Do t’ishte e pakuptimtë dhe e pá drejtë që në nji faqe internetit kushtue Shkoders të mos flitej per humorin. Spontaniteti, origjinaliteti e prehtësia janë vetem disa prej karakteristikave të humorit shkodrán që e bâjnë atè aq të njoftun prej çdo shqipfolësit. Duhet me u permênd ktù se në Shkoder humori nuk ka vetem vlera argeturse. Ai âsht perdorë mrekullisht prej shkodranëve, nder periudha kur mendimet nuk mund të thoheshin haptas, si nji mjet per shprehjen e pakenaqesisë, rrevoltës, talljes e perbuzjes. Humori i Shkoders, aq therës e i shumkuptimshem deri në konfuzion, vjen si rrjedhojë e bashkejetesës së veshtirë të sensitivitetit t’sterholluem, inteligjencës natyrale e aftesisë me qeshë bile edhe me tragjedinë e vetvedit. Pasunina të tilla shpirtnore e intelektuuale perbâjnë berthamen e arsyes pse shkodranët jânë aq të dallueshëm, do të thojshe t’paharrueshëm ndërmjet bashkeatdhetarëve të vet.
Na e kemi prekë ket subject edhe në seksionin e historís ku thohet: Atje (në Shkoder) ka humor t’premë hollë prej thikash sarkastike t’trunit Shkodranë që t’bân me qeshë e kjá në të njêjten kohë……., por na mendojmë se ky humor, per vetë randesinë që ka per Shkodren e Shqypnín, meriton nji seksion të veçantë i cili ka me u pasunue perditë e mâ shumë me meterialet e pashtershme që krijohen pá dá kurr në ket qytet.