap. Kur sheh akrepin mbrendë, shtang mbasi e din mirë se akrepit nuk i duhet lëvizë. Nga kjo pozë e detyrueme, Idromeno prej dritores së kuzhinës mbërrin me skicue portretin e Harapit në dy minuta duke fituar kështu bastin me të zotin e mejhanes. Kështu ai realizoi gjithashtu nji nga veprat e tij ma të bukura. Vepra gjindet ne Galerinë e Arteve në Shkodër. Piktura asht pothuaj krejt e errët, në nji sfond të ërrët e aty dallohen me lehtësi vetëm sytë e Harapit dhe vathi në njenin vesh.
 
Kujtoi
Albri Brahusha

anila ark.

Historia shume interesante!E keni pare librin "Visare te piktures Shkodrane"?!Aty e kam pare per here te pare "Harapin e Beledijes"....un ia sugjeroj cdo shkodrani qe do te dije pak per kulturen e qytetit te vet(per piktorat me te mire te qytetit dhe veprat e tyre)!Mua me ka pelqyer shume!

Konteksti ne te cilin asht

Konteksti ne te cilin asht réalizue ideja e kesaj vepre asht shume intrigues. Personi qe ka ba komentin e maposhtem ne lidhje me ate ç'ka ka shkrue Brahusha guxon me e quejte thashetheme thue se ka kene deshmitar i kesaj historie. Mos me besue ne ate ç'ka ka sjelle tjetri me spontanitetin e atij qe din per ç'ka flet, asht me prue ate ç'ka me te vertete quhet thashetheme. 3/4 e shkodres e diftojne historine e lindjes se kesaj tabloje ne menyre identike ashtu siç e ka sjelle Brahusha.

Pikturen e kam pa disa here

Pikturen e kam pa disa here ne ekspozitat e Galerise se Rrethit,aty ku sot asht ish Bashkija.Eshte vertete nje pikture shume e bukur,e
erret,ku "Harapi i Beledijes",duket shume bukur.
Historia qe tregon Albri ketu, me duket jo bindese,si thashethem.Ndersa,historia me femijet ne Shkoder,me lojen per Harapin,ka ndodhur me te gjithe brezat,se paku deri ne vitet90'.
Per mu,piktura ne fjale asht nje nga ma te bukurat e Indromenos,ndoshta edhe te krejt artit pamor Shqiptar.
 
nardi.55@hotmail.com

Kisha deshiruar

Kisha deshiruar ta shihja pikturen e Harapit se Beledijes.

Respekte Sokoli

Interesante

Shume interesante Albri.
Leo