Sa kohë ka
që prehnin tand nuk e kam ndie nen krye?
Si atëherë netve të gjata
kur fikeshinin dritat e qytetit nen yllin e fjalëve tona.
Sa kohë u banë ?
Se unë kam harrue me numërue yjet që shuhen në tiparet ironike t’efemeres
Muzgjet, të vetmit që m’mbajnë gjallë,
e bashkë me ata,
lutjet e mbshtjelluna nen diellin që mshehet mbas gjurmës së vet.
Në ajrin e lagësht të tokës së shkelun prej syve të tu,
mijra galaktika nguten drejt nji bote që thërret me zanin tand.
E kurrë nuk dita me heshtë tue numerue yjet.
Po tash çdo gja ka heshtë
e yjet s’mundem ma me i numërue
13 Dhjetor 2010