Matanë andrres adamike

Ka lindë nji kangë

rrëfim i çuditshêm

ku dobësia ka emnin butësi.

*

Dhe habitem

si ajri i artë i syve t’ëngjëllit

shndrit trishtimin.

*

O krim që akuzon bardhësinë e vdekjes

e muzgun e ndrydh në kopshtin e heshtun

A ke rrugë tjetër ku me kalue?

*

Veç Zotit due me i kërkue

pse engjëlli kjan

mbi argjendin e kulluem

të flokëve të mi.

Oh sa bukur, sa bukur, sa

Oh sa bukur, sa bukur, sa bukur...eh sa bukur... e mandej s'ka gja edhe me vdeke.