Me një organizim të ndryshëm nga vitet e tjera, festa e karnavaleve në Shkodër ka përfshirë një numër të madh fëmijësh por dhe të rriturish. Qyteti i Shkodrës do të mbajë karnavalet tradicionale në tre ditë. Bashkia Shkodër, Drejtoria Arsimore Rajonale dhe "Teatri Migjeni ", kanë organizuar një aktivitet festiv, ku nxënës të shkollave 9-vjeçare të qytetit, me veshje e maska kanë performuar në qendër të qytetit në sheshin "Luigj Gurakuqi".
Fëmijët me maska nga më të ndryshme kanë parakaluar duke demonstruar ushtrime gjimnastikore, valle popullore e vallëzime moderne, dhe me anë të veshjeve e ushtrimeve të realizuara kanë dhënë mesazhe paqeje, dashurie për mjedisin dhe të bukurën. Karnavalet 2011 vazhduan edhe pasdite me performncë në rrugën muzeale të nxënësve të shkollës së mesme artistike "Prenkë Jakova", ndërsa dy ditët në vazhdim karnavalet lëvizin individualisht nëpër rrugët e lagjet e qytetit. Një zgjim pranveror, janë quajtur karnavalet e këtij viti, nisur dhe nga periudha e vështirë e përmbytjeve që jetoi qyteti në vitin e kaluar.
Referenca
http://www.shekulli.com.al/2011/03/07/karnavalet-zgjimi-pranveror-i-shko...