Konfidencë

Nji ditë do të mbledhi tana fjalët që kurrë s’ti thashë
t’ambla të buta joshëse të thata shtërnguese
përmbytëse mbytëse.
T’palosuna n’krahnor e mandej shkallës së fytit do ti la me u ngjitë
me ngutin e avashtë të gjuhëve shkumuese.

E mbasi t’kenë mbrritë veshit tand të hollë
mundesh me m’marrë me vedi
e me m’dhurue butësi
a nji litar me m’varë.
Do të pranojshe lari e hi.