Njì fakt tjeter interesant âsht se Drini nuk ká kalue gjithmonë kah Shkodra. Deri në vitin 1858 ai ká ndjek t’njêjten rrugë qi ndjek Drini i Zí edhè sot, pra tuj kalue kah Lezha per me u dêrdh n’Adriatik te pika qi quhet Gryka e Drinit.
Në vitin 1858, si rrjedhój e njì permýtjes shumë t’madhe, njì pjés e Drinit doli prej shtratit t’vet tuj krijue kshtû degzimin i cili fillon prej në Vâ t’Dêjs, takohet me Bunen n’afersi t’Shkoders, e udhton bashk me tè deri sá te dy lumejt derdhen n’Adriatik.
urime...interesant Lumi i
urime...interesant Lumi i Drinit...se kemi ba kurre ne Gjeografi