Siç edhè êmni I ksáj faqeje internetit e kalxon kjartë, gjithcka qi ju visitor i nderuem do të gjêni ktû âsht per Shkodren. Kjo faqe nuk âsht e konceptue si njì punim i perfunduem të cilit kerkush nuk mundet me i shtue e as mungue gjâ. Perkundrazi, kjo faqe i paraqitet publikut e konceptueme si njì shtëpí në ndërtim të ciles gjithkush qi ká njì tullë (mendim apo fakt) me j’a vû n’themel mundet me e bâ kte, lehtesisht dhè pâ e húp autorsín, tuj klilue te fjala "Kontakto".
Natyrisht, jo të tána tullat jânë aq solide e t'verteta sá me e mbajt në kâmbë shtëpín e kesaj zonje t'rând, kshtû qi seleksionimi i tyne ká me u bâ me shumë kujdes.
Në seksionin e historís, ju do gjêni shumë fakte, ose mâ mirë me thânë fatkeqsí, qi nuk i provoj vetem Shkodra, por t’tânë Shqypnía. Âsht e vertét qi Shkodra pati periudha kúr u trajtue mâ keq se qytet tjera shqyptare (vitet 1945-2005), por âsht njisòj e vertét qi ajo pati edhè periudha kúr u privilegjue dukshem prej qeverís n’pushtet (vitet 1924-1939). Per pasój, êmnat Shkoder e Shqypní kan me u pá shpesh t’perdoruna brî njêna tjeters si dý arsyena qi kushtëzójn existencen e cejciles.
Çka do t’ishte Shkodra pá Shqypnín? Gjithshka tjeter por jo Shkodra.
Çka do t’ishte Shqypnia pá Shkodren? Njí vend me historí mâ t’shkúrt.
Vazhdoni me lexue ju njerz t’mêdnshem qi i kuptuet fjalët e mâsiperme se éra karjfilave qi ká Shkodra tash po j'u vjen shpejt nder hûndë. Kputni do lulebora, bâni kunora e hajdeni me né t’i síllena rrumullak pjedestalit t’árt prej kû historia shkodrane mbretnòn.
Njì vend pá rrenoja âsht njì vend pá kujtime, njì vend pá kujtime âsht njì vend pá historí.
Abram Joseph Ryan
çka do te ishim ne shkodranet
çka do te ishim ne shkodranet pa shkodren,do me vinte turp po ti thoja nje qytet tjeter.e kam per nder qe jam shkodran,dhe une vertete jetoj ne tirane por nuk e kaloj javen pa shku ne shkoder.