Letersia shkodrane fillon në vitin 1503 me vepren “Pangjeriku” të Marin Beçikemit. Vetem njì vit mâ vonë (1504), Marin Barleti perfundon librin e tij të fâmshem “Rrethimi i Shkoders”, e në vitin 1508 i njêjti autor shkruen librin “Historia e bâmat e Skanderbuet, princit t’Epirjotëve. Tuj fillue prej dates 20 Mars t’vitit 1554 e deri me 5 Kallnuer t’vitit 1555, Gjon Buzuku perktheu në gegnisht shkrimin fetár “Meshari”. Per arsye se Shkodra historikisht ká kênë maja mâ e nált e kutúrs e e dijes n’Shqypní, veprimtaria e shumë shkrimtarve t’vjeter gég, perfshî edhè ata qi s’kan lé n’Shkoder, âsht e lidhun me ket qytet. Shkrimtárt qi permêndme mâ nalt, e të tjerë qi vazhdún missionin madhor të t’shkrumit shqip, (Gjon Buzuku, Frang Bardhi, Pjeter Budi, e Pjeter Bogdani) perbâjn bazen në t’cilen âsht ndertue pallati i kristalt i letersís shkodrane.
Në gjýsen e dytë të shekullit XIX, Shkodra mori njì hov të madh economik e kulturor. Kjo âsht periúdha kur formue njì brez i shkelqyeshëm artistash si Zef Jubani, Filip Shiroka, Ndré Mjeda, Pashko Vasa, Ndoc Nikaj, Luigj Gurakuqi, Risto Siliqi e Híl Mosi, të cilët krijuene perfundimisht profilin unik të artit letrar shkodrán. Ja vlen me u permênd ktû njì fakt qi nuk njifet prej gjithkuj qi duhet me e díjt. Pashko Vasa âsht doktori qi i dha diagnozen mâ t’sákt shoqnís së smúr shqyptare e i shkròj mandej asaj rreceten mâ t’mirë me titull “O moj Shqypní e mjera Shqypní”. Perveç “o moj Shqypní……….” e disa veprave të tjera me karakter politik e historic, Pashko Vasa shkroj në vitin 1878 librin “Gramatika Shqype per me u perdór prej atyne qi dishrojnë me e nxânë ket gjûhë pá ndihmen e njì msuesit”.
Fillimi i shekullit i XX ishte periudha kur Shkodra mrrîjti majat mâ t’nalta t’zhvillimit në të tâna fushat, perfshî edhè letersín. Në vitet 1913-1920 n’Shkoder botohen 15 revista e gazeta. Disa prej ktýne botimeve jânë “Ora e Maleve”, “Kumbona e së Dilles”, “Zâni i Shkoders” etj. Revista “Leka” e “Hylli i Dtirtës” jânë mâ të suksesshmet easaj kó dhè sit ë tilla vazhdojnë me u botue deri në vitin 1944. Kjo âsht koha kur lexuesat shkodrán patne fatin me lexue mrekullít e shkrueme prej divash të letrave shqype tuj fillue prej te Át Gjergj Fishta, Ernest Koliqi, Ndré Mjeda e Migjeni, e deri te Bernard Palaj, Vinçens Prendushi, Kol Mirdita, Gasper Pali e Arshi Pipa.
Veprat mâ t’fuqishme të ksáj periullë jânë “Lahuta e Malcís” (15613 vargje) e Fishtës, “Hija e Maleve” e Koliqit, e “Juvenilia” e Ndré Mjedës. Në vitin 1911, në qíllin ntelektual t’Shkoders u shfaq njì dritë aq e fórt sá qi t’ mrrîjti me ndrique edhè skutat mâ t’êrrta t’ndergjegjes shkodrane. Drita kje Migjeni. Âsht e pámujtun me e thânë ktû ate çka duhet per ket poet. Âsht shumë nalt Migjeni per me u mrrîjt prej njì paragrafit kaq t’shkúrt. Çka mundena me thânë âsht veten kjo:
“Migjeni âsht prêhni i mjerimit kû Shkodra e lodhun pshtét kryet edhè sot ”.
Tuj fillue prerj vivit 1944, letersia shqyptare e në veçanti ajo shkodrane u bân instrument n’dúrt e diktatorve. Natyrisht qi të tânë poett mâ t’mirë t’Shkoders u persekutuen ose u detyruen prej pushtetit n’fuqi me shkrue çka i shkonte per shtat rregjimit. Megjithëse në ket periudhë (1944-1990) ishte shumë fshtír me i pshtue çensurës shtetnore, ndonjì shkrimtár ja mrrîni me e bâ vepren e tij t’pranueshme per pushtetárt injoranta, pá e sperdhunue krejtsisht artin.
Njì nder kta shkrintár âsht Fadil Kraja. Ky shkrimtár i mirnjoftun shkroj ndermjet shumë librash e materialesh të tjera edhè njì numer t’madh dramash t’cilat u vûn në skenë me shumë suskses prej aktorve të teatrit “Migjeni”.
Njì shkrimtár tjeter i asaj periullë i cili muejti me e me bâ art t’pá kapshem prej dânave t’ideologjisë së kohës ishte Skender Drini. Njì nder menyrat qi kto dy shkrimtár perdorne per me e çue artin e tyne permbî politiken e kohës, ishte zgjedhja me shumë kujdes e temës rreth t’ciles do t’ndertohej vepra.
Nder shumë raste zoti Kraja i merr subjektet prej historís së hershme t’Shqypnís e zakoneve mâ fisnike t’shqyptárve t’asaj kohë. Njì nder kta tema âsht Mbajtja e premtinit deri mbas kufijve t’jetës, te drama Kush e solli Dorontinen. Zoti Drini e merr frymëzimin per romanin e tij Shembja e Illujve prej zakoneve, finikrís e nevojës për perparim të qi ká malcori i Shqypnís së Veriut. Vetem kshtû kta dy shkrimtár mujtne me krijue në at periudhë anti-artistike e anti-njerzore vepra t’njì nivelit t’nalt artistik.
Shkrimtár të tjerë qi e vazhduene traditen letrare shkodráne në periudhen qi u permend mâ nalt ishin Arshi Pipa, Ernest Koliqi e Martin Camaj. Kta ishin shkrimtár të diasporës t’cilët kan xânë njì vênd t’nderuem rreth tavolinës gadi 5 shekullore t’letersís shkodrane.
Sot krijimtaria leterare n’Shkoder duket sikur ká fillue me u rinjáll. Poett e shkrimtárt të ktíj qytet po japin njì kontribut t’jashzakonshem per vendosjen e letersís shkodrane n’vêndin qi ká mbet bosh qýsh në vitin 1944. N’krye t’tavolines letrare shqyptare. Po permêndim mâ poshtë êmnat e disa prej letrarve shkodrán t’cilët nder kto 10-15 vitet e fundit kan hêdhë n’leter njesina e mendime qi muden me lind vetem n’Shkoder. Frederik Rreshpja, Ndoc Gjetja, Irhan Jubica, Primo Shllaku, Alban Kraja, Gazmend Krasniqi, Ledia Dushi, Kolec Traboini e shumë e shumë të tjerë