Lin Delija u lind në Shkoder me 3 shkurt të vitit 1926. Edukimi i tij do t’fillonte ne shkollen e Fretënve Françeskan ku edhè u bân të dukshme shkëndiat e para të talentit të tij artistic. I paisun me aftesi intelektuale e shpirtnore të rradha, (kto aftësi do t’materilizoheshin, siç na e kena pa, ne vitet e mavonshme) Lini e ndjeu heret eren e keqe t’komunizmit. Ai u largue prej Shkodret e Shqypniet në vitin 1949. Siç fatkeqësisht shumica e Shqyptarve e kan provue vete, jeta në emigracion nuk ishte aspak e lehte per gjigandin e ardhshem të artit figurative botnuer. Europa n’at kohë ishte ênde tuj u rikaverue prej luftës së madhe e me u marrë me art ishte financiarisht katastrofike. Por Lin Delija i kishte shtrue tashmâ dy shinat, art e atdhé, neper t’cilat do t’ectè deri ne fund te jetës së tij. Ai studioj në Hercegovi, e mâ vonë në Akademinë e Arteve të Bukura në Zagreb. Do t’ishte njì tjeter atdhetár i shquem, njì Shkodrán i madh me êmnin Ernest Koliqi i cili do t’a ndihmonte piktorin per me marrë njì bursë në Akademinë e Arteve të Bukura në Rome.
Megjithëse mori mësime prej profesorash shumë t’permêndun e me influencë, Lin Delia qëndroj deri n’fund njì piktor krejt original. Ky origjinalitet âsht çkamâ vonë do t’a bante atè t’njoftun në të tanë boten.
Në vitin 1969, në qytetin e Antrodoco-s ai krijoj Akademinë e Artit “ Gjergj Fishta” e në 1983 Akademinë e Artit “Carlo Cesi”
Me 9 Prill të vitit 1994 arti figurativ botnuer mbeti pergjithmonë pá piktorin e madh Shkodrán, Lin Delija.
Sot veprat e tija gjinden në shumë qytete t’njoftuna të botës tuj fillue prej në Vatikan, Rome e qytete të tjera Europiane, e deri në New York të USA e Shën Anë të Kanadasë. Gjithashtu, në dy qytete të Italisë, Osimo e Androdoco, gjinden dy muzeume t’cilat i janë kushtue Lin Delisë.