Në fund t’retinës shtrihet bashi i oqeaneve tona
mbushë me zjermin’ e kohës së hershme.
Në ekon nudo të britmave të vrame
që në ikje fjalën poetizon,
me besu’ n’kadifen e kullueme të bebes së synit
edhe kur dinamika e tragjedisë
shpërndan në majë t’emocioneve molekulat e kaosit.
Harmonia e Natyrës shtërngon borën joshëse
nën ritmin e akrepave mbi ranën e kohës
dhe lagë me yje mallëngjyese
kanjelat e shueme të qiejve tanë.
( 19 Janar 2011)