Fjala Karnaval vjen prej latinishtes “Carnelevare” qi don me thânë me çue hjék (sakrifikue) per 40 dite tuj mos hânger mish, voe, amelcina e ushqime te tjera jo krejt të doemosdoshme. Ky akt sakrifikimit quhet me mbajtë krézhem. Shprehja “me mbajt krézhem”, e perdorun prej Shkodransh shumë t’vjeter don me thânë “me ninue”.
Por sikurse u thà mâ nalt, ky “ninim” nuk perfshine te tána ushqimet. Kjo periudhe 40 ditore fillon gjithmonë në njì ditë Marte e cila quhet e “Martja e Karnavaleve” dhe kjo ditë mundet me kênë vetem midis datave 10 Shkurt e 10 Mars. Dita e Pashkëve, e cila bjen gjithmonë ndermmjet datave 25 Mars e 25 Príll, shenon fûndin e Karnavaleve. Per me e bâ ket shkrim mâ t’lezetshem, e per me vertetue çka u tha mâ nalt po vazhdojmë me njì béjt kushtue Karnavaleve.
Hem me curle, hem me loder elegant dona m’u vésh. T’Marten ulet dreqi n’Shkoder ká me j’u bâ t’tanve me qésh.
Organizimi i Karnavaleve në Shkoder âsht bâ per herë të parë në vitin 1860 e ká vazhdue kshtû per gjith vjetë deri në vitin 1943. Ata qi e kan prû ket festë në Shkoder kan kênë dy zanatçi.
I pari ká kênë hungarez (emni nuk i dihet), e tjetri dalmat (Kroat). Disa prej Shkodrânëve të cilët kan shkrue per Karnavalet janë: Filip Ndoca, Gjon Karma, Sander Gera , Gjush Sheldija, Kole Gurashi, Lec Shllaku e Andrea Skanjeti.
Mbas vitit 1943 Karnavalet vijnë tuj u zbéh. Kjo êrdhi per arsye politike. Tuj fillue prej viteve 1975-80, Karnrvalet nuk janë mâ festa popullore por politike. Nuk rrespektohej mâ as dita e fillimit të festes e as periudha 40 ditore.
Në vitin 1998, nen drejtimin e rregjizorin Fric Fistani, Karnavalet perseriten edhe njì herë në variantin e tyne original. Ket inisjative e vazhdoj shoqata kulturore “Ilirikum” me kryetar Gjovalin Stefa. Në vitin 2008, per herë t’parë në historín e Karnavaleve, u paraqit hymni (ose kânga) e karnavalit me tekst të Angjelin Dedes, muzikë të Les Balcës e drejtues/organizator Zef Deden.
Historia e mâsiperme âsht njì pjesë e vogel e librit me rreth 200 faqe të shkruem prej Lec Zadejes (studjues e bír bejtaxhiet) e Lekë Planit (aktualisht gazetar në Radio Shkodra). Aty gjinden fakte e figura shumë të randësishme të cilat i paraqiten publikut per herë të parë Ky liber ká mbét fatkeqesisht pá u botue per arsye financiare.
I falemi nderes të dy autorve të ketij libri t’çmueshem të cilët bujarisht n’a lejuen me perdor ktû njì pjesë të punës së tyne sa intelektuale njâq edhe patriotike.