Peisazh

Kur qiejtë rrotullohen si shpirt i lehtë,
Të shoh shpesh si një pemë imobile
Tue tretë agonin' e stin've t’ mallkueme
Nën hanën e zbehtë.
 
Dhe gëzohem që levizë kur era të përdredh,
E figura qiellore me sharme rrënqethëse
Shetit diku tjetër, e ti si Diell pin
Tanë dimnat e shkretë.