Êmat t'onë jânë Jetmir Troshani e Ard Balca. Na jena të dy shkodrán, por si shumica e t’rîve shqyptár, jetojmë larg, shumë larg prej vêndit t'onë.

Jetmiri jeton në Amerikë bashkë me prindt e bashkshorten e tij qýsh prej vitit 1997. Ai din kaq shumë gjâna per Nju Jorkun dhè funksionon kaq mire atje, sá qi dikush qi nuk e njef mirë, mundet me mendue se ky burrë ká rreth vedit gjithshka qi i duhet.
Por kjo nuk âsht e vertét. Megjithëse ká emigrue shumë i rí, Jeti, si djali i dy prindve të cilët jânë thêllsisht n’dashní me Shkodren, e shef të pámûjtun me e mbúsh boshllekun qi i ká lânë n’shpirt qyteti i tij i lindjes. Duhet theksue ktû se edhè idea per krijimin e ksáj faqe intenetit ishte e Jetmirit. Kjo ide âsht shprehje e kjárt e nevojës qi ai ká per me i sherbye Shkoders âshtû si ajo n'fakt e meriton.
Në Qershor të vitit 2007, Jeti ká mbarue shkelqyshem studimet e nalta universitare në dégen e dizenjimit të faqeve t’internetit (Web Designer/Developer). Sot ai punon në departamentin e teknologjís informatike t’kolegjit “ LaGuardia Community College ” në Nju Jork . Te ky kolégj, i cili âsht klasifikue si njì nder trè mâ t’mdhajt në SHBA, Jetmirit i’âsht ngarkue detyra e nderueme e Managjerit/Koordinatorit. Perveç ksáj, ai drejton njì serí seminaresh kû mârrin pjesë studenta të degës së informatíks e antár të stafit akademik t’kolegjit. Në t’njêjten kohë, Jetmiri âsht tuj vazhdue studimet mândejshme mbasuniversitare.

Ardi jeton në Kanada bashkë me familjen qýsh në vitin 2000. Ai âsht diplomue në vitin 1991 në Institutin e Larte të Arteve (ILA) ose Istituti i Langjeve Alkolike siç e thírrshin disa prej studentave n'at kohë. Ardi e ká kalue kaq mire periudhen studentore sá qi shpesh i thotë miqve të tij; “ Ta kisha dîjt se kam me e thý qafen n’emigracion, do t’kisha rrefuzue me shkue në universitet. Kshtû do t’kisha pâsë shumë mâ pak gzime per me kujtue”.
Në Prill të vitit 2008 ai perfundoi studimet per manaxhim biznesit në njí nder kolegjet mâ t’permênduna në Kanada. Punët emigranto-shtazarake që Ardi bâni, perpara dhe mbas studimeve, janë elemente dadhuese në vulen e poshtnimit të cilen, si shumë bashkatdhetár të tij, ai ká me è mbajt mbi shpînd pergjithmonë. I bindun se vetem dija e edukimi mund t’a qesin prej s’keqes, Ardi mori disá kurse mbasuniversitare dhe i perfundoj ato në Dhjetuer të vitit 2010. Aktualisht ai punon si Koordinator Strategjik i Qendres Katolike të Emigracionit në Ottawa të Kanadasë.
Na të dy e ndîjm t’nevojshme per me i kalxue kujdo qi po i lexon kto rrêshta, se kjo inisiatív âsht vetem njì perpjekje modeste per me e kujtue e nderue qytetin tonë t’lindjes.
ju lumte djema per nismen qe
ju lumte djema per nismen qe keni marr keni supportin tim 100% per kete nisme qe keni marr edhe un jam ne mergim si puna juaj ne amerik por mendja dhe zemra jeme jane ne shkoder
Urime per inisiativen tuaj
Urime per inisiativen tuaj mbreslenese!Rastesisht u ndodha ne kete faqe dhe ndala aty.Me pelqen ideja qe Shkodra eshte e pranishme ne damaret e shkodraneve.Une vete e ndiej kete,sidomos kur ndodhem ne hyrje te saj e perballe kam nje panorame te mrekullueshme natyrore.Nje verejtje shoqerore per ju dhe per vehte,pasi komentet nuk i bejme ne gegnisht.Gjithsesi,faleminderit juve!
pershndetje Jeti na
pershndetje Jeti
na ngroht'shum me kyt inisjative kaq simpatike
komplimente,nga Petrit Bilali
Petrit faleminderit per
Petrit faleminderit per vleresimin. Te pershendes dhe te uroj gjithe te mirat.
Përgëzime! Unë jam arvanitas,
Përgëzime! Unë jam arvanitas, përpiqem të mësoj shqip dhe do të doja të kem shokë shqiptarë.
ju lumte,me respekt enton
ju lumte,me respekt enton kabashi
Jeti, urime per website rreth
Jeti,
urime per website rreth Shkodres. Eshte shume e qarte qe Shkodra eshte nje djep kulture. Shpresoj qe nuk ngelet vetem ne te shkuaren, porse te zhvillohet edhe me tej ne te ardhmen. Mbase na jepet rasti te gjitheve se bashku te bejme dicka te mire per Shkodren, thjesht per hir te kultures dhe edukates qe moren ne kete qytet.
Pershendetje te perzemerta nga Vjena, Austria,
Prof. Valbona Naku
Jam shkodrane,por nuk jetoj
Jam shkodrane,por nuk jetoj ne qytetin tim te lindjes.Vitet e kaluara ne shkoder i kujtoj me mall dhe nostralgji dhe perpiqem cdo gje te bukur t,ja transmetoj femijeve te mij.
Shkodres jo me kot i thojne djepi i kultures.Sa e sa talente ne kulture,sport,letersi etj kane dale nga shkodra.Ju pergezoj per web e hapau dhe ju mbeshtes me gjithe shpirt.Sot eshte koha te tregojme vlerat tona kudo ku jemi ,te ngrejme vlerat e shkodres ku e MERITON.
Ju pergezoj-vjollca
Urime dhe pergezime te
Urime dhe pergezime te sinqerta per inisiativen qe keni marre.
Prirjen qe kane Shqiptaret per tu vetepercmuar,si te pavlere e mposht "Deliri Nacional Shkodran".
Keni vertete vlera si qytet dhe njerez,prandaj dhe ju duam fort.
Vetem nje Zonje kryelarte,
Vetem nje Zonje kryelarte, fisnike dhe modeste, siq ti je Evisa, mund te bej nje kompliment te tille. Je vertet nje mike e afert dhe nje njeri i mrekullueshem. Te falenderoj shume per suportin tend te vazhdushem. Respekte
Ju pergezoj shum per
Ju pergezoj shum per iniciativen qe keni marr dhe shpresoj qe njerezit mos te harrojne kurre se sa vlera ka qyteti yne i bukur i Shkodres
Te falenderoj Sidita, kemi
Te falenderoj Sidita, kemi punuar me Ardin rreth nje vit deri sa e publikuam faqen me 1-1-2009 dhe vazhdojme te punojme me nxjerr dicka dinjitoze ne internet ashtu sic edhe Shkodra e meriton.
E vlersojme komentin tuaj, sepse ne kete menyre e ndjeme vleresimin e punes vullnetare qe une dhe Ardi kemi nisur dhe vazhdojme ta bejme.
Bravo Jetit e Ardit, do te
Bravo Jetit e Ardit, do te jete nje kenaqesi e veqante sa here qe do ta vizitoj kete faqe, ndoshta nje mundesi me teper, per me u ndi sa ma afer Shkodres.Respekte!